Login or Register for free!
 Home > Lajme
Icon Home > Lajme
 
Date 10/09/2010 11:55 Comments 0 Comments

Besimtaret myslimanë festojne Fitër Bajramin. Pas 30 dite agjërimi e sakrificë, për shlyerjen e mëkateve, pastrimin e shpirtit dhe të trupit, besimtaret myslimane i falen Zotit t’i pranojë këtë ritual, bashkë me të mirat që ata presin t’u sjellë.
Tags - Del  Tec  Bli Spu Dig
Date 10/09/2010 11:52 Comments 0 Comments

Këngëtari dhe kompozitori, Korab Shaqiri  është në përfundim të dy këngëve të reja – një balade dhe një kënge ritmike.

Korabi, i cili depërtoi shumë shpejt në estradën kosovare me hit-këngën e parë “Banesa e Vogël”, thotë per Telegrafi.com  se së shpejti ai do t’i realizojë edhe videoklipet e dy këngëve të reja.
“Jam duke punuar në finalizimin e dy këngëve të reja të cilat priten të dalin së shpejti.
Njëra është baladë dhe tjetra është një këngë ritmike. Të dyja këngëve do ju bashkëngjiten klipet dhe të dyja do të dalin në treg.

Date 10/09/2010 11:50 Comments 0 Comments
New York, 9 shtator – Pas vonesës prej më shumë se dy orë, sonte filloi seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së rreth projekt-rezolutës së Serbisë për Kosovën, ku me aklamacion u miratua kjo rezolutë.

Paraprakisht shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq kërkonte që të largohet delegacioni i Kosovës i pranishëm në sallë. Ndërsa, pas konsultimeve, filloi séance, ku Jeremiq kërkoi sqarim nga kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme për praninë e delegacionit të Kosovës. Përgjigja ishte se delegacioni I Kosovës është mysafirë i SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Tags - Del  Tec  Bli Spu Dig
Date 09/09/2010 12:41 Comments 0 Comments

Besimtarët mysliman sot në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe trevat tjera po festojnë Fitër Bajramin.

 

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni do të shënojë këtë aktivitet me faljen e namazit të Fitër Bajramit në Tetovë, ndërsa më pas do të vijojnë përurimet dhe ceremonitë festive.

 

Kreu i BFIM-së, Sulejman Rexhepi ka uruar besimtarët mysliman me rastin e kësaj feste.

Tags - Del  Tec  Bli Spu Dig
Date 05/09/2010 12:12 Comments 0 Comments
Rezarta Shkurta në një rrëfim për një tabloid shqiptar sjell një lajm te bukur. Show girl-i është në pritje të fëmijës së saj të parë nga bashkeshorti Ermal Hoxha. Në rrëfimin për revisten “Mat” Rezi ka hedhur poshtë poshte thashethemet mbi biseksualitetin e saj
image
Tags - Del  Tec  Bli Spu Dig
Date 05/09/2010 12:10 Comments 0 Comments
Nora Istrefi ka premtuar edhe një videoklip të ri muajin e ardhshëm, sapo të shijojë ca kohë pushim nga vera e ngjeshur.
“Momentalisht jam duke pushuar, por besoj se pas një muaji do të lansoj edhe një video-klip të ri”, ka thënë Nora për Telegrafi.
image
Tags - Del  Tec  Bli Spu Dig
Date 05/09/2010 12:09 Comments 0 Comments
Këngëtarja është e fiksuar pas veshjeve firmato, aksesorëve, sidomos çantave dhe syzeve, përpiqet gjithmonë të   nxjerrë në pah atë çka fsheh realisht brenda saj.
image
Tags - Del  Tec  Bli Spu Dig
Date 05/09/2010 12:08 Comments 0 Comments
Këngëtarja nga Shqipëria Bleona Qereti e cila pas martesës jeton në Amerikë ajo është paraqitur në kopertinën e Revistës “Jeta”. Ajo ka pozuar e zhveshur që të jetë në kopertinat e kësaj reviste.Si duket koheve të fundit Bleona po publikon vetëm foto të ndryshem të reja por ka kohë që i ka munguar skenës me një këngë të re apo  videoklip.
image
Tags - Del  Tec  Bli Spu Dig
Date 05/09/2010 12:05 Comments 0 Comments
description
Mihrije Braha sapo ka edituar këngën dhe klipin më të ri “Tigreshë”. Ajo thotë se kjo këngë është shumë e mirë dhe një këngë të këtillë e ka kërkuar prej kohësh. Sivjet nuk do të marr pjesë në asnjë festival, por thotë se ka gjasa të jetë në juri për ndonjë festival. Mihrije Braha njihet si ndër këngëtarët më të talentuara shqiptare, e cila po ashtu shprehet se ka mendim shumë pozitiv për këngëtarët e gjeneratës së re, për të cilët thonë se janë gjeneratë e artë.
Tags - Del  Tec  Bli Spu Dig
Date 29/08/2010 14:19 Comments 0 Comments
Në shpërthimin që ka ndodhur të shtunën mbrëma në fshatin Bostan të Novobërdës, janë plagosur gjashtë persona, nga të cilët njëri është në gjendje më të rëndë, ndërsa të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.
Tags - Del  Tec  Bli Spu Dig
Date 29/08/2010 14:18 Comments 0 Comments
Lëvizja e fundit e Beogradit që, fillimisht, të mos e pranojë mendimin e GJND-së, i cili përjashtoi çdo mundësi të ndryshimit të statusit të Kosovës, apo negociatave për të, është reflektim i mosgatishmërisë së Serbisë për ta pranuar këtë realitet të ri- shprehet në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetarja e Këshillit të Helsinkit në Beograd, Sonja Biserko.
Date 26/08/2010 20:43 Comments 0 Comments
Përvjetori i 100-të i lindjes së Nënës Terezë, sot shënohet edhe në Kosovë. Përfaqësuesit e tri bashkësive më të mëdha fetare në Kosovë, e çmojnë lart personalitetin dhe figurën e Nënës Terezë, duke thënë se humanizmi dhe vepra e saj tejkalojnë kufijtë fetarë, etnikë dhe racorë. Ngjashëm e vlerësojnë edhe intelektualët në Kosovë, si dhe arbëreshët e Italisë.
Tags - Del  Tec  Bli Spu Dig
Date 26/08/2010 20:40 Comments 0 Comments
Prishtina zyrtare hodhi poshtë mundësinë që të hyjë në biseda me Serbinë për shkëmbim territoresh, apo autonominë e veriut të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se me Serbinë mund të ketë vetëm bashkëpunim ndërshtetëror.

Date 26/08/2010 20:39 Comments 0 Comments
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, i bëri thirrje Serbisë që të pajtohet me pavarësinë e Kosovës.

Pavarësia e Kosovës është realitet”, tha Westerwelle në Beograd, duke u bërë thirrje liderëve serbë që ta tërheqin rezolutën kundër Kosovës, që e kanë paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.
Tags - Del  Tec  Bli Spu Dig
Date 26/08/2010 20:38 Comments 0 Comments

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, gjoja është i gatshëm të njoh pavarësinë e Kosovës po u përmbushën tri parakushte sipas tij: eksterritorialiteti i manastireve ortodokse sllave në Kosovë, statusi i veçantë për serbët në jug të Ibrit dhe njohja e status-quos në veri të Kosovës, pohon "Novi List" të jetë informuar nga qarqe të afërta me diplomacinë serbe.

 

Ky është sinjali i parë publik se autoritetet e Beogradit do të ishin të gatshme që njëherë e përgjithmonë të zgjidhin në mënyrë të qëndrueshme problemin themelor të identitetit të vet shtetëror-juridik dhe politik, por edhe statusin në bashkësinë ndërkombëtare, pas Mendimit të GJND-së në Hagë se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka cenuar të drejtën ndërkombëtare.

Tags - Del  Tec  Bli Spu Dig
Date 25/08/2010 12:43 Comments 0 Comments
Autorët e enciklopedisë skandaloze maqedonase nuk munden të ju afrohen as te thembrat autorëve të librit të gjeografisë për vitin e dytë të shkollave të mesme, sa i përket skizofrenisë dhe shovinizmit të shprehur antishqiptar sllavomaqedonas.
Tags - Del  Tec  Bli Spu Dig
Date 25/08/2010 12:42 Comments 0 Comments
Paris 25 Gusht – Bullgaria mund t’iu jap afro tre të katërtës së popullatës së Maqedonisë shtetësinë e saj, shkruajnë mediat franceze.  
Date 17/08/2010 12:11 Comments 0 Comments
Kjo verë e nxehtë dhe temperaturat e larta kanë bërë që këngëtarja e njohur dhe sexi Indgid Gjoni të shihet shpesh nëpër lokalet e natës në Vlorë. I dashuri që e shoqëronte gjithmonë mungon ne këtë vere të nxehtë që këngëtarja po e kalon e vetme.
image
Tags - Del  Tec  Bli Spu Dig
Date 17/08/2010 12:11 Comments 0 Comments
Këngëtari 25-vjeçar nga Prishtina tregon për duetin e nxehtë “Mamani nejen”Është Fuga që mban pas në motorin e tij Elvana Gjatën, ndërsa zbret në një fushë të madhe ku nis një lojë me zjarrin. Hit-i i momentit “Mamani nejen” është komentuar për ngjashmëri me skenat e duetit Eminem-Rihanna në klipin e tyre “Love the way you lie”, ku gjithçka digjet në zjarr. Ardian Kurtolli, këngëtari 25-vjeçar nga Prishtina, ka bërë përshtypje me stilin e tij në këngën e Flori Mumajesit. Ai tregon për veten, njohjen me Elvanën dhe Florin, preferencat që ka për femrat, si dhe rishfaqjen në muzikë pas katër vitesh shkëputje
Tags - Del  Tec  Bli Spu Dig
Date 17/08/2010 12:09 Comments 0 Comments
Java e dytë e muajit gusht, përkoi me fillimin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit. “Bluetooth” i telefonoi zonjës Majlinda Bregu, e cila vitin që shkoi e respektoi muajin e Ramazanit. Por ajo pyetjes së gazetarit të suplementit “Bluetooth” iu përgjigj miqësisht duke thënë: “Këtë vit nuk kam agjëruar, me kismet do të agjëroj Natën e Kadrit”.
Tags - Del  Tec  Bli Spu Dig
Page 1/70 1 2 3 4 > >> >|
Faqja kryesore / HOME
kontakt:radiobledi.ch@hotmail.com


 

UboBoll

Language / Gjuhet

Galeria

korca

MENYJA

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.191.110

Username
Password

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
67.195.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x

Anketa

A do tė jetė ky vit mė i suksesshėm pėr Shqiptaret ?
Po
Jo
Nuk e di

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch