Prej vitit 2003 deri në vitin 2008 një vajzë nga Tetova ka arritur të falsifikojë dokumente të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), të cilat ua ka shitur studentëve, shtetas të Shqipërisë për 1 mijë deri më 7 mijë euro. Gjatë kësaj periudhe kohore siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Gj.S. (46) kishte qasje në hapësirat ku ishte e vendosur UT-ja, ngase ishte paraqitur si pronare e “Tetovo Tabak” dhe me falsifikimin e nënshkrimit të Dekanit dhe Rektorit të UT-së, ajo krijoi dokumente të falsifikuara. Ajo me falsifikimin e nënshkrimeve të profesorëve ka shkruar fakte jo të vërteta për dhënie të provimeve në dokumentet origjinale (indeks), gjë që u konstatua pas shqyrtimit të librave të Universitetit.
Me urdhër të gjyqtarit hetues është kontrolluar hapësira e “Tetovo Tabak” që është shfrytëzuar nga e dyshuara dhe gjatë bastisjes janë gjetur dokumente të shumta siç janë indekse, certifikata, diploma të falsifikuara. Pas kryerjes së ekspertizës është konfirmuar se të gjitha shënimet në dokumente janë të pa sakta me ç’rast konfirmohet se ato dokumente janë të falsifikuara.