Login or Register for free!
 Home > Lajme > MAQEDONIA > Liderėt partiakė pro ndryshimeve kushtetuese
Icon Home > Lajme > MAQEDONIA > Liderėt partiakė pro ndryshimeve kushtetuese
 
Liderėt partiakė pro ndryshimeve kushtetuese
Date 11/03/2010 22:36  Author admin  Hits 40  Language Global
Shkup, 11 mars – Më shumë se një orë, në Klubin e Deputetëve, liderët e partive u morën vesh që të përgatitet projekt-amendamenti si fazë e fundit e ndryshimeve të propozuara gjegjësisht se si do të dukeshin nëse të gjithë do të pajtoheshin dhe në takimin tjetër të diskutohet për to. Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski para liderëve të LSDM-së Branko Cërvenkovski, të BDI-së Ali Ahmeti dhe të Demokracisë së Re, Imer Selmani i ka prezantuar propozim ndryshimet e Kushtetutës në pjesën e Këshillit Gjyqësor.

Pas takimit Gruevski ka thënë se iniciativa për ndryshime kushtetuese përmban disa punë kyçe - të rritet numri i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga radhët e gjykatësve me votim të fshehtë në llogari të atyre që i propozojnë Parlamenti dhe presidenti i shtetit, ministri i Drejtësisë të mos jetë anëtar i Këshillit dhe shkurtimi i mandatit të anëtarëve, i cili tani është gjashtë vjet.

I pyetur nëse është i pranueshëm votimi i Badenterit për Gjykatën Kushtetuese, kryeministri Gruevski ka thënë se e ka pyetur Selmanin nëse është kjo pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe nëse nga ndonjëri gjatë negociatave kjo është kërkuar. Sipas Gruevski, ekziston nevoja e sjelljes së ligjit për Gjykatën Kushtetuese, por për momentin, siç nënvizoi, nuk është i sigurt nëse ka klimë të mirë politike që kjo të përfundojë.

Cërvenkovski ka kërkuar dokument me shkrim nga ajo që është prezantuar nga Gruevski, pas çka do të vendosin nëse do të japin mbështetje për ndryshimet kushtetuese, pasi që siç theksoi, bëhet fjalë për shumë çështje serioze.

Propozimet në formë të shkruar do t’i presë edhe Imer Selmani, pas çka do t’i shqyrtojnë dhe do të deklarohen në takimin e ardhshëm të liderëve. Selmani doli edhe me propozime të veta, në mesin e të cilave që në Gjykatën Kushtetuese të vendoset sipas parimit të Badenterit - me shumicë të dyfishtë. Ai vlerësoi se kërkesat e tij janë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

There are no comments.
Faqja kryesore / HOME
kontakt:radiobledi.ch@hotmail.com


 

UboBoll

Language / Gjuhet

Galeria

durresi

MENYJA

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.191.112

Username
Password

Mysafir/e tash

220.181.x.x
38.107.x.x
220.181.x.x
220.181.x.x
150.70.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
67.195.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
Google spider

Anketa

A do tė jetė ky vit mė i suksesshėm pėr Shqiptaret ?
Po
Jo
Nuk e di

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch