Login or Register for free!
 Home > Lajme > V.I.P > I shpall 'luftė' Dafina Zeqirit, duke e fyer: 'Je e vogėl pėr mua'
Icon Home > Lajme > V.I.P > I shpall 'luftė' Dafina Zeqirit, duke e fyer: 'Je e vogėl pėr mua'
 
I shpall 'luftė' Dafina Zeqirit, duke e fyer: 'Je e vogėl pėr mua'
Date 11/01/2010 19:31  Author admin  Hits 1687  Language Global

Pas ndarjes nga i dashuri këngëtarja vazhdon me aktivitetet e saj në karrierën muzikore. Natën e parë të Vitit të Ri ajo këndoi në një restorant në Kërçovë kurse natën e tretë është paraqitur në Zvicër në një disko së bashku me disa kolegë të tjerë.


Pikërisht në fundvit ajo është paraqitur me një këngë të re pas shumë kritikave në adresë të saj për këngë të huazuara. Bëhet fjalë për një paraqitje ekstravagante e cila tashmë e identifikon Gentën. Nga fjalët që shkruhen në internet dhe bazuar në tekstin e këngës, thuhet që kjo këngë i është dedikuar një këngëtareje të estradës. Komente të shumta në forume të ndryshme thonë që kënga i dedikohet pikërisht Dafina Zeqirit, pasi pak kohë më parë u përfol se me daljen në skenë ajo ka rrezikuar shumë Genta Ismajlin dhe aranzhimet nëpër koncerte. Kënga titullohet “Game Over” dhe ka një tekst shumë provokues sa nganjëherë të bën të besosh se vërtetë gjëra të tilla ndodhin!

Këngëtarja më tutje në këngën e saj kritikon edhe “klonimin” e këngëtareve të cilat dalin në skenë gati çdo ditë, ku disa prej tyre nuk kanë aspak sukses duke u paraqitur vetëm me nga një këngë, përkundër Dafinës e cila tashmë në Kosovë dhe në shumë festival ka arritur suksese të jashtëzakonshme. Në anën tjetër disa të tjerë komentojnë se kënga i është kushtuar këngëtares Adelina Berisha e cila kohë më parë akuzonte Genta Ismajlin se i ka huazuar një këngë, ndërkaq Genta për t’i treguar asaj se është akoma e vogël në karrierë, i ka kushtuar edhe këtë këngë. Por, kjo nuk është kënga e vetme me të cilën Genta do të paraqitet këtë vit, pasi projektet e saj nuk mbarojnë me kaq. Nën ritme latine dhe folk ajo ka performuar edhe një këngë tjetër në RTK me titull “Ti vetëm zebra plagos”, duke vallëzuar dhe duke treguar që ajo ndihet shumë mirë pas ndarjes dhe kjo nuk e ka prekur aspak. Akoma nuk dihet nëse këngëtarja do ketë kohë të realizojë të gjitha këngët me klipe pasi duhet shumë mund te financa pasi këngën “Game over” ajo do ta realizojë edhe me videoklip, për të cilin do të fillojë së shpejti xhirimet.

Disa javë më herët treguam që dueti me këngëtarin turk akoma nuk është realizuar, por zëra pozitivë vijnë nga Turqia duke treguar se dueti tashmë është realizuar dhe pritet së shpejti të ketë hovin e promovimit në shtetin turk. Bashkëpunimi me Cüneyt Çakim do të titullohet “Sexy” ashtu siç titullohet edhe albumi i fundit i këngëtarit turk. Ndërsa ne për lexuesit së shpejti do të bëjmë publike detajet e bashkëpunimit, ekskluzivisht në “Panorama plus”.
There are no comments.

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.179.217

Username
Password

MENYJA

Faqja kryesore / Ballina
radiobledi.ch@hotmail.com
RADIO BLEDI - ZVICER BIEL/BIENNE





 





"BLENI CD DHE DVD ONLINE NGA SHTEPITE TUAJA KUDO QE TE GJENDENI"

 
Reklama juaj ketu 20 Sfr 1 Muaj
Reklama e Juaj Ketu 15 Euro 1 Muaj
Kontakto
RadioBledi.ch@Hotmail.com
 
 

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
Shkodra

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet ismail: SKA KOMENT PER KETE QE BA..
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch