Prizren, 10 mars- Rreth orës 4 e 20 minuta, në mëngjesin e hershëm,një patrullë policore nga Stacioni policor i Prizrenit ka ndaluar një automjet në të cilin ndodheshin Blerim B. dhe Hasan K.
Gjatë kontrollit të veturës, policët kanë vërejtur se në automjet gjendej sasi e konsiderueshme e rrobave të reja por jo të palosura mirë dhe menjëherë kanë dyshuar se ato mund të jenë të vjedhura. Pas një pune operative të sinkronizuar me njësite tjera në terren, është bërë e ditur se të njëjtat, po atë natë, ishin vjedhur nga butiku “Ja ku jam” në rrugën “De Rada”. Më pas policët kanë kontaktuar pronarin i cili i ka deklaruar policisë se gjërat e vjedhura janë vjedhur në lokalin e tij. Vlera e tyre është 876 euro duke mos llogaritur dëmin e shkaktuar në derën e objektit që llogaritet të jetë 70 euro. Pas intervistës është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që dy të dyshuarit të ndalën në mbajtje, ndërkaq hetues policorë kanë marrë rastin për të hetuar edhe për raste të tjera që mund të ndërlidhen me këta të dyshuar.