Këngëtarja Vesa Luma pritet që në javën e dytë të janarit të vizitojë Londrën dhe në këtë rast të blejë edhe biletën për të parë ndeshjen ndërmjet Chelsea dhe Sunderland.
Një burim i afërt me këngëtaren ka thënë për Rozë se ajo do të bëjë edhe shopping në kryeqytetin anglez, i cili kohëve të fundit është mbërthyer nga temperaturat e ulëta, të cilat shënojnë deri në -30 gradë Celsius. Vesa, në fund të vitit, kishte lansuar hitin e saj të ri “Edhe një fundvit” dhe mësohet se ka regjistruar edhe studimet e magjistraturës për shkenca të komunikimit masiv. Vesa, aktualisht është “single” dhe të gjitha thashethemet për ndonjë lidhje janë të pavërteta.