Login or Register for free!
 Home > Lajme > MAQEDONIA > Qeveria tallet me arsimin shqip
Icon Home > Lajme > MAQEDONIA > Qeveria tallet me arsimin shqip
 
Qeveria tallet me arsimin shqip
Date 07/03/2010 10:15  Author admin  Hits 57  Language Global
Qeveria në mënyrë të njëpasnjëshme tallet me arsimin shqip. Para disa muajve ishte vendimi i maqedonishtes që nga klasa e parë e tani kërkohet gjithashtu që evidenca në shkollat fillore të shkruhet në dy gjuhësi. Ndërkaq shkollat shqipe paralajmëruan se ky vendim nuk do të zbatohet. "Ky është vendim i kotë sepse nuk do të respektohet ashtu siç nuk respektohet edhe vendimi i mësimit të gjuhës maqedonase që nga klasa e parë", tha Myzafer Rexhepi, drejtor i shkollës fillore "Jane Sandanski" në Shkup.
image


Gjithashtu, edhe nga komuna e Çairit thanë që ky vendim do të bojkotohet pasi që nuk është në favor të shqiptarëve. "Nëse kjo evidencë vendoset që të shkruhet në dygjuhësi, atëherë nuk është në favor të shqiptarëve dhe nuk do të respektohet nga shkollat shqipe", tha Shefqet Zekolli, udhëheqës i sektorit për arsim në komunën e Çairit. Ndërkaq, nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë (LASH), thanë që evidenca deri më tani është shkruar vetëm në gjuhën amë dhe ashtu do të vazhdojë të shkruhet. "Ky ligj për shkuarjen e evidencës në dy gjuhësi është që dy vite dhe nuk është respektuar, nëse ndodh që të kalon ky vendim në parlament prapë nuk do të respektohet", tha Nuhi Dardhishta, kryetar i LASH-it. Ai gjithashtu shtoi se edhe pse nuk është respektuar ky ligj, inspektorët nuk kanë dënuar asnjë arsimtarë ngase të gjithë e dimë që këto vendime janë absurde.
There are no comments.
Faqja kryesore / HOME
kontakt:radiobledi.ch@hotmail.com


 

UboBoll

Language / Gjuhet

Galeria

Shkodra

MENYJA

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.191.110

Username
Password

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
67.195.x.x
Google spider

Anketa

A do tė jetė ky vit mė i suksesshėm pėr Shqiptaret ?
Po
Jo
Nuk e di

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch