Login or Register for free!
 Home > Lajme > KOSOVA > Konferenca nė Slloveni nė pikėpyetje, por jo edhe ajo nė Sarajevė
Icon Home > Lajme > KOSOVA > Konferenca nė Slloveni nė pikėpyetje, por jo edhe ajo nė Sarajevė
 
Konferenca nė Slloveni nė pikėpyetje, por jo edhe ajo nė Sarajevė
Date 14/03/2010 20:09  Author admin  Hits 36  Language Global
Bashkimi Evropian ende nuk është i sigurt nëse do të mbahet konferenca e paralajmëruar për Ballkanin Perëndimor, më 20 mars në Slloveni, ndërkaq Presidenca spanjolle e BE-së është duke u përgatitur për takimin edhe më të rëndësishëm, që pritet të mbahet në muajin qershor në Sarajevë, për kur është paralajmëruar takimi i zyrtarëve të lartë të Unionit me ata të Ballkanit Perëndimor.

Dhe përderisa presidenti serb Boris Tadic, të dielën, ka përsëritur qëndrimin e tij se në konferencën e Sllovenisë ai do të marrë pjesë vetëm nëse Kosova përfaqësohet si UNMIK, respektivisht nëse i respekton parimet e Rezolutës 1244 të OKB-së, Qeveria e Kosovës ka konfirmuar sërish se Kosova do të shkojë në këtë konferencë vetëm si shtet.

Nga ana tjetër, burimet nga Brukseli kanë deklaruar për agjencinë Beta, se konferenca e paralajmëruar për 20 mars në Slloveni është në pikëpyetje, por po ashtu bëhet e ditur se Presidenca spanjolle e BE-së pret që takimi në Sarajevë të rikonfirmojë fuqishëm perspektiven e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE.

There are no comments.
Faqja kryesore / HOME
kontakt:radiobledi.ch@hotmail.com


 

UboBoll

Language / Gjuhet

Galeria

VALET E SHQIPES DHE MUZIKES - RADIOBLEDI.CH

MENYJA

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.191.113

Username
Password

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
220.181.x.x

Anketa

A do tė jetė ky vit mė i suksesshėm pėr Shqiptaret ?
Po
Jo
Nuk e di

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch