Login or Register for free!
 Home > Lajme > KOSOVA > Mbyllen qendrat e votimit
Icon Home > Lajme > KOSOVA > Mbyllen qendrat e votimit
 
Mbyllen qendrat e votimit
Date 14/03/2010 20:11  Author admin  Hits 59  Language Global
Në ora 19.00 janë mbyllur dyert e qendrave të votimeve në komunën e Gjilanit, ku gjatë ditës qytetarët e kësaj komune kanë votuar për të tretën herë për zgjedhjen e kryetarit, ndërsa votat mund t’i hedhin vetëm edhe ata qytetarë që kanë qenë duke pritur para vendvotimeve.


Qytetarët e Gjilanit të dielën për të tretën herë kanë dal në votime, pasi që një vendim të tillë e mori Komisioni Qendror Zgjedhor bazuar në vendimin paraprak të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), në ora 20.00 do të mbajë konferencë për media, për të njoftuar lidhur me ecurinë procesit zgjedhor.

Sipas këtij institucioni, deri në ora 16.15 në gjithë komunën e Gjilanit kanë votuar 30.16 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Pas mbylljes së votimeve, pritet që me një konferencë të dal edhe koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, e cila do të jap të dhënët e reja dhe të përgjithshme mbi procesin zgjedhor që kanë marrë vëzhguesit e saj në terren.

Deri në 16:15 kanë votuar 30.16%

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), në konferencën e tretë për media brenda ditës ka bërë të ditur se të drejtën e tyre për të votuar në komunën e Gjilanit deri në ora 16.15 e kanë shfrytëzuar 30.16 për qind e qytetarëve, ndërkohë që kanë thënë se deri më tash nuk është shënuar asnjë incident, i cili do të ndikonte në procesin zgjedhor.

Nesrin Lushta, kryetare e KQZ-së, ka thënë se sipas informatave të marra nga terreni deri në ora 16.15 kanë votuar mbi 26 mijë votues, ose më shumë se sa në raundin e dytë të votimeve, deri në të njëjtën kohë

“Deri në ora 16.15 sipas shënimeve që kemi marrë prej numrit gjithsej të votuesve prej 87.430 votues kanë votuar 26.369 që do të thotë 30.16 për qind. Prapë kjo shifër është pak më e madhe sesa përqindja e daljes në raundin paraprak që 29.41 për qind deri në këtë orë”, ka thënë Lushta.

Duke folur për qendrat e votimit të cilat nuk janë hapur në dy fshatra të banuara me serbë, Budrikë e Poshtme dhe Cernicë, Lushta ka thënë se
gjendja vazhdon të mbetet e njëjtë.

Kryeshefi ekzekutiv i KQZ-së, Xhemajl Peqani, ka vlerësuar se procesi po rrjedhë pa probleme të cilat do të ndikonin në procesin zgjedhor.

“Nga konsultat që kemi pasur me menaxherët e qendrave të votimit dhe nga zyrtari ekzekutiv për komunën e Gjilanit, si dhe nga pesë ekipet që e monitorojnë procesin që janë ekipe shtesë nga KQZ-ja, nuk kemi informata se është reflektuar ndonjë ekses i cili e dëmton seriozisht procesin zgjedhor në komunën e Gjilanit”, ka thënë ai.

Rivotimi në Gjilan mbahet pas konstatimit të parregullsive nga ana e KZAP-it në raundin e dytë të zgjedhjeve më 13 dhjetor të vitit të kaluar. Në garën për kreun e komunës janë Qemajl Mustafa, kandidat i PDK-së, njëherësh kryetar i Gjilanit dhe Fatmir Rexhepi, kandidat i LDK-së.

Rezultatet preliminare do të publikohen në mesnatë nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Deri në ora 11.30 kanë votuar 9.89%

Drejtues të Komisionit Qendror Zgjedhor kanë bërë të ditur se deri në ora 11.30 numri i votuesve në komunën e Gjilanit ka qenë 9.89 për qind, ndërkohë që procesi zgjedhor po ecën kryesisht pa probleme.

Në konferencën e dytë për media, kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta ka bërë të ditur përqindjen e daljes së votuesve në zgjedhjet për kryetar komune të Gjilanit.

“Sipas informatave të cilat i kemi marr nga tereni deri në orën 12.15 përqindja e daljes në vend votime në këtë komunë është 9.89 për qind prej numrit të përgjithshëm të votuesve. Nëse ky numër krahasohet me numrin nga datat 13 dhjetorit të raundit të dytë është pakëz më i madh se në të njehen kohë në raundin e kaluar kjo përqindje ka qenë 9.28 për qind”, ka thënë Lushta.

