Është planifikuar që në datën 12 mars, Komiteti i Stabilim-Asocimit i Bashkimit Europian, të mblidhet në Tiranë, për të shqyrtuar ecurinë dhe hapat e vendit tonë për sai përket integrimit.
Mbledhja e këtij Komiteti për verifikimin e hapave drejt përfitimit të statusit të vendit anëtar në BE, mund të drejtohet nga Drejtori i KE për Ballkanin, Pierre Mirel. Takimi është i karakterit teknik, por pritet të jenë ndikues në procesin politik të afrimit të Shqipërisë me BE-në, pasi prej kësaj konference, do të dalë një konkluzion i cili do të merret për bazë në hapat e mëtejshëm të procedurës së anëtarësimit.
Më pas, planifikuar për në datën 11 maj, Komiteti i Stabilizim-Asocimit do të mbidhet në Bruksel, ku do të shqyrtojë edhe një herë raportin e 12 marsit, mbi gadishmërinë e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat.