Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë është prononcuar rreth dëbimit të ministrit serb Goran Bodanovic nga Kosova nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Në një deklaratë për media, të cilën e përcjellë Julia Reuter, zëdhënëse, ndër të tjera thuhet se – Bogdanovic nuk i ka respektuar disa parime dhe procedura që ekzistojnë mes Beogradit, BE-së dhe Prishtinës.
“Kur bëhet fjalë për vizitat zyrtare, ekzistojnë parime dhe procedura për të cilat janë pajtuar Beogradi, BE-ja dhe Prishtina, dhe në këtë rast këto procedura nuk janë ndjekur”, thuhet në prononcimin e zëdhënëses Reuter. Nën këto rrethana, siç thuhet në deklaratë, kishte shqetësime për rendin publik.
Në deklaratë po ashtu potencohet se, natyrisht, në Kosovë ekziston liria e lëvizjes për qytetarët dhe vizitorët në cilësinë e vizitave private, ndërsa për vizitorët zyrtarë ajo garantohet duke i respektuar procedurat e marrëveshjes