Ajo ndërkaq ka mohuar të ketë parregullsi në garën e rivotimit për të parin e Gjilanit sikurse ka raportuar Demokracia në Veprim.

“Unë më herët pyeta nëse ka ndonjë parregullsi dhe ndonjë incident, dhe informata të cilën e mora ishte se nuk ka. Unë nuk kam, nëse na vijnë informata unë do t’ua jap edhe juve”, ka thënë ajo.

Për më tepër, ajo ka thënë se KQZ ka kuorum për të mbajtur konferencat e saja, ndonëse nuk ishin të pranishëm përfaqësuesi i PDK-së dhe ai i AKR-së.

Kryeshefi ekzekutiv i KQZ-së, Xhemajl Peqani, ka bërët ditur se materiali sensitiv është dërguar me kohë nëpër qendrat e votimeve në vendbanimet me serbë, por për shkak të problemeve teknike pas pasur vonesa.

“Ne nga informatat që kemi marrë nga menaxherët e qendrave të votimit, ku kryesisht ka të bëjë me qendrat e votimit të komunitetit serb kemi marrë informatën që materiali ka shkuar me kohë, por për shkak të përgatitjeve teknike që është bërë në këto qendra ka pasur vonesa”, ka thënë ai.

Konferenca e radhës mbahet në ora 17.00

KQZ: Të gjitha qendrat e votimeve janë hapur me kohë

Drejtues të Komisionit Qendror Zgjedhor në konferencën e parë për media kanë bërë të ditur se në komunën e Gjilanit janë hapur të gjitha qendrat e votimeve dhe deri më tash procesi zgjedhor po ecën pa probleme, ndërkaq rezultatet preliminare pritet të publikohen në orët e pasmesnatës.

Nesrin Lushta, kryetare e KQZ-së, ka thënë se për momentin nuk posedojnë shifra për numrin e daljes së votuesve, por një gjë të tillë do ta bëjnë në konferencën e radhës e cila është e paraparë të mbahet në ora 13.00.

“I gjithë materiali zgjedhor në të gjitha qendrat sikur ai sensitiv, sikur ai josensitiv është ndarë me kohë dhe të gjitha qendrat e votimeve janë hapur me kohë”, ka thënë Lushta.

Kryeshefi ekzekutiv i KQZ-së, Xhemajl Peqani, ka thënë rezultatet preliminare janë paraparë të publikohen pas mesnatës.

“Sipas planit dhe dinamikës që kemi paraparë për ditën e sotme pas orës 12.00 pas mesnatës. Po kjo është e vërtetë që është një komunë, por për shkak që plani që duhet të vijnë nga qendrat e votimeve në depotë e komisioneve komunale ku duhet bërë kontrollimi para se të vijë në qendër. Kjo është një procedurë që ne faktikisht duhet t’i nënshtrohemi”, ka thënë Peqani.

Në komunën e Gjilanit janë 87.430 qytetarë me të drejtë vote, të cilët do të zgjedhin kryetarin e ardhshëm në mandat katërvjeçar

Nis procesi zgjedhor në Gjilan

Zyrtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor (KQZ) pohojnë se sipas planifikimeve që në orën 7.00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit në komunën e Gjilanit dhe se tashmë kanë filluar edhe qytetarët të hedhin votat e para për të zgjedhur të parin e kësaj komune.

Qendrat votimit janë hapur edhe në lokalitete serbe, përfshi edhe fshatin Burdigë, i cili në dy raundet e para kishte paraqitur problem.

Ndërkaq, qendrat tjera të votimit janë hapur me kohë dhe se komisionarët nuk kanë njoftuar për ndonjë problem të paraqitur gjatë hapjes së 31 qendrave të votimeve dhe 127 vendvotimeve.

Në komunën e Gjilanit kanë të drejtë vote mbi 87 mijë votues, të cilët me votat e tyre do të zgjedhin njërin nga kandidatët që garojnë për kryetar të komunës për katër vitet e ardhshme.

Nga Partia Demokratike e Kosovës në garë është Qemajl Mustafa, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fatmir Rexhepi./
There are no comments.
Faqja kryesore / HOME
kontakt:radiobledi.ch@hotmail.com


 

UboBoll

Language / Gjuhet

Galeria

elbasani

MENYJA

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.191.114

Username
Password

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
67.195.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x

Anketa

A do tė jetė ky vit mė i suksesshėm pėr Shqiptaret ?
Po
Jo
Nuk e di

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch