Login or Register for free!
 Home > Lajme > V.I.P > Adela e Big Brother vėn shamin bėhet myslimane
Icon Home > Lajme > V.I.P > Adela e Big Brother vėn shamin bėhet myslimane
 
Adela e Big Brother vėn shamin bėhet myslimane
Date 14/01/2010 12:22  Author admin  Hits 1355  Language Global
User posted image

Në fakt më tepër sesa kthim është një rikthim, në atë besim që ajo e ka pasur gjithmonë brenda vetes, pavarësisht rrjedhës që ka marrë jeta e saj në vite.
I është lutur Zotit për të pasur një jetë ashtu siç ajo e ëndërronte, por edhe për ta falëenderuar për atë çfarë ai i kishte dhuruar.


Adela, vajza që bëri aq shumë të diskutohet, jo vetëm brenda shtëpisë së “Big Brother”, por edhe jashtë saj, ka bërë diçka të veçantë. Nëse të gjithë bashkëmoshatarët e saj do ta mbanin frymën në një pub apo disko, për t’u argëtuar gjatë ditëve të festave, ajo ka përfituar nga udhëtimi i saj në Stamboll, për të vizituar Xhaminë Blu dhe për t’u falur aty brenda.

Dhe për të respektuar deri në fund rregullat e kësaj ndërtese kulti dhe të besimit musliman, ajo ka vënë shaminë në kokë dhe ka hyrë brenda. Bjordi, i cili është gjithmonë pranë saj, nuk i ka rezistuar dëshirës për ta fotografuar të dashurën në atë pamje dhe më pas fotot i ka hedhur në një sit interneti, i cili preferohet shumë nga fotografët profesionistë, pikërisht aty ku i gjetëm edhe ne.

Adela nuk ka folur ndonjëherë shumë në detaje se çfarë është besimi për të, por sipas informacioneve tona edhe vitin që lamë pas, ajo nuk harroi të argjërojë në muajin e Ramazanit paçka se për Bjordin e gjitha kjo mund të dukej diçka e çuditshme. Mesa duket vajza nga Kavaja e ka të rrënjosur besimin e saj dhe nuk e konsideron atë si një aleat, kur është në vështirësi. Edhe tani që punët i ka në vijë, ajo nuk harron të respektojë ritet duke treguar se është një besimtare e vendosur.

Sa për festat e fundvitit, duket se çifti i ka kaluar si mos më mirë. Natën e Krishtlindjeve, ata kanë udhëtuar drejt Malit të Zi së bashku me një grup tjetër shqiptarësh, në një festë të organizuar nga agjencia turistike “Perfect holiday”.
Më pas ata kanë preferuar që ndërrimin e viteve ta kalojnë në Stamboll, në një lokal me muzikë vendase, ku pa dyshim janë kënaqur shumë.
radiobledi.ch
There are no comments.

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.179.219

Username
Password

MENYJA

Faqja kryesore / Ballina
radiobledi.ch@hotmail.com
RADIO BLEDI - ZVICER BIEL/BIENNE





 





"BLENI CD DHE DVD ONLINE NGA SHTEPITE TUAJA KUDO QE TE GJENDENI"

 
Reklama juaj ketu 20 Sfr 1 Muaj
Reklama e Juaj Ketu 15 Euro 1 Muaj
Kontakto
RadioBledi.ch@Hotmail.com
 
 

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
MSN spider
Google spider
TETOVA

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet ismail: SKA KOMENT PER KETE QE BA..
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch