
Delegacioni serb braktis punimet e konferencës ministeriale për Sigurinë e Kufijve dhe Bashkëpunimin që u zhvillua në Tiranë.Të premten në ditën e fundit të punimeve të konferencës delegacioni serb është larguar nga salla kur fjalën e ka marrë ministri i Brendshëm i Kosovës, Zenun Bajaziti ne shenje proteste per mos njohjen e Kosoves si shtet i pavarur .
Në këtë konferencë në krye të delegacionit ishte vetë ministri i Brendshëm serb Ivica Dadic por ai u largua të enjten nga Tirana. Zyrtarisht, Dacic është larguar për të qenë i pranishëm në zbardhjen e një vrasjeje të rëndë të ndodhur në Serbi.
Delegacioni nga Beogradi ka qenë i pranishëm që në fillim të punimeve të konferencës dhe vetëm dje, pikërisht në momentin kur në podium ka marrë fjalën ministri kosovar delegacioni serb ka braktisur sallën.
Serbia nuk pranon që Kosova të prezantohet si shtet i pavarur në takimet rajonale dhe ndërkombëtare, dhe braktisja e takimeve në momentet kur flasin përfaqësuesit e shtetit kosovar është refuzim për mos njohjen e pavarësisë.
Pas konferencës ministrat e Brendshëm e Sigurisë të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë dolën me një deklaratë të përbashkët ku nxisnin Bashkimin Europian të njohë përparimin e bërë nga Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina në përmbushje të kritereve për liberalizimin e vizave, dhe i bëjmë thirrje Bashkimit Europian të përshpejtojë vendimmarrjen për të liberalizuar regjimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën sa më shpejt që të jetë e mundur”. Deklarata është firmosur nga ministri serb Dadic një ditë para mbylljes së punimeve të konferencës.