Login or Register for free!
 Home > Lajme > BOTA | RAJONI > 111 vjetori i diplomimit Kemal Ataturkut nė Manastir
Icon Home > Lajme > BOTA | RAJONI > 111 vjetori i diplomimit Kemal Ataturkut nė Manastir
 
111 vjetori i diplomimit Kemal Ataturkut nė Manastir
Date 13/03/2010 13:09  Author admin  Hits 37  Language Global
Në Maqedoni të shtunën shënohet 111-vjetorit i diplomimit të Kemal Ataturkut në Gjimnazin ushtarak në Manastir.


Për nder të kësaj date, një delegacion i forcave të armatosura (FA) të Republikës së Turqisë po qëndron për vizitë treditëshe në Republikën e Maqedonisë,.

Delegacionin turk e kryeson gjenerali brigadier Edhem Bujukishik, shef i Institutit për hulumtime strategjike ushtarake, ndërsa në përbërje të tij janë edhe dhjetë kadetë të Shkollës së mesme ushtarake të FA të Turqisë dhe mbi 70 pjesëtarë të orkestrës tradicionale ushtarake të Shtatamadhorisë.

Zëvendësi i shefit të SHM të ARM-së, gjeneral-majori Naser Sejdini, si nikoqir i delegacionit, siç është paralajmëruar, sot do të takohet me gjeneralin Bujukishik.

Në pajtim me programin e shënimit të 111-vjetorit tl diplomimit të Kemal Ataturkut, solmniteti kryesor do të mbahet sot në oborrin e Entit për mbrojtjen e përmendoreve të kulturës dhe Muzeut të Qytetit të Manastirit.

Solemniteti do të organizohet me nderime më të larta, që do të fillojë me heshtjen njëminutëshe për nder të Ataturkut dhe me intonimin e himneve kombëtare. Para të prnaishmëve, pritet të flasin Ambasadori i Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë, A. Hakan Okçal, ministri i Mbrojtjes Zoran Konjanovski dhe gjenerali brigadier, Edhem Bujukishik.

Siç është paralajmëruar, në orët e mbrëmjes, shënimi i jubileut do të vazhdojë në Shkup. Në Shtëpinë e ARM-së, orkestra tradicionale ushtarake e SHM të FA-së do të mbajë koncert në të cilin do të mund të marrin pjesë qytetarët e Shkupit.

Kemal Ataturku flitet se është me origjinë shqiptare (dibrane), lindur në Selanik të Maqedonisë Greke dhe edukuar në shkollat ushtarake Turke të cilat do të bënin gjeneral dhe udhëheqësin e Turqisë moderne.
Ekzistojnë fakte të shkruara se ai  nuk e mohonte këtë fakt, përkundrasi duke qene i tillë, ai ishte mik i të gjithë popujve.

There are no comments.
Faqja kryesore / HOME
kontakt:radiobledi.ch@hotmail.com


 

UboBoll

Language / Gjuhet

Galeria

korca

MENYJA

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.191.113

Username
Password

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
67.195.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x

Anketa

A do tė jetė ky vit mė i suksesshėm pėr Shqiptaret ?
Po
Jo
Nuk e di

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch