Login or Register for free!
 Home > Forumi > Shtypi dhe Politika > Forumi Politik > Çfarë mendoni se duhet të ndryshojë Shqiptari i RM
Icon Home > Forumi > Shtypi dhe Politika > Forumi Politik > Çfarë mendoni se duhet të ndryshojë Shqiptari i RM
 
Forum RSS feedReply
Çfarë mendoni se duhet të ndryshojë Shqiptari i RM
AuthorText
admin
Administrator
Avatar

Posts: 25
Contributes: 39

Gender: _NEUTRAL_
Online: No
Date: 30/01/2010 14:38
Çfarë mendoni se duhet të ndryshojë Shqiptari i RM
#post13
Per Mua , Kombi ka rendesi , se sa Politika!
Politike dhe Politikan si Shqiptaret e Maqedonis mundemi edhe prej Balte me ndreç.!

Po Kombi pa nje Shoqeri Politike te shendosh , nuk e shoh ardhmeri aty ku jetojm.
- Ligji askund
- diskriminim max.
- Koropsioni ne nivel te palakmueshem
- sidomos Shqiptaret mbi 30% te ketij shteti po shkrihen !
- Politikan plot , asnjeri i fort per Popullin
Delete Edit Quote
 
admin
Administrator
Avatar

Posts: 25
Contributes: 39

Gender: _NEUTRAL_
Online: No
Date: 31/01/2010 12:40
Re: Çfarë mendoni se duhet të ndryshojë Shqiptari i RM
#post16
Marreveshja e Ohrit eshte shansi i fundit qe ky shtet te stabilizohet. Mirepo moszbatimi i kesaj marreveshjeje gjithashtu eshte mundesia e fundit qe ky shtet te destabilizohet dhe te kalbet nga brenda. Kete e dine edhe ata qe duan jetesimin e kesaj marreveshjeje, njesoj si edhe ata qe duan vdekjen e Maqedonise. Keshtu qe kjo marreveshje tani per tani eshte peng e ketyre dy tendencave te skajshme.

Shqiptaret kurre nuk kane qene te kenaqur nga partite bashkeqeverisese te vetat ne Maqedoni. Mbase me arsye. Sepse te gjitha ato kane premtuar shume e nuk kane bere asgje. Se a do te vleje kjo edhe per BDI-ne e Ali Ahmetit, do te shohim. Them do te shohim, sepse ka kaluar vetem nje vit e disa muaj nga ardhja e kesaj partie ne kolltuqet qeveritare. Do te ishte mrekulli qe bejne vetem te derguarit e Zotit sikur kjo parti apo cilado tjeter, te mundej te korrigjonte te gjitha gabimet e se kaluares.

Vecanerisht ne nje Maqedoni ku "maunizmi" thuajse u be koncept shoqeror dhe ku partizimi i institucioneve shteterore ishte shtylle bartese e funksionimit te sistemit. Apo, eshte e pamundur, brenda nje viti, qe te realizohen ambiciet me dekada te penguara te shqiptareve te ketushem. Pra, arsye per pakenaqesi ka aq shume, sa te ushqehen te gjithe pesimistet e nje perandorie e jo te nje Maqedonie qe ka aq banore sa ka prostituta Stambolli. Mirepo, ky partner qeveritar shqiptar arriti te beje pune qe partite tjera nuk ia arrien per nje dekade - permiresimin e struktures etnike te te punesuarve ne institucionet shteterore dhe mbi te gjitha suksesin epokal - institucionalizimin e Universitetit te Tetoves.

Universitetin, te cilin te gjithe e (keq)perdoren per te ardhur ne pushtet, por posa uleshin ne kabinetet qeveritare e harronin si te ishte femije pa prind. Kjo parti - pra BDI-ja - eshte ajo qe nuk premtoi asgje,por beri dicka. Cili do te jete bilanci i fundit, duhet te shihet. Dhe mua me pelqen ajo qe shqiptaret ne Maqedoni te behen gjithnje e me kritike ndaj perfaqesuesve te tyre dhe dua qe ata te dine te shperblejne dhe te denojne nepermjet votes qe japin. Pra dua qe partite shqiptare ne Maqedoni ta kene gjithnje e me veshtire te plasojne fjale boshe dhe premtime te kota, ashtu sic benin ne te kaluaren kur na preferonin veprime "vetem shqip" e na conin te "vallzojme bullgarce".

Nuk kam mendim te larte per partite dhe politikanet qe, sa here zhyten ne "llomin" e deshtimeve partiake, fillojne te shpelahen me populizem dhe e nxjerrin popullin rrugeve. Pastaj, nuk kam asnje arsye t'u besoj atyre qe konceptet politike i ndryshojne, thuajse blihen e shiten ne tregun e "vejushave". Sepse politikanet dhe partite e mirefillta nuk ndryshojne konceptet, por strategjite e veprimit per te realizuar ate qe kane synim politik.

Cilido le te marre dhe le te beje diagramen e veprimit partiak te Xhaferit dhe partise se tij dhe i garantoj: do te kete nje vize me aq amplituda te palogjikshme sa me ne fund do ta kete te paqarte se si mundet nje parti e "djathte" prijesit e te ciles ne fillim shtireshin se nuk e njohin as gjuhen maqedonase - me vone u bene ideