Lëvizja Qytetare ZGJOHU! dënon ashpër sulmin barbar të huliganëve maqedonas të ashtuquajtur "Komiti" kundër fëmijëve të pafajshëm shqiptarë që ndodhi ditën e shtunë në sheshin e Shkupit pas ndeshjes futbollistike Rabotniçki - Vardar dhe kërkon që shkaktarët të përballen me ligjin ditë më parë.
Lëvizja ZGJOHU! përkujton autoritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme që ky grup i huliganëve është po i njëjti grup që dhunoi banorët e pafajshëm të Nerezit në shtator të vitit të kaluar duke cenuar jetën dhe pronën e tyre si dhe janë po të njëjtët huliganë që u amnistuan nga autoritetet për terrorin e paparë ndaj qytetarëve të pafajshëm. Ministria e Punëve të Brendshme në vend që t'i arrestojë menjëherë, luante futboll dhe shoqëroheshe me këta huliganë të egër të ikur nga kafazët e kopshtit zoologjik.
“Asnjë rrahje, asnjë enciklopedi, asnjë imponim, asnjë manipulim që ka për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve nga Kumanova dhe Shkupi si dhe asnjë projekt tjetër nuk do të arrijë t'i zhduk shqiptarët nga trojet e tyre shekullore, andaj ZGJOHU! porosit projektuesit e këtyre provokimeve që të heqin dorë nga qëllimet e tyre djallëzore që mëtojnë t'i realizojnë me metoda shtazarake!”, thuhet në reagimin e ZGJOHU.
Lëvizja ZGJOHU! apelon deri te autoritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorit Publik që urgjentisht të ndërmarrin masa kundër huliganëve që terrorizojnë qytetarët e pafajshëm dhe haptazi shfaqin urrejtje ndëretnike duke nxitur mosdurim midis komuniteteve. Sulmuesit që në mënyrë të turpshme cenuan jetën e një 11 vjeçari duhet që urgjentisht të marrin dënimin e merituar.
“Komitët vazhdojnë të sillen ashtu siç janë sjellë të parët e tyre kur kanë ardhur në këto troje gjatë shekullit të VII, me barbarizma, duke shkatërruar çdo gjë para vetës”, thuhet në reagim.