Tmerri i së martës që e përjetova unë, mos i ndodhë askujt. Kështu nis rrëfimin për gazetën KOHA, 60-vjeçarja Feride Bilalli nga fshati Hotël i Komunës së Likovës, e cila bashkë me dhjetëra shqiptarë tjerë, ishte arrestuar të martën herët në mëngjes nën akuzën për “terrorizëm”. E liruar pas 24 orësh keqtrajtim në stacionin e policisë në Autokomandë, Feridja thotë se asnjëherë në jetë nuk e ka menduar se ajo do të akuzohet për “vrasje” ose “ndihmë” në ekzekutimin e një krimi të pesëfishtë.

Vendimi i Brukselit vjen pas protestave të të rinjve Mitrovicas kundër sjelljeve të EULEX-it në raport me kriminelët serb në veriun e Kosovës

Protestë paqësore për nesër është paralajmëruar pas faljes së namazit të xhumasë në Shkup.

PDSH e ka quajtur konstruksion politik operacionin policor "Monstër" me arrestimin e dhjetëra shqiptarëve që u akuzuan si autor të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) i ka dërguar një kërkesë ministrisë homologe të Kosovës për të ndaluar dy të akuzuarit nga Shkupi, që ngarkohen si pjesë e grupit pesëanëtarësh për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill në Smilkovc të Shkupit.

Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) i bëri thirrje Komunitetit Shqiptaro – Amerikan që të mobilizohet edhe kësaj radhe për të siguruar një avokat amerikan në mbrojtje të grupit të të arrestuarëve në operacionin “Monstrum”.

Evrokomisioneri për zgjerim Shtefan Fyle të hënën pritet të mbërrijë për vizitë zyrtare në Shkup.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj është liruar nga akuzat për krime lufte në rastin “Kleçka”.
Limaj së bashku me shokët e tij të luftës, Nexhmi Krasniqin, Naser Shalën e Naser Krasniqin, që të gjithë u shpallën të pafajshëm në këtë rigjykim që u mbajt sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Mediat maqedonase kanë vijuar lajmet me tituj bombastik, ofendime dhe njollosje të tërë grupit të të ndaluarëve lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) kërkon nga shteti juridik që rastin e vrasjes kriminale të pesë personave në Shkup, ta zbardhë deri në fund dhe para drejtësisë t’i nxjerr fajtorët e vërtetë dhe të njëjtit të marrin dënimin e merituar nga organet e drejtësisë.
Është me rëndësi që të gjithë të dyshuarit për këto vrasje të tmerrshme – pa marr parasysh identitetin apo përkatësinë e tyre etnike e fetare, thonë nga ambasada

Gjatë aksionit u përdor terminologji e re, islamizëm radikal, për të fituar vëmendje ndërkombëtare në prag të Samitit të NATO-s, thonë analistët

Bashkimi Demokratik Shqiptar apelon për mobilizim të gjithanshëm politik kundër regjimit terrorist të Shkupit

Çfarë mendoni për maqedonasit? A duhet një musliman të vrasë të krishterë? A ka maqedonas që e pranojnë Islamin-disa nga pyetjet e policisë drejtuar të dyshuarve

Të arrestuarit në operacionin "Monstër" në gjykatë (FOTO)
Grupi i 20 të arrestuarëve lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit sot ka dalur para gjykatësit hetues në Gjykatën Penale në Shkup. Pranë kësaj gjykate ka pasur forca të mëdha policore, ndërsa me radhë janë sjellur grupi i të ndaluarëve.
Foto ekskluzive të mediave të ndryshme nga Gjykata Themelore Shkupi 1.
Tribunali i Hagës nesër do të mbjë një konferencë statusore mbi rastin e njërit prej ish komandantëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe bashkëpunëtorët e tij, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj. Këtë e ka bërë të ditur Nerma Jelacic, zëdhënëse e TPI-së.

Ata e mohojnë të kenë një lidhje dashurie mes tyre, por në fakt këto fotografi flasin ndryshe. Këngëtarja kosovare, ka postuar në Facebook, disa fotografi shumë provokuese, sëbashku me anëtarin e grupin Skillz, Ledri Vula.
