Login or Register for free!
 Home > Lajme > KOSOVA > KOSOVA:PDK me kundėrkandidat sa pėr “sy e faqe”
Icon Home > Lajme > KOSOVA > KOSOVA:PDK me kundėrkandidat sa pėr “sy e faqe”
 
KOSOVA:PDK me kundėrkandidat sa pėr “sy e faqe”
Date 05/02/2012 11:15  Author admin  Hits 32  Language Global
Paralajmërimet e drejtuesve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) se në kuvendin zgjedhor që do të mbahet sivjet, kryetari aktual, Hashim Thaçi do të ketë kundërkandidat, nga analistët politikë shihet si veprim sa për “sy e faqe” dhe jo si veprim i vërtetë demokratik.


Njohësit e funksionimit të partive politike në vend thonë se kryetari i PDK-së është i pathyeshëm dhe se i tillë i fiton zgjedhjet në këtë parti çdoherë, prandaj kundërkandidati i paralajmëruar është vetëm për të “dërguar mesazh” se partia më e madhe në vend është vërtet parti demokratike.

Madje, analistët ironizojnë me lajmin e lëshuar nga Partia Demokratike e Kosovës, se në këtë parti do të ketë dy kandidatë për kryetar, ngase vetë fakti se kundërkandidatët, që në vendet demokratike janë të zakonshëm, e në Kosovë bëhen lajm, tregon se në çfarë niveli të demokracisë ndodhet partia e kryeministrit.

Thaçi tërhiqet, nëse synon Presidencën

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se kundërkandidati është veprim i domosdoshëm që kërkohet me ligj, prandaj, asnjë parti nuk duhet të mburret me këtë fakt. “Edhe në atë parti ku ka demokraci të brendshme edhe në ato ku nuk ka demokraci të brendshme gara me kundërkandidat mund të zhvillohet. Problemi është se mbetet të shihet se a do të jetë kjo një garë e njëmend apo vetëm një farsë. Pas eliminimit politik të Fatmir Limajt nuk shoh ndonjë rival që mund ta sfidojë Hashim Thaçin”, thotë ai.

I vetmi person që deri më tash është përmendur si pasardhës i Thaçit në krye të PDK-së është ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj. Por, Spahiu thotë se Hoxhaj nuk ka fuqi që ta rrezikojë Thaçin, ngase atij i mungon edhe ndikimi në Partinë Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, i vetmi person që mund ta marrë PDK-në, por këtë ta bëjë pas një marrëveshjeje me Thaçin është i vetëdeklaruari si shef i Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan Zëri.

There are no comments.

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.179.216

Username
Password

MENYJA

Faqja kryesore / Ballina
radiobledi.ch@hotmail.com
RADIO BLEDI - ZVICER BIEL/BIENNE





 





"BLENI CD DHE DVD ONLINE NGA SHTEPITE TUAJA KUDO QE TE GJENDENI"

 
Reklama juaj ketu 20 Sfr 1 Muaj
Reklama e Juaj Ketu 15 Euro 1 Muaj
Kontakto
RadioBledi.ch@Hotmail.com
 
 

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
korca

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet ismail: SKA KOMENT PER KETE QE BA..
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch