Kryetari i komunës “Qendër”, Vlladimir Todoroviq hoqi sot çdo dilemë. Në sheshin e Shkupit do të ndërtohet kishë, kurse xhamia sipas tij nuk është parashikuar në planin e detajuar urbanistik.
Menjëherë reagoi trupi koordinues për ndërtimin e xhamisë Burmali. ‘Puna është shumë serioze, vlerësoi Ramadan Ramadani, i cili në mënyrë metaforike porositi pushtetin të mos lejojë t’i ndodhë ajo që thotë populli, ‘të mos rrëshqas si derri në akull.’