Pas ndarjes nga i dashuri këngëtarja vazhdon me aktivitetet e saj në karrierën muzikore. Natën e parë të Vitit të Ri ajo këndoi në një restorant në Kërçovës kurse natën e tretë është paraqitur në Zvicër në një disko së bashku me disa kolegë të tjerë.
Pikërisht në fundvit ajo është paraqitur me një këngë të re pas shumë kritikave në adresë të saj për këngë të huazuara. Bëhet fjalë për një paraqitje ekstravagante e cila tashmë e identifikon Gentën.
Nga fjalët që shkruhen në internet dhe bazuar në tekstin e këngës, thuhet që kjo këngë i është dedikuar një këngëtareje të estradës. Komente të shumta në forume të ndryshme thonë që kënga i dedikohet pikërisht Dafina Zeqirit, pasi pak kohë më parë u përfol se me daljen në skenë ajo ka rrezikuar Genta Ismajlin dhe aranzhimet nëpër koncerte.
Kënga titullohet Game Over dhe ka një tekst shumë provokues sa nganjëherë të bën të besosh se vërtetë gjëra të tilla ndodhin!, thonë përfolësit në Prishtinë.
Këngëtarja më tutje në këngën e saj kritikon edhe klonimin e këngëtareve të cilat dalin në skenë gati çdo ditë, ku disa prej tyre nuk kanë aspak sukses duke u paraqitur vetëm me nga një këngë, përkundër Dafinës e cila tashmë në Kosovë dhe në shumë festival ka arritur suksese të jashtëzakonshme. Por, të gjitha këto vlersime janë në kuadër të spekulimeve, për shkak se Genta nuk është prononcuar në lidhje me tekstin e këngës dhe fakti tjetër se ende nuk dihet kush është autori i këngës dhe për kë është dedikuar.
Në anën tjetër disa të tjerë komentojnë se kënga i është kushtuar këngëtares Adelina Berisha e cila kohë më parë akuzonte Genta Ismajlin se i ka huazuar një këngë, ndërkaq Genta për ti treguar asaj se është akoma e vogël në karrierë, i ka kushtuar edhe këtë këngë. Edhe këto zëra nëpër forume nuk janë vërtetuar. Mbetet që Genta të sqaroj se kujt i ka dedikuar këngën "Game Ower".
Por, kjo nuk është kënga e vetme me të cilën Genta do të paraqitet këtë vit, pasi projektet e saj nuk mbarojnë me kaq. Nën ritme latine dhe folk ajo ka performuar edhe një këngë tjetër në RTK me titull Ti vetëm zebra plagos, duke vallëzuar dhe duke treguar që ajo ndihet shumë mirë pas ndarjes dhe kjo nuk e ka prekur aspak.
Akoma nuk dihet nëse këngëtarja do ketë kohë të realizojë të gjitha këngët me klipe pasi duhet shumë mund te financa pasi këngën Game over ajo do ta realizojë edhe me videoklip, për të cilin do të fillojë së shpejti xhirimet.
Disa javë më herët treguam që dueti me këngëtarin turk akoma nuk është realizuar, por zëra pozitivë vijnë nga Turqia duke treguar se dueti tashmë është realizuar dhe pritet së shpejti të ketë hovin e promovimit në shtetin turk. Bashkëpunimi me Cüneyt Çakim do të titullohet Sexy ashtu siç titullohet edhe albumi i fundit i këngëtarit turk. Ndërsa ne për lexuesit së shpejti do të bëjmë publike detajet e bashkëpunimit, ekskluzivisht në Panorama plus.
Pjesë nga teksti i këngës Game Over
Ti knon e vetes tane qefin po ja booon
menon se ti je zemër një në një milion
Po fluturon shumë lartë kishe po ki sukses
E unë me këmbë në tokë bon mirë me pas kujdes
Ti e di veet, në internet veten klikon, 500 herë në ditë
Dhe nesër flet në çdo gazetë
e bën ti kot sikur se ke prit.