Login or Register for free!
 Home > Lajme > KOSOVA > SHBA-tė kritika Kosovės pėr korrupsionin
Icon Home > Lajme > KOSOVA > SHBA-tė kritika Kosovės pėr korrupsionin
 
SHBA-tė kritika Kosovės pėr korrupsionin
Date 11/03/2010 22:37  Author admin  Hits 52  Language Global
Prishtinë, 11 mars - Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut, thekson se korrupsioni, ndërhyrja e Qeverisë në forcat e rendit e sigurisë dhe në gjyqësor, mbeten ndër problemet kryesore në Kosovë. Raporti nënvizon se ka rënie të dhunës ndëretnike, por problem mbeten strukturat paralele të Serbisë.

Raporti nënvizon se ka rënie të dhunës ndëretnike, por problem mbeten strukturat paralele të Serbisë. Legjislacioni në Kosovë në masën më të madhe ofron mbështetjen e nevojshme për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në shumë fusha - nga respektimi i lirive themelore, atë për lirinë e shprehjes dhe mediave, mbrojtjen për pakicat, gratë e fëmijët. Megjithatë, korrupsioni dhe gjyqësori mbeten problemet kryesore lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut në vend - janë vlerësimet e raportit më të fundit të Departamentit të Shtetit për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë. Ashtu si për çdo vend tjetër, raporti analizon një mori aspektesh të të drejtave të njeriut në Kosovë. Sistemi i drejtësisë në Kosovë, në vlerësimin e Departamentit të Shtetit, vuan nga zgjatja e procedurave dhe proceseve gjyqësore. Lidhur me lirinë e fjalës dhe të mediave raporti konstaton se nuk ka pasur censurë të drejtpërdrejtë mbi mediat e shkruara, apo ato elektronike. Ndërkohë Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar sot raportin për vitin 2009, në të cilin thuhet se në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka pranuar një numër dukshëm më të madh të rasteve të dyshuara për veprime korruptime. Për dallim nga viti 2008 kur ishin raportuar gjithsej 130 raste, gjatë vitit 2009 ka pasur 175 raste, që në përqindje del të jenë pranuar 34.61 për qind më shumë raste se në vitin paraprak. Hasan Preteni, drejtor i AKK-së, tha se në raportin e ri, që përfshin vitin 2009, saktësohet se nga 175 informata të pranuara, më së shumti informata - gjithsej 53, kanë të bëjnë me gjyqësorin. “Për Qeverinë, ku përfshihen ministritë dhe agjencitë në kuadër të ministrive, ne kemi pranuar 34 informata, 17 prej tyre i kemi dërguar në prokurori”. AKK-ja në disa raste ka zhvilluar procedurën e hetimeve ku ka rezultuar me sigurimin e provave të cilat i ka dorëzuar në prokuroritë publike kompetente për denoncimet në lidhje me dyshime të përfshirë në veprime korruptive për 159 persona, zyrtarë të institucioneve të lartpërmendura. Preteni tha se 34 informata i janë përcjellë Prokurorisë së EULEX-it, kurse për shkak të natyrës specifike të rastit, në 26 raste informacionet i janë përcjellë Policisë së Kosovës. Në bazë të informatave kthyese që ka nga prokuroritë AKK-ja, nga 168 të përcjella kanë ndodhur pesë arrestime.
There are no comments.
Faqja kryesore / HOME
kontakt:radiobledi.ch@hotmail.com


 

UboBoll

Language / Gjuhet

Galeria

PRIZRENI

MENYJA

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.191.112

Username
Password

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
67.195.x.x
38.107.x.x

Anketa

A do tė jetė ky vit mė i suksesshėm pėr Shqiptaret ?
Po
Jo
Nuk e di

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch