Login or Register for free!
 Home > Lajme > MAQEDONIA > DR: Mesazhė i qartė drejtuar autoriteteve tė Maqedonisė nga ana e Departamentit tė SHBA-ve
Icon Home > Lajme > MAQEDONIA > DR: Mesazhė i qartė drejtuar autoriteteve tė Maqedonisė nga ana e Departamentit tė SHBA-ve
 
DR: Mesazhė i qartė drejtuar autoriteteve tė Maqedonisė nga ana e Departamentit tė SHBA-ve
Date 14/03/2010 13:42  Author admin  Hits 44  Language Global
Shkup 14 Mars - Para disa ditëve Departamenti i Shtetit të SHBA-ve, doli me një raport duke analizuar ecurinë e Maqedonisë në të gjitha sferat.

Të nderuar përfaqësues të Qeverisë së koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI, Demokracia e Re ka më tepër se një vjet që është duke ju a tërhequr vrejtjen dhe duke ju treguar se jeni duke bërë politikë të gabuar. Vrejtjet tona janë të vërtetuara edhe në raportin vjetor të Departamentit Shtetëror të SHBA-ve ku qartazi shihet se Maqedonia ka dështuar në këto çështje:

  • Implementimi i reformave në sistemin gjyqësor është i vonuar, nën ndikim dhe presion politik të pushtetit ekzekutiv dhe zvogëlimi i vazhdueshëm i  buxhetit të gjyqësorit përdoret si metodë  nga ana e Qeverisë-shumicës parlamentare për ndikim dhe presion dhe këtë më së miri e vërteton edhe dënimi për të burgosurit e rastit të Sopotit ku komisioni parlamentar hetoi që ka shkelje të të drejtave të njeriut në këtë proces ndërsa gjykatat nuk e kanë marrë në konsideratë këtë fakt.
  • Prishja e raporteve ndëretnike në vend, përkrahja e hapur që Qeveria i ka dhënë ndërtimit të Kishës në sheshin e Shkupit tregojnë qartazi se kjo qeveria vazhdon me tendencat për të bërë Maqedoninë shtet monoetnik dhe monofetar. Rasti i Nerezit, moshapja e paraleleve shqipe dhe kur gjithë kësaj i shtohet projekti famëkeq “SHKUPI 2014”, që shqiptarët i dëbon nga sheshi i kryqytetit dhe pas incidentit të fundit ku një njëmbëdhjetë vjeçar shqiptar pësoi si pasojë e frymëzimit nacional-romantik maqedonas që po instalon kjo Qeveri, dëshmon qartë se kjo Qeveri e ka humbur vizionin dhe idenë për të drejtuar Maqedoninë drejt NATO-s dhe Unionit Evropian.
  • Poashtu në raportin e Departamentit Shtetror të SHBA-ve përmenden edhe problemet me të cilat ballafaqohet arsimi në Maqedoni, ndërsa rikujtojmë se Demokracia e Re në shumë raste ka kërkuar që buxheti i shtetit, gjegjësisht paratë e tatimpaguesve të shkojnë në investime si shkolla, rrugë, kanalizime edhe infrastrukturë të ndryshme, ndërsa Qeveria me kokëfortësi ndan mjete për antikvizimin e vendit, shkrimin e historisë se re nëpërmjet enciklopedisë dhe  projektit  “SHKUPI 2014”, të cilat jo vetëm që janë burim i prishjes së raporteve ndëretnike dhe ndërfetare por nuk kanë as edhe një përfitim ekonomik për qytetarët.

Të nderuar përfaqësues të shumicës qeverisëse VMRO-DPMNE dhe BDI, nëse ju gjatë gjithë kësaj periudhe i degjonit vrejtjet e Demokracisë së Re sot Maqedonia nuk do të kishte këtë raport negativ nga Washingtoni. Nëse ju pranonit amandamentet tona në buxhet sot nuk do ishit të akuzuar për prishje të raporteve ndëretnike dhe ndërfetare në vend, në Likovë dhe shumë komuna tjera do të investoheshte në infrastrukturë, shkolla dhe vende te reja te punes, nëse ju nuk e bojkotonit Komitetin për Marrëdhënie ndëretnike dhe lejonit që të debatohet për moslëshimin e pasaportave ne dygjuhesi, gjuhën maqedonase nga klasa e parë si dhe projektin “shkupi 2014” sot nuk do të merrnit këto vrejtje serioze ashtu siç janë të vendosura në raportin e Departamentit Shtetit të SHBA-ve.

            Mesazhit të qartë të drejtuar autoriteteve të Maqedonisë nga ana e Departamentit të  SHBA-ve, Demokracia e Re i bashkangjit edhe kërkesën urgjente drejtuar Qeverisë që të nderpret të gjithë projektet nacional-romantike maqedonase të cilët vazhdojnë të ndajnë me shpejtësi vendin tonë ne vija etnike dhe fetare duke krijuar tensione të larta mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe midis muslimaneve dhe krishtereve. Kërkojmë që shumica parlamentare të debllokojë institucionet parlamentare sikurse komitetin për marrëdhënie nderetnike dhe në veçanti të merret me reformat për dopolitizim dhe departizim të sistemit gjyqesor duke perfshirë edhe gjyqin kushtetues.

There are no comments.
Faqja kryesore / HOME
kontakt:radiobledi.ch@hotmail.com


 

UboBoll

Language / Gjuhet

Galeria

MITROVICA

MENYJA

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.191.110

Username
Password

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x

Anketa

A do tė jetė ky vit mė i suksesshėm pėr Shqiptaret ?
Po
Jo
Nuk e di

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch