Login or Register for free!
 Home > Lajme > KOSOVA > KOSOVA:Mbikėqyrja pėrmbyllet, veriu mbetet hapur
Icon Home > Lajme > KOSOVA > KOSOVA:Mbikėqyrja pėrmbyllet, veriu mbetet hapur
 
KOSOVA:Mbikėqyrja pėrmbyllet, veriu mbetet hapur
Date 06/02/2012 18:07  Author admin  Hits 53  Language Global
Prishtinë, 6 shkurt   – Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO) nuk e ka përjashtuar mundësinë që çështja e veriut të vazhdojë të mbetet e hapur edhe pas përfundimit të mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës. I pyetur se kush do të udhëheq me procesin e adresimit të çështjes së veriut nëse ICO e përfundon misionin deri në fund të vitit, zëdhënësi i kësaj zyre, Christian Palme ka thënë se ajo do të vazhdojë të mbetet ndërmarrje e përbashkët ndërmjet akterëve vendorë dhe ndërkombëtarë.



Asnjë akter nuk është përgjegjës për zgjidhjen e përhershme të situatës në veri të Kosovës. Veriu është dhe do të vazhdojë të mbetet ndërmarrje e përbashkët ndërmjet akterëve vendorë dhe ndërkombëtarë”, ka thënë Palme. Ai ka shtuar se derisa Qeveria e Kosovës të përfundojë detyrat e mbetura në CSP (Propozimin Gjithepërfshirës për Statusin) edhe ICO-ja i afrohet fundit të mbikqyrjes së pavarësisë në Kosovë.

“Siç është theksuar nga Grupi Ndërkombëtar Drejtues pas takimit në Vjenë, partnerët ndërkombëtarë të Kosovës pritet që të vazhdojnë të këshillojnë Qeverinë e Kosovës”, ka shtuar ai.

“ Sa u përket komunave të reja Mitrovicë/Mitrovicë Veriore janë ndërmarrë shumica e masave – Qeveria e Kosovës tani u jep më shumë shërbime qytetarëve të veriut të Kosovës se më parë. Për shembull para 18 muajsh nuk kishte zyrë të Qeverisë së Kosovës në veri, tani janë 7 zyra funksionale. Para 18 muajsh nuk kishte asnjë aplikues për dokumente të Kosovës. Tani janë më shumë se 8000”, ka thënë ai.

Sipas Palmes, përderisa më 2010, MPT-ja që punon drejtëpërdrejt me qytetarë të në veri të Mitrovicës kishte sponsorizuar vetëm një projekt të infrastrukturës, vitin e kaluar i kanë kompletuar 8 të tilla.

ICO-ja konsideron që krerët e komunave ilegale të veriut nuk mund ta mbajnë peng Kosovën, ndërsa nga Qeveria në Prishtinë pret që të jetë më aktive në qasjen e saj ndaj kësaj pjese të vendit
There are no comments.

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.179.217

Username
Password

MENYJA

Faqja kryesore / Ballina
radiobledi.ch@hotmail.com
RADIO BLEDI - ZVICER BIEL/BIENNE





 





"BLENI CD DHE DVD ONLINE NGA SHTEPITE TUAJA KUDO QE TE GJENDENI"

 
Reklama juaj ketu 20 Sfr 1 Muaj
Reklama e Juaj Ketu 15 Euro 1 Muaj
Kontakto
RadioBledi.ch@Hotmail.com
 
 

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
121.205.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
157.55.x.x
Google spider
RADIOBLEDI

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet ismail: SKA KOMENT PER KETE QE BA..
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch