Login or Register for free!
 Home > Forumi > Forum i përgjithshëm > Diskutime pakufi > Keshilla per 2010
Icon Home > Forumi > Forum i përgjithshëm > Diskutime pakufi > Keshilla per 2010
 
Moderators: Moderators
Forum RSS feedReply
Keshilla per 2010
AuthorText
admin
Administrator
Avatar

Posts: 25
Contributes: 39

Gender: _NEUTRAL_
Online: No
Date: 28/02/2010 14:03
Keshilla per 2010
#post18
Shëndeti:



1. Pi shumë ujë.
2. Mëngjesin haje sikur mbret, drekën sikur princ, e darkën sikur lypës.
3. Ha më shumë ushqime që rriten në drunj dhe në pemë e më pak ha ushqime që rriten në fabrika…
4. Jeto me 3 E-ja – Energji, Entuziazëm, Ndjeshmëri (Empathy).
5. Gje kohë për lutje.
6. Luaj më shumë.
7. Lexo më shumë libra se që ke lexuar në vitin 2009.
8. Ulu në qetësi së paku 10 minuta për çdo ditë.
9. Flej 7 orë.
10. Për çdo dite ec 10-30 minuta dhe kur të ecësh buzëqesh.



Personaliteti:



11. Mos e krahaso jetën tënde me të të tjerëve. Nuk keni ide sa kanë hequr ata për të arritur deri aty.
12. Mos krijo mendime negative për gjërat që nuk mund t’i kontrollosh. Në vend të kësaj investoje energjinë tënde në momentin pozitiv të tanishëm.
13. Mos tejkalo. Mbaji kufijtë e tu.
14. Mos e merr veten shumë seriozisht. Askush nuk e merr.
15. Mos e humb energjinë tënde të çmuar në thashetheme.
16. Ëndërro më shumë kur je zgjuar.
17. Lakmia është e përkohshme. Ti i ke të gjitha që të duhen.
18. Harroji gjërat nga e kaluara. Mos ia kujto partnerit gabimet e tij/saj nga e kaluara. Kjo do të shkatërrojë lumturinë tuaj të momentit.
19. Jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar duke i urryer të tjerët. Mos i urrej njerëzit.
20. Bëj paqe me të kaluarën tënde ashtuqë të mos e dëmtosh të tashmen.
21. Askush nuk është i detyruar për lumturinë tënde, përveç teje.
22. Realizoje jetën sikur ajo të jetë shkollë dhe ti të jesh këtu për të mësuar. Problemet janë thjesht pjesë të programit mësimor që shfaqen dhe zhduken sikur mësimet e algjebrës, por mësimet që mëson do të mbesin përjetë.
23. Buzëqesh më shumë
24. Nuk ke nevojë ta fitosh çdo argument. Pajtohu me mospajtimin…



Shoqëria:



25. Kontaktoje familjen tënde sa më shpesh.
26. Çdo ditë jepju nga diçka të tjerëve.
27. Fali të gjithë për gjithçka.
28. Kalo më shumë kohë me njerëzit e moshës mbi 70 vjet dhe nën 6 vjet.
29. Përpiqu t’i bësh të qeshin së paku tre njërëz në ditë.
30. Çka mendojnë të tjerët për ty nuk është punë e jotja.
31. Vendi yt i punës nuk do të mërzitet për ty kur të jesh sëmurë. Miqtë e tu po. Mbaje kontaktin me ta.

Jeta:



32. Bëji gjërat e duhura!
33. Lirohu nga çdo gjë që nuk e nevojshme, nuk është e bukur dhe që nuk të jep kënaqësi.
34. ZOTI shëron gjithçka.
35. Cilado situatë, e mirë ose e keqe, do të ndryshojë.
36. Pavarësisht se si ndihesh, ngrihu, vishu dhe duku.
37. Më e mira ende nuk ka ardhur.
38. Kur zgjohesh në mengjës i gjallë, falënderoje ZOTIN për këtë.
39. Brendësia jote duhet të jetë gjithmonë e lumtur, prandaj bëhu i/e lumtur.


MOS HARRO ALLAHUN

KUJTOMENI NE DUATE TUAJA PER HIR TE ALLAHUT
Delete Edit Quote
 
Reply
Faqja kryesore / HOME
kontakt:radiobledi.ch@hotmail.com


 

UboBoll

Language / Gjuhet

Galeria

GJILANI

MENYJA

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.191.112

Username
Password

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
220.181.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
MSN spider

Anketa

A do tė jetė ky vit mė i suksesshėm pėr Shqiptaret ?
Po
Jo
Nuk e di

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch