Login or Register for free!
 Home > Lajme > KOSOVA > KOSOVA:Vllasi: Bisedimet me Tadiqin, nėse nuk sillet si Milosheviqi
Icon Home > Lajme > KOSOVA > KOSOVA:Vllasi: Bisedimet me Tadiqin, nėse nuk sillet si Milosheviqi
 
KOSOVA:Vllasi: Bisedimet me Tadiqin, nėse nuk sillet si Milosheviqi
Date 05/02/2012 13:11  Author admin  Hits 69  Language Global
Beograd, 5 shkurt – Prishtina nuk do të paraqes paraprakisht si kusht njohjen e Kosovës për bisedimet e kryeministrit të Kosovës me presidentin serb. Do të pranojë bisedimet vetëm nëse do të jetë temë rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, të cilat janë problematike, ka thënë për gazetën serbe Blic, Azem Vllasi, këshilltar i kryeministrit Hashim Thaçi.



Duke reaguar ndaj deklaratës së kryetarit serb, Boris Tadiq, i cili tha se është i gatshëm që të takohet me kryeministrin Thaçi, nëse ky takim do të ishte në funksion të zgjidhjes së problemit të Kosovës, Vllasi thotë se ka hapësirë për bisedime “nëse Tadiq nuk do të sillet si Milosheviqi i cili dëshironte të takohej me liderët kosovarë për të zgjidhur problemet në Kosovë”.

Tadiq do të mund të takohej me presidenten Atifete Jahjagën, apo me Thaçin, dhe të bisedojnë për katër pikat e Tadiqit, apo ndonjë plan tjetër me kushtin se bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve të dy shteteve. Kosova është shtet sovran. Askush nga Kosova nuk ka pretendime që të zgjidh problemet në Luginën e Preshevës, kështu edhe Serbia do të duhej të përqendrohej, ka thënë, siç e cilëson Blic Azem Vllasin , këshilltari i kryeministrit të Kosovës.

Ai ka shtuar se nuk e di se a janë vënë kontakte ndërmjet kabinetit të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë.
There are no comments.

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.179.216

Username
Password

MENYJA

Faqja kryesore / Ballina
radiobledi.ch@hotmail.com
RADIO BLEDI - ZVICER BIEL/BIENNE





 





"BLENI CD DHE DVD ONLINE NGA SHTEPITE TUAJA KUDO QE TE GJENDENI"

 
Reklama juaj ketu 20 Sfr 1 Muaj
Reklama e Juaj Ketu 15 Euro 1 Muaj
Kontakto
RadioBledi.ch@Hotmail.com
 
 

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
Google spider
elbasani

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet ismail: SKA KOMENT PER KETE QE BA..
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch