Login or Register for free!
 Home > Lajme > MAQEDONIA > Hapja e rasteve tė Hagės
Icon Home > Lajme > MAQEDONIA > Hapja e rasteve tė Hagės
 
Hapja e rasteve tė Hagės
Date 13/01/2010 22:34  Author admin  Hits 1252  Language Global

Loja me zjarr
Partitë shqiptare BDI dhe DR theksojnë se hapja e rasteve të Hagës do ta destabilizojë Maqedoninë dhe do të hapte Kutinë e Pandorës. Zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi ka deklaruar se hapja e këtyre lëndëve jo që do të reflektohet në raportet mes partnerëve të koalicionit por edhe në raportet e marrëdhënieve ndëretnike. Sulejman Rushiti nga DR-ja thotë se me aktivizimin e këtyre lëndëve do të hapet Kutia e Pandorës



BEKIM BUÇI

Atmosferë e tensionuar është duke mbretëruar në koalicionin qeveritar pas arrestimit të Kadri Sulejmanit nga fshati Kamjan i Tetovës, i cili dyshohet për rastin “Punëtorët e Mavrovës”. Partitë shqiptare sërish kanë rikujtuar se hapja e rasteve të Hagës të cilat duhet të përfshihen me Ligjin për amnisti do ta destabilizojnë vendin dhe do ta hapin Kutinë e Pandorës. Pas deklaratës së Zëvendëskryeministrit Abdylaqim Ademi se hapja e rasteve të Hagës mund ta destabilizojë Maqedoninë ka reaguar edhe Demokracia e Re e cila vlerëson se me rihapjen e lëndëve të Hagës hapet Kutia e Pandorës.

Çdo tentim për të hapur katër rastet e kthyera nga Tribunali i Hagës nuk reflektohet vetëm në raportet mes partnerëve të koalicionit qeveritar por edhe në marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e Maqedonisë, paralajmëron zëvendës kryeministri në Qeverinë e Maqedonisë Abdylhaqim Ademi. “Çdo tentim për hapje të këtyre rasteve bëhet me prapavijë politike, andaj hapja e tyre mund të reflektohet negativisht edhe në marrëdhëniet ndëretnike por edhe në stabilitetin e Maqedonisë. Dihet se Ligji për amnisti ishte një nga kushtet për dorëzimin e armatimit nga ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”, paralajmëron Ademi.

Sulejman Rushiti nga Demokracia e Re thotë se me aktivizimin e këtyre rasteve hapet Kutia e Pandorës. Sipas tij, çdo herë kur partnerët e koalicionit do të kenë ftohje të marrëdhënieve do të rihapen këto raste.

“Ne kur u bë shkelja e fatkeqësisht me lejen e BDI-së që dy deputetëve shqiptarë t’u hiqet imuniteti në lidhje me rastet e Hagës thamë se me këtë hapet Kutia e Pandorës. Fatkeqësisht kjo kategori e qytetarëve do të jetë monedhë për kusuritje të politikës ditore saherë që partnerët e koalicionit do të kenë ftohje marrëdhëniesh apo kushtëzime”, deklaroi deputeti Rushiti.

Zëvendëskryeministri Ademi megjithatë siguron se nuk ka nevojë për shqetësim, pasi garanton se partia e tij nuk do të lejojë keqpërdorim të këtyre rasteve. “Ndoshta dikush mundohet që përmes rasteve të Hagës të na disiplinojë neve, ose subjektet politike shqiptare, mirëpo ne nuk do të lejojmë një gjë të tillë. Ne jemi të njoftuar dhe në rrjedhë me këto raste”, thekson Ademi.

I pyetur nëse procesuimi i rasteve të Hagës mund ta destabilizojë shtetin, Rushiti me përgjigje se kjo e destabilizon vendin në aspektin politik, duke shtuar se këto raste duheshte të mbyllen vite më parë.

Katër rastet e Hagës u riaktualizuan pas arrestimit të Shkodran Idrizit në Gjermani dhe arrestimit të Kadri Sulejmanit nga fshati Kamjan i Tetovës. Subjektet politike shqiptare dhe maqedonase kanë qëndrime të kundërta lidhur me keto raste. Përderisa partitë shqiptare insistojnë se këto katër raste duhet të përfshihen me Ligjin për amnisti, partitë maqedonase vlerësojnë se ato duet te procedohen para gjykatave ne Maqedoni.

Sa i përket Maqedonisë, Tribunali i Hagës hapi hetime vetëm për rastin e Lubetenit në të cilin u masakruan dhjetëra banorë shqiptarë të këtij fshati nga ana e forcave maqedonase.

Legjenda: Ligji i amnistisë jo i njëjtë për të gjithë

BOX

Kërkohet liri për Rexhailin

Deputeti i zonës Abedin Zymberi ka kërkuar lirimin e Rexhail Qerimit nga fshati Opajë i Kumanovës i akuzuar për vrasjen e policit Afrim Arifi, vitin e kaluar. Gjykimi i tij është caktuar të mërkurën, ndërsa është arrestuar më 21 dhjetor të vitit 2009 në shtëpinë e tij në Opajë. Për pafajësinë e tij, sipas deputetit të Demokracisë së Re, Zymberi flasin 5 dëshmitarë shqiptarë që vërtetojnë se Rexhaili nuk është autor i aktit dhe se ditën e aksionit ka qenë duke pirë kafe me shokët e tij në Opajë. Ndërkohë, rastin si duket e ka turbulluar një polic maqedonas i cili sipas Zymberit, mendohet të ketë thënë se Rexhaili ka kryer aktin. Deputeti i DR-së, Abedin Zymberi duke kërkuar lirimin e tij ka thënë se gjykata duhet t’i mbajë duart larg politikës, pasi me këtë krijohen raste siç është Sopoti.

111. UCK

There are no comments.

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.179.216

Username
Password

MENYJA

Faqja kryesore / Ballina
radiobledi.ch@hotmail.com
RADIO BLEDI - ZVICER BIEL/BIENNE





 





"BLENI CD DHE DVD ONLINE NGA SHTEPITE TUAJA KUDO QE TE GJENDENI"

 
Reklama juaj ketu 20 Sfr 1 Muaj
Reklama e Juaj Ketu 15 Euro 1 Muaj
Kontakto
RadioBledi.ch@Hotmail.com
 
 

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
149.3.x.x
Google spider
MELODIA DHE MUZIKA SHQIP - RADIOBLEDI.CH

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet ismail: SKA KOMENT PER KETE QE BA..
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch