Login or Register for free!
 Home > Lajme > HISTORI > Aleksandri i Madh ėshtė shqiptar ?
Icon Home > Lajme > HISTORI > Aleksandri i Madh ėshtė shqiptar ?
 
Aleksandri i Madh ėshtė shqiptar ?
Date 23/01/2010 14:03  Author admin  Hits 1464  Language Global
SHKUP- Aleksandri i Madh, për të cilin grinden grekët dhe maqedonasit prej vitesh mund të jetë shqiptar. Kjo është përforcuar me një serë faktesh dhe argumentesh në librin e ri të Enciklopedisë “Maqedonia shqiptare” që doli në botim në fund të vitit 2009 në shtetin tonë fqinj.
Ky botim në fakt ishte një kundërpërgjigje e studiuesve shqiptarë përballë botimit Enciklopedia Maqedonase që u botua në shtator dhe shkaktoi zemërim për mbarë kombin shqiptar në botë.


Autori Njazi Muhamedi sqaron në librin “Maqedonia shqiptare” se Aleksandri i Madh, i cili ka lënë gjurmë në historinë botërore edhe 2000 vjet pas vdekjes së tij, nuk ishte as grek as maqedonas por me origjinë shqiptare.
Sipas fakteve që nxirren në këtë Enciklopedi, origjina e babait të Aleksandrit , pra Filipit ishte ilire, ndërsa Olimbia nëna e Aleksandrit, gjithashtu ishte bijë e prindërve ilirë.

Më tej thuhet se Aleksandri i ngjante shumë nënës dhe dajave të tij nga fisi ilir i epiriotëve. Aleksandri mbante brirët e cjapit, një përkrenare e mbajtur më pas nga Pirroja i Epirit dhe Skënderbeu. Gjuha që fliste Aleksandri me miqtë ishte ilirishtja e vjetër e dialektit gegë , ndërsa greqishten ai e mësoi nga Aristoteli. Një tjetër fakt është se në vitin 1925 , kur Shqipëria drejtohej nga Ahmet Zogu monedhën shtetërore ai e quajti Lek për nder të Aleksandrit të Madh dhe në monedhat e para ishte fytyra e tij. Kur Shqipëria e kishte këtë monedhë, Greqia e Maqedonia nuk e kishin ende.

Këto dhe fakte të tjera pasqyrohen në Enciklopedinë “Maqedonia Shqiptare”. Për momentin nuk ka asnjë koment nga Shkupi apo nga Greqia, të cilat prej 18 vitesh ndeshen në një konflikt për cështjen e emrit të Maqedonisë , dhe një nga sherret ka të bëjë dhe me origjinën e Aleksandrit.

Autori shkon edhe më larg në këtë Enciklopedi cka sulmon më shumë identitetin maqedonas.
Ky është botimi i 3 vëllimeve të Enciklopedisë Shqipëtare në Maqedoni. Një Enciklopedi maqedonase e botuar në shtator i quante shqiptarët njerëz mali, të ardhur në Maqedoni pas luftës së dytë botërore të nxitur nga pushtimi nazist. Këto fakte dhe të tjera si këto acarruan shqiptarët të cilët janë ndër kombet më të lashta në ballkan por dhe në Europë. 
 

There are no comments.

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.179.216

Username
Password

MENYJA

Faqja kryesore / Ballina
radiobledi.ch@hotmail.com
RADIO BLEDI - ZVICER BIEL/BIENNE





 





"BLENI CD DHE DVD ONLINE NGA SHTEPITE TUAJA KUDO QE TE GJENDENI"

 
Reklama juaj ketu 20 Sfr 1 Muaj
Reklama e Juaj Ketu 15 Euro 1 Muaj
Kontakto
RadioBledi.ch@Hotmail.com
 
 

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
Google spider
korca

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet ismail: SKA KOMENT PER KETE QE BA..
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch