A janë hidhruar miqët tanë, siç dëshmoi takimi i gjeneralit gjerman Markus Bentler, komandant i KFOR-it, me Presidentin e Republikës Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
Aq shumë agresivë dhe aq shumë potentë u treguam ne shqiptarët dhe arrogantë, kur FSK-ja nxori në shesh se ka disa armë, me të cilat nuk mund ta ëndërrosh fillimin e asnjë beteje. A është ky kërcënim për paqen dhe stabilitetin? Mos është ndier dikush nga miqtë tanë i kërcënuar, se mos ne tani jemi të gatshëm t’ua kthejmë tytat për t’i përzënë nga Kosova, pasi miqtë tanë e kanë kaluar çdo kufi mikpritjeje dhe nuk po dinë se sa gjatë duhet të qëndrojnë si mysafirë, të ftuarit dhe të paftuarit?