Prishtinë, 6 shkurt - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një konference të sotshme tha se Grupi parlamentar i PDK-së nëpërmjet deputetëve të SHIK-ut po sajon tema bizare, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së opinionit nga problemet e tjera.

Në një konferencë për media, kreu i LDK-së ka kritikuar qeverisjen aktuale dhe ka thënë se dialogu me Beogradin po bëhet pa kurrfarë kriteri. Mustafa ka shtuar se për LDK-në Pakoja e Ahtisaarit mbetet zgjidhja e vetme për veriun.