Login or Register for free!
 Home > Lajme > MAQEDONIA > MAQEDONIA:Njė Disneyland ballkanik
Icon Home > Lajme > MAQEDONIA > MAQEDONIA:Njė Disneyland ballkanik
 
MAQEDONIA:Njė Disneyland ballkanik
Date 05/02/2012 15:37  Author admin  Hits 44  Language Global

Përderisa gjatë vlerësimit të rinovimeve kontroverse në Shkup të huajt shpesh shprehen sarkastikë, duke e krahasuar këtë qytet me Disneylandin, komuniteti vendor i artistëve, çuditërisht, vazhdon të mbetet i heshtur
image



Përderisa operacioni plastik i sponsoruar nga qeveria i kryeqytetit të Maqedonisë, i pagëzuar "Shkupi 2014", gati për çdo muaj po fiton shtojca të reja, ai gjithashtu vazhdon të nxitë shumë reagime kritike në botë. Ekspertët e huaj tallen shpesh me këto rinovime, madje, efektin e tyre e krahasojnë me ato të Disneylandit. Shumica i vënë në pikëpyetje vlerat dhe estetikën arkitekturore, ndërkohë që konkludojnë se edhe vetë obsesioni i imponuar politik me stilin artistik të antikës klasike është anakronik.

Por, çuditërisht, artistët, arkitektët dhe projektuesit vendorë të qytetit duket se s'janë të gatshëm ta ngrisin zërin e tyre. Një prej sqarimeve të mundshme për këtë mungesë kritikash është se shumica e tyre janë të përfshirë në projekte të ndërlidhura me rindërtimin e shtrenjtë, nga i cili përfitojnë. Arkitekti Vangel Bozhinovski, autor i Shtëpisë Memoriale të Nënës Terezë, që është një prej pjesëve më kontroverse të Shkupit 2014, insiston se nuk ekziston një kulturë e imponuar e heshtjes. "Artistët mund të thonë lirshëm atë që duan (për Shkupin 2014)", thotë ai. "Kritika nënkupton afirmim për ta". Bozhinovski sqaron se rinovimi - i cili brenda vetes përfshinë dhjetëra ndërtesa të reja, fontana, ura, Portën Triumfale dhe një obelisk, vetëm sa "përfaqëson dëshirat e kamotshme të maqedonasve", dhe se "njerëzit e pëlqejnë shumë atë". Edhe Valentina Karanfilova-Stevanovska, autore e statujës më të famshme të Shkupit 2014, asaj 20-metërshe të Aleksandrit të Madh në kalë, e quan të pavlerë pohimin se artistët frikësohen të flasin, derisa sugjeron se, njësoj si ajo, shumë nga ta, thjesht s'- janë të interesuar për debate politike. "Unë jam artiste, dhe politika s'më ka interesuar kurrë. Unë krijoj vepra arti, dhe si artiste jam plotësisht jokompetente të flas për politikë", thekson ajo. "Ky projekt na jep mundësi që t'i tregojmë kualitetet, ndërkaq ne jemi të lumtur që puna jonë do të lë gjurmë në kohë", shton ajo. Njësoj, edhe artisti Aleksandar Stankoski, që njihet për kritikat e tij në ish-Jugosllavi, dhe të aspiratave të Maqedonisë për hyrje në NATO dhe BE, i mbron aspektet e Shkupit 2014. "Unë s'jam pjesë e projektit, por ata që janë nga qeveria konsiderohen si më të mirët në këtë lëmi", pohon Stankoski.

"Është joprofesionale të thuhet se politika dhe punësimi i tyre (perspektiva) ndikojnë tek artistët", shton ai. Sipas tij, është gabim që debati - ose mungesa e tij të ndërlidhet me estetikën e projektit, sepse "arti shkon përtej polarizimit politik, ngase ai është historik e jo politik. Është gabim që arti të futet baltën politike". Eksperti i artit, Robert Alagjozovski, ndërkaq thotë se shumë artistë po përballen me dilema. "Nga njëra anë profesioni i tyre më në fund po njihet dhe ata po fitojnë paga të mëdha, e nga ana tjetër, talenti i tyre po bën kompromise me urdhrat kiç të politikës", mendon ai. "Të gjetur mes çekanit e kudhrës, ata më me qejf heshtin", shton Alagjozovski, derisa sqaron se "artistët tregohen të kujdesshëm ndaj dorës që i ushqen. Ata s'janë të interesuar ta kafshojnë atë". Ndërkohë, ai beson se qeveria po bëhet gjithnjë e më autoritare. "Për ata që janë të gatshëm të mendojnë brenda këtyre normave gjithçka do të shkojë mirë. Për të gjithë të tjerët, që kanë brenga e fokuse të tyre, do të jetë tepër vështirë". thekson Alagjozovski. Megjithatë, nuk po heshtin të gjithë. Matej Bogdanovski është njëri nga artistë e pakët që e ka kundërshtuar publikisht Shkupin 2014. Ai e fajëson apatinë dhe traditën e dobët të kundërvënies së artit ndaj politikës, për shkak se sheh se shumica a artistëve janë dorëzuar para ndikimit të partisë së qendrës së djathtë VMRODPMNE.

"Arti i angazhuar gati se nuk ekziston në traditën tonë. Për të krijuar art të angazhuar ju duhet të keni qëndrim të fuqishëm, guxim dhe kreativitet", sqaron Bogdanovski. Ai beson se mungesa e iniciativës së komunitetit artistik reflekton edhe më gjerë, duke krijuar një apati në gjithë shoqërinë. "Ata janë pasivë, andaj edhe s'mund të ndjejnë se çka po ndodh përreth tyre. Pra, duket sikur i gjithë ky shkatërrim i qytetit nuk paraqet ndonjë brengë për ta. Ata veten e shohin 'vetëm si artistë'", shton ai. Koleksioni i Bogdanovskit "Skopje - you will shine with joy", është bërë i falshëm n mesin e kritikëve të projektit qeveritar.

"Ishte ky një reagim instiktiv dhe spontan ndaj valës së madhe të absurdit dhe marrëzisë që po mbulonte qytetin tim", kujton ai. "Kur të shihni se përbindëshi është tepër i madh, e tëra që mund të bëni është të bërtisni, jo për shkak të frikës, por shkak se jeni zemëruar. Unë bërtita 'Skopjerados ti ke bidesh!'", tregon Bogdanovski. "Mirëpo, vala tashmë na ka mbuluar të gjithëve, dhe sot të gjithë ne po notojmë në një kënetë të zymtë përplot fasada baroku, shtylla antike, klasicizëm, luftëtarë, kuaj, bronz, mermer, nëpër një të kaluar të lavdishme dhe një të ardhme të padefinuar... përderisa bota po qesh me ne", vazhdon ai. Arkitekti, profesori Miroslav Grçev është një tjetër kritik i Shkupit 2014. Ai pohon se shumica a artistëve heshtin, sepse shtetit po rrëshqet drejt njëlloj diktature njëpartiake. "Supozimi se Maqedonia është një shoqëri demokratike, është krejt i gabueshëm. Shoqëria jonë po shndërrohet në një diktaturë të heshtur dhe të butë", thotë ai. "Institucionet janë këtu vetëm sa për të ekzekutuar vullnetin politik".

Grcev argumenton se s'janë heshtur vetëm artistët, por edhe gjykatësit dhe avokatët, inxhinierët, doktorët e profesorët. "Ato (autoritetet) përdorin teknika të njëjta sa herë që iu duhen për të mposhtur popullatën, pra duke i korruptuar ata që nuk kanë probleme morale për t'u bërë shërbëtorë të tyre. E pastaj, ata i shkatërrojnë të gjithë që i kundërshtojnë. E mbajnë shumicën në frikë, nën kërcënimin: nëse hesht, s'do të lëndohesh", thotë ai. "Vetëm disa, që mbesin të panjollosur, e ngrisin zërin kundër kësaj gjendjeje, përderisa shumica mbesin të durueshëm dhe në qetësi presin kohë më të mira. Kjo është një sjellje e natyrshme në një sistem shoqërore totalitar", shprehjet Grçev. Ai druan se disa artistë të huaj mund ta shohin më qartë atë që po ndodhë në Maqedoni sesa shumica e vendorëve. "Mario Botta, që është një prej arkitektëve më të mëdhenj sot, derisa kohë më parë vizitoi Shkupin, më tha se ishte i shqetësuar dhe i zemëruar, sepse ndërtimet në qendër të qytetit janë 'një shenj e diçkaje të tmerrshme që po ndodhë me shoqërinë maqedonase'", kujton Grçev
 

(Artikulli është botuar në Balkan Insight, është sponsoruar nga projekti BICCED, dhe është mbështetur nga Swiss Cultural Programme) 


 

There are no comments.

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.179.217

Username
Password

MENYJA

Faqja kryesore / Ballina
radiobledi.ch@hotmail.com
RADIO BLEDI - ZVICER BIEL/BIENNE





 





"BLENI CD DHE DVD ONLINE NGA SHTEPITE TUAJA KUDO QE TE GJENDENI"

 
Reklama juaj ketu 20 Sfr 1 Muaj
Reklama e Juaj Ketu 15 Euro 1 Muaj
Kontakto
RadioBledi.ch@Hotmail.com
 
 

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
157.55.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
Google spider
gostivari

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet ismail: SKA KOMENT PER KETE QE BA..
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch