Login or Register for free!
 Home > Forumi > Forum i përgjithshëm > Diskutime pakufi > E lirojmë çmendurinë kur ëndërrojmë
Icon Home > Forumi > Forum i përgjithshëm > Diskutime pakufi > E lirojmë çmendurinë kur ëndërrojmë
 
Moderators: Moderators
Forum RSS feedReply
E lirojmë çmendurinë kur ëndërrojmë
AuthorText
admin
Administrator
Avatar

Posts: 25
Contributes: 39

Gender: _NEUTRAL_
Online: No
Date: 17/01/2010 10:00
E lirojmë çmendurinë kur ëndërrojmë
#post9
Pse ëndërrojmë? A ëndërrojmë për të fjetur apo flemë për të ëndërruar? A janë ëndrrat udhëzime nga bota shpirtërore... Janë vetëm disa nga pyetjet e shumta, të cilat kreatorja e modes nga Shkupi Aida Saraçini është munduar t’iu përgjigjet gjatë hulumtimit për projektin e saj të ri, me të cilin edhe diplomoi në departamentin e modës në Akademinë “Gerrit Rietveld”, në Amsterdam të Holandës.

Aida për lexuesit tanë ajo flet për jetën e saj, për modënm, inspirimin dhe çeshtje të tjera…

Elife Kurteshi

Aida, fillimisht të njihemi pak më shumë: prej nga jeni, cila është familja juaj?

Së pari përshëndetje deri tek ju dhe gjithë lexuesit tuaj. Unë jam vajzë 23 vjecare nga Shkupi. Jetoj që katër vite në Amsterdam. Prindët e mi ndodhen akoma në Maqedoni, përderisa vëllau im jeton në Holandë me familje. Deri më tani kam pasur një ekspozitë personale në Shkup me 23 piktura kur isha 14 vjeç dhe shumë të tjera kolektive gjatë viteve 2001-2004. Pas 2005 kam prezantuar veshje në Amsterdam Rai (në bashkepunim me kompaninë italiane Nattuzzi) ku të hollat e mbledhura të fustaneve të shitura I kemi dhuruar organizatës për ndihmë të femrave me kancer. Një sfilatë mode kisha vitin e kaluar me një kolekcion të vogël ku interesim tregoi Vogue Brazil me publikimin e tyre në këtë magazinë të njohur, dhe së fundi kisha sfilatën e modës me të cilën së bashku edhe me ekspozitën dhe provimet e fundit. Diplomova më 25 Qershor të këtij viti. Pas çka pasoi edhe sfilata në Amsterdam Fashion Week 2009.


Cili është shkollimi juaj në fushën e modës?

Përderisa jetoja në Shkup, kam kryer shkollën e mesme të artit „Llazar Licenoski“ në drejtimin desajn dhe veshje ku mund the them se merita të mëdha ka profesoresha Lira Grabul e cila në një mënyrë, që atëherë, pas pindërve të mij, mundeshte të vërej talentin dhe dëshirën time për desajnim të veshjeve. Pas shkollës së mesme, në mungesë të shkollimit në këtë lëmi në Maqedoni apo Kosovë, vendosa të regjistrohem në një akademi jashtë vendit, më saktësisht në akademinë konceptuale të artit bashkëkohorë „Gerrit Rietveld Academie“ në Amsterdam, ku edhe diplomova këtë vit. Mendoj se shkollimi nuk është një gjë që përfundohet. Përkundrazi, ne duhet të mësojmë dhe zhvillohemi cdo ditë sa i përket aspektit profesional. Kështu që personalisht, planifikoj ti vazhdoj studimet edhe më tej.


Kreatorja Aida Saraçini
Ju jeni një kreatore e re. Si u bë që të kishit një vend në “Amsterdam Fashion Week”

Në kuadër të Amsterdam International Fashion Week, cdo vit organizohet sfilata e modës e talentëve të rinjë që quhet Lighting. çdo vit nga shtatë akademitë e modës nga tërë Holanda, nga ana e komisionit të Lighting, zgjidhen nga dy studentë më të talentuar të akademisë të cilët reprezantojnë akademinë në evenimentin më të rëndësishëm të modës në Holandë. Domethënë unë dhe kolegeja ime Erna Eirnasdottr u zgjodhëm si studentet më të mira të akademisë për këtë vit. Të pranishëm në sfilatë ishin 700 vetë, persona të rëndësishëm në biznesin e modës. Ishte një privilegj i madh të marrë pjesë aty, si dhe një ëndërr që asnjëherë skam menduar se do të realizohet.


Pas një përjetimi personal si temë të koleksionit keni zgjedhur “Ëndrrat dhe ankthi”. Mund të na flisni me gjersisht?

Akademia “Gerrit Rietveld” është e njohur si akademi e koncepteve. Ne kemi kaluar gati gjysmë viti duke u munduar për një koncept që është i lidhur me ne si dizajnerë dhe përjetimet tona. Unë zgjodha ëndërat pas një përjetimi personal. Një natë kisha ankth ku u shfaq xhaxhai im, të cilin nuk e kisha parë për më gjatë se një vit. Telefonova në shtëpi për të pyetur nëse ai është mirë me shëndet. Fatkeqësisht e kuptova se ishte në koma. Një ditë pasi u ktheva për ta parë në spital, ai vdiq. Kjo kishte një ndikim aq i madh në mua saqë pas kësaj fillova të interesohem më shumë për ëndërrat dhe ankthet. Fillova ti shkruaj ëdërrat që i shoh dhe të vizualizoj me anë të fotove që më japin ndjenjën e njejtë sic e kam pasur edhe në ëndërr. Pas ca kohe kam vërejtur se disa ëndërra përsëriten dhe krijohet një lloj ritmi të cilit mendoj se duhet ti kushtohet rëndësi, pasiqë ndërdija jonë, në njërën mënyrë apo tjetrën, mundohet të na drejtojë kah një aspket në jetën tonë, të cilit duhet ti kushtojmë më tepër vëmendje. Unë mendoj se ne e lirojmë çmendurinë kur ëndërrojmë. Sado abstrakt të jetë ky mendim. Mendoj se arësyeja se pse shumica e njerzve nuk dëshirojnë të dinë më shumë në lidhjë me ëndërrat, vjen pasi që shumica e tyre kanë frigë nga e panjohura, nga misteret e imazheve që na paraqiten natën.



Sfilatat e Aida Saraçinit

A mendoni se koleksioni juaj ka arritur suksesin e pritur?

Të ju them sinqerisht, nuk kam pritur sukses të madh prej kolekcionit pasi që thjesht ka qenë temë diplomimi për mua, ka qenë një projekt mjaft personal me të cilin kam plaifikuar të përfundoj studimet e mia, pa pasur ndonjë prapavi tjetër. I gjithë suksesi mbas sfilatës së parë dhe ekspozitës është një bonus i madh. Më bën të lumtur kur shoh se projekti që një herë ishte vetëm i imi, i cili ka domethënie të madhe për mua, tani shikohet nga sytë e të tjerëve me plot komente pozitive për cka jam shumë e faleminderuar.

Koleksioni juaj është prezantuar në Beaurs van Berlage në Amsterdam që njihet edhe si ndërtesa më e njohur kur është fjala tek evenimentet më të rëndësishme në lëmin e modës në Amsterdam. Në mesin e tyre edhe shumë kreator tjere të njohur. Si u ndiet në mesin e tyre?
Sfilata ime e parë është sfilata e diplomimit, domethënë është shfaqur në Beurs van Berlage. Përderisa sfilata e Amsterdam International Fashion Week 2009 është shfaqur në Westergasfabriek, që gjithashtu është ndërtesë e shkëlqyer, ku cdo vit mbahet AIFW.
Sa i përket ndjenjës kur ndodhesha mes kreatorve të njohur, mund të them se është shumë ndjenjë e cuditshme sidomos në fillim, tjesht e gjithë nata akoma më duket si një ëndërr. Mirëpo, mbas disa castesh, kur duheshte të pregadis modelet, është aq stress, saqë njeriu thjesht humb orientimin e kohës dhe vendit. Sidomos momenti kur përfundoi sfilata dhe dolëm para tërë atij publiku, mund të them se është njëri nga momentet më të bukura që i kam përjetuar në jetë.



Sfilatat e Aida Saraçinit
Po ata kanë paragjykime për shqiptarët siç zakonisht ndodh për fat të keq në vendet të huaj?

Se di për c’farë paragjykime bëhet fjalë në këtë rast. Mund të them se kam kaluar një kohë të mrekullueshme gjatë studimeve dhe mendoj se në cilindo vend që ndodhemi, me cfardo profesioni që merremi, nëse punojmë me dashuri dhe jemi njerëz të sinqertë, nuk ka vend për paragjykime dhe dallime. Të gjithë jemi të njejtë dhe të gjithë duhet t’i kemi të drejtat e njejta. Mvaret nga ne çfarë kërkojmë nga jeta.


Arrite të krijosh kontakte të tjera?

Eshtë interesante se si një eveniment të sjellë në tjetrin. Unë as që kam pritur të jem e angazhuar deri në fund të vitit me ekspozita dhe sfilata në vende të ndryshme të Holandës si dhe itervista dhe photo shoots nëpër revistat dhe gazetat më të njohura këtu por edhe në Kosovë dhe Maqedoni. Jam shumë krenare që edhe populli im më përkrah në këtë drejtim. Vërtet ka domethënie të madhe për mua kjo. Sa i përket kontakteve të reja, ka shumë. Jam ftuar më 13 Shtator të marrë pjesë në „Rotterdam Fashion Award 09“ me sfilatë, ku jam edhe e nominuar për cmimin e modës të këtij viti; pastaj jam e ftuar të marrë pjesë në ekspozitën „Overvloed“ në teatrin më të bukur të Amsterdamit, Stadsghouburg. Më pas vijon sfilata e modës në Harlem „Kunstlijn“, një ekspozitë tjetër në Amsterdam etj. Mendoj se është një fillim i mirë në këtë drejtim.

Shumë kreatore kanë idhujt e modës. Cili është kreatori juaj i preferuar, dhe pse?

Smund të them se kam një kreatorë të preferuar. Më pëlqejnë disa gjëra nga njëri dhe gjëra të tjera nga kreatori tjetër. Nëse e kam patjetër të zvogloj numrin në dy. Kisha vecuar Hussein Chalayan dhe Nicolas Ghesquiere nga Balenciaga. Chalayan më pëlqen për processin e punës. Koncepti është shumë i rëndësishëm për të dhe cdo herë mundohet të integrojë teknologjinë më të re në veshje. Ghesquiere më pëlqen për shkak të materjaleve që përdor, si dhe formës së veshjeve që mundohet ti marrë nga vetë Balenciaga por ti transferojë në veshje bashkekohore në mënyrë mahnitëse dhe kombinime të shkëlqyera.


Por ju, a keni në gardërobën e juaj veshje të disenjatorëve botërorë?

Isha studente para tre muajve. Tallem pak! Sinqerisht ju tregoj. Kam vetëm një pallto që është Maison Martin Margiela dhe një tjetër Viktor&Rolf.

Çka ju pëlqen nga trendet aktuale?

Me pelqen ngjyra e zezë që asnjëherë nuk largohet nga trendi. Nuk më pelqejnë printet e luleve dhe ngjyrat e shumta që ishin „in“ në këtë verë. Adhuroj më shumë sezonin vjeshtë/dimër dhe mendoj se ofron veshje shumë më interesante. Nuk e di se a kisha mundur të flas për botën e modës, pasi që është një term shumë I gjërë. Mund të flas për interesin tim në lidhje me veshjet. Jam njeri që cdo her më ka interesuar veshja duke pasur parasysh cdo herë trupin e njeriut në koordinim me të. Sa i përket stilit tim, mendoj se unë ndodhem mes artit dhe modës që shumë herë shihen si gjëra të ndryshme. Babai im është piktor dhe prej që di për vehten, kam qenë e rethuar me art. Nga ana tjeter mudohem që atë ndjenjën e vizatimit ta përcoj në veshje që është një thurje e shkëlqyer e botës si fëmijë dhe e botës që kam zgjedhur tani. E çmoj botën e modës botërore por njëherit nuk e shoh veten në atë botë dinamike ku çdo gjë ndryshon në sekond. Mendoj se e gjej vehten më shumë në krijimin e copëzave arti, ku veshja njëherit mund të shikohet edhe si vizatim.

Me çfarë po merreni së fundmi?

Pas pushimit të merituar tani i jam kthyer sërish punës. Momentalisht merrem me pregaditjet për sfilatën në Rotterdam më 13 Shtator, si dhe me aranzhimet e ndryshme për evenimentet vijuese.

Ju sapo keni diplomuar. Cila është maja që deshironi ta arrini?

Përderisa kam rastin të punoj atë që e dua, jam e lumtur. Për mua është me rëndësi të krijoj dhe t’i ofroj publikut projekte të reja të cilat së paku për një cast, së paku një njeriu mund ti krijojë satisfakcion. Jam e lumtur dhe ju faleminderohem të gjithë atyre që gjatë këtyre viteve kanë pasur besim në mua dhe më kanë përkrahur në cdo aspekt. Mendoj se diplomimi nuk është fundi por fillimi i një kariere të cdo studenti.
Delete Edit Quote
 
Reply
Faqja kryesore / HOME
kontakt:radiobledi.ch@hotmail.com


 

UboBoll

Language / Gjuhet

Galeria

GJILANI

MENYJA

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.191.114

Username
Password

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
67.195.x.x
38.107.x.x
Google spider

Anketa

A do tė jetė ky vit mė i suksesshėm pėr Shqiptaret ?
Po
Jo
Nuk e di

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch