Login or Register for free!
 Home > Lajme > MAQEDONIA > Federata e Maqedonisė - ėndėrr e bukur
Icon Home > Lajme > MAQEDONIA > Federata e Maqedonisė - ėndėrr e bukur
 
Federata e Maqedonisė - ėndėrr e bukur
Date 06/03/2010 18:53  Author admin  Hits 78  Language Global
Author: ISAMET BAKIU

Kryeministri këtë verë pushimet mund t’i kalojë në bregdetin e bukur shqiptar, në Sarandë. Te gjitha shpenzimet i ka falas nga buxheti i Republikës Shqiptare. Çfarë ëndërr e bukur sikur të kishte zgjatur më shumë do kisha vdekur në gjumë!



Tani i kuptova të gjitha këto projekte arkitektonike ndërtuese për t’ia ndryshuar imazhin Shkupi kanë edhe një qëllim të mirë për shqiptarët. Jemi të prirë të mendojmë se neve dikush na bën sherr. Me sa duket, i vetmi që punon për një të ardhme ndryshe për Maqedoninë është kryeministri i saj Gruevski. Për një Maqedoni krejtësisht tjetër, ta themi ndoshta federative. Që kur i futi në xhepin e vogël të xhinsave të tij të ngushta “Mavi” partitë politike shqiptare, i shtrydhi bukur, i defaktorizoi politikisht, dhe filloi me planet ideale për ndërtime të konstruksioneve të betonta përgjatë Vardarit, i lindi një ide. Ndoshta kjo ka qenë edhe ide e kahmotshme. Jo për ta ndarë Maqedoninë, siç kishte dhe ka qejf Lubçoja, por për të krijuar imazhin e ri të shtetit federal.

Të gjithë diktatorët për të mbuluar krizat ekonomike kanë hapur punishte shumë të mëdha për ta mbajtur popullin të zënë, me qëllim që populli të mos ketë kohë të mendojë për t’u ankuar për një jetë të mirë. Ndërsa ky projekt ndoshta mund të ketë vetëm për ca tenderë, ca miliona t’i bëjë rrush e kumbulla. Në këtë krizë ekonomike, ndoshta do të kishte qenë mire t’i ndihmojë Greqisë që të del nga kriza, e pasta kjo e fundit, ndoshta do kishte arritur një pajtim për emrin.

Dikush tha vdiq marrëveshja. Hajde ngushëllime pra. Por, Marrëveshja e Ohrit aq shumë përfolur dhe aq pak e implementuar, kishte vdekur që ditën që ishte arritur. Nuk e kishte vërshuar liqeni padyshim. Ajo ishte krijuar për të dështuar.

Një ndër sfidat kryesore e pushtet ndarjes ka qenë mentaliteti përjashtues i garniturave qeveritare të Maqedonisë i demonstruar nga Lubçe Georgievski në pres konferencën e parë pas nënshkrimit. Ish-kryeministri, tanimë edhe me nënshtetësi bullgare, nuk mundi atëbotë ta durojë gjuhën shqipe kur Arbër Xhaferi pati menduar se kishte fituar një të drejtë elementare të flet shqip. Ashtu siç ishim në një eufori të paparë shpresuam se kjo ishte një nismë e mirë dhe se të drejtat tona do të zgjidhen. Bile, sot e kësaj dite ka optimistë të papërmirësueshëm.

Problemi qëndron se ata dinin mirë çka nënshkruan, kurse ne sot e kësaj dite nuk ditëm çka nënshkruam, pse u mashtruam dhe përse luftuam dhe ende nuk e dimë ku do shkojmë. Kurse autobusët për BE bëjnë punën e tyre.

Të bëjmë një hesap të vogël. Sot, rezultati i politikës shqiptare në Maqedoni është përfaqësim i zhdrejtë në institucionet shtetërore, pa të drejtë vetoje, decentralizimin fiskal apo pushtetit vendor, mos flasim për autonomi bile as kulturore për shqiptarët.

Përfaqësimi në parlament për të zënë kulltuqet si dhe pjesëmarrja në qeveri vetëm për inat të “krushkës”. Që nga 2001 e deri më sot, pa marrë parasysh kush ka qenë në koalicione, shqiptarët nuk ia kanë arritur të marrin pushtet. Sipas hesapit të fundit nga kongresi i BDI doli se me minus 12-të poste kyçe të shtetit. Kush është ai që në shtëpinë që e konsideron të veten komshiu t’i bëhet zot shpie. Po nuk e lëshojnë koalicionin qeverisës se mos po ua zë vendin oponenti politik.

“Nuk ka ngelë asgjë nga ideali, secili shikon si të bëj ndonjë biznes për vete,” më tha

njëherë një miku im që është deputet i zonës. Cili ishte ideali thash me vete? A e dinë politikanët shqiptarë në Maqedoni vizionin e tyre kombëtar? Devijimi politik ka qenë sikur i balonës apo si thonë në Tetovë “shishirukut” kur shfryhet. Nga lufta për çlirim të trojeve në një të drejtë për të ikur nga vendlindja për një jetë më të mirë.

Lojës së demokracisë që rregullat i tregon Gruevski, i ka dalë lezeti. Por, ai s’ka faj se ende mendon që është duke jetuar në Maqedoninë antike dhe se ai vetë është Leka i Madh dhe e tërë bota sillet rreth tij. Guximin, si duket, e merr nga heshtja dhe pasiviteti i faktorit politik shqiptar. Por, heshtja ngandonjëherë edhe mund të jetë e frikshme. 

Pirolla i qoftë! Politika e tij nuk bën tjetër vetëm se vendos themelet e Republikës Shqiptare në Federatën e Maqedonisë. Pak absurde, e pabesushme? Por, këtë me siguri se nuk do ta realizojë blloku i parcializuar shqiptar politik “copa-copa bend”. As shteti shqiptar s’ka gisht këtu bile kur gishtin se ka patur, po as edhe Kosova ajo është shumë “bussy” me vetveten. Pastaj çka kombi kosovar për ta ndihmuar pjesën e popullit shqiptar që jeton në Maqedoni.

Populli thotë: “Ha më pak dhe bëje tënden”, por shqiptarët e shkretë ia mësyn kurbetit se nuk kanë të hanë edhe atë që i thonë pak, megjithatë duhet jetuar me riskun që ta ka shkruar Zoti. Kjo është përparësia e integrimit, jeto dhe puno atje ku të bëhet mirë. Autobusë vazhdojnë punën e tyre. Kujt vallë qeveria ia ndërton murrin e Vardarit? Për kë e planifikon Republikën Shqiptare?

A thua vallë kjo mund të ishte e vetmja mënyrë që ta ndryshojë emrin e shtetit? Bukur tingëllon Federata e Maqedonisë, me dy republika konstituive ajo e “Sllave bullgare-serbe, me nuanca greke” dhe ajo “Shqiptare”. Për të qenë e këtillë, fjala i bie si Republika Sërbska duhet të ketë Qeverinë e Republikës Shqiptare, Parlamentin vetanak, Armatën, Policinë, Gjykatat, Gjykatën Supreme, pastaj identitetin republikan, si flamurin me shqiponjë, stemën, himnin e Republikës Shqiptare me tekst në gjuhën shqipe. Do i bëjmë të ndihen keq kosovarët. Pastaj me një referendum edhe Republika Shqiptare bëhet vend bregdetar.

A thua duhet ndonjë tip Dejtoni për këtë? Për Dejton do të na duhet një luftë, pastaj një intervenim nga jashtë dhe ja ku e kemi “La Republica Albanese”. Po kush ta bëjë luftë e marte e mira!? Faleminderit kryeministër, je shqiptar i vërtetë. Si duket të ka bërë mirë bakllavaja. E dini ju mirë kryeministër se çfarë bëni “njeri,” po prite politikanët shqiptarë do të na kishte marrë e mira.

Kufiri mes republikave në federatë do të ishte vetëm një vijë e kuqe në asfalt, jo kufi me doganë dhe polici kufitare. Për pakicat që do të ngelin në të dy republikat do të garantohen të drejta të barabarta të garantuara sipas të gjitha konventave ndërkombëtare dhe do të jenë popuj shtetformues.

Më në fund do hiqen kufijtë shtetëror të federatës dhe të gjithë do jemi pjesë e Bashkimit Evropian si dy kombe të civilizuar.

Sa mire qeveria ka menduar për popullin zgjidhet çështja etnike, zgjidhet çështja e emrit dhe jemi ne NATO dhe ne BE.

Kryeministri këtë verë pushimet mund t’i kalojë në bregdetin e bukur shqiptar, në Sarandë. Te gjitha shpenzimet i ka falas nga buxheti i Republikës Shqiptare.

Çfarë ëndërr e bukur sikur të kishte zgjatur më shumë do kisha vdekur në gjumë!
There are no comments.
Faqja kryesore / HOME
kontakt:radiobledi.ch@hotmail.com


 

UboBoll

Language / Gjuhet

Galeria

VALET E SHQIPES DHE MUZIKES - RADIOBLEDI.CH

MENYJA

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.191.112

Username
Password

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
220.181.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
Google spider

Anketa

A do tė jetė ky vit mė i suksesshėm pėr Shqiptaret ?
Po
Jo
Nuk e di

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch