Studimi në të cilin kanë marrë pjesë 96 femra me mbipeshë, të moshave ndërmjet 18 dhe 55 vjeç, ka treguar se marrja e vitaminave dhe mineraleve në formë të shtesës për ushqim, zvogëlon peshën trupore, indin yndyror, por edhe nivelin e përgjithshëm të LDL-kolesterolit (‘kolesterolit të keq’).
Njëherit është vërejtur ngritje e nivelit të LDL-kolesterolit (kolesterolit të mirë).
Studimi i botuar në revistën International Journal of Obesity, tregon se efektet e dobishme janë vërejtur pas 26 javësh të marrjes së vitaminave dhe mineraleve me anë të ushqimit.
Shkencëtarët besojnë se vitaminat dhe mineralet nxisin shpenzimin e energjisë dhe në këtë mënyrë shkaktojnë humbjen e kilogramëve të tepërt.