Ndërprerja e bashkëpunimit të PDSH-së dhe RDK-së është vullnet i udhëheqësisë së PDSH-së dhe si të tillë ne do të respektojmë , ka thënë lideri i Rilindjes Demokratike Kombëtare Rufi Osmani për Dnevnik.

Mendoj se shkak për ndërprerjen e bashkëpunit është dezinofrmata e plasuar në mediat maqedonase per kinse në takimin me Zoran Zaev kam biseduar për marrëveshje politike me LSDM-në gjë që nuk është e vërtetë. Ajo ishte takim me kryetarin e komunës së Strumicës dhe për çështje lokale. Ne edhe pas kësaj, do të vazhdojmë të jëmi të gatshëm për bashkëpunim kur është në pyetje interesi i shqiptarëvë dhe shtetit ka deklaruar Rufi Osmani.
Në lidhje me bashkëpunimin me LSDM-në, Rufi Osmani është decid: Deri sa Cërvenkovski të kërkojë falje për ngjarjet e Gostivarit në vitin 1997 nuk do të jem i gatshëm për të hyrë në bisedime apo bashkëpunime, ka përfunduar Osmani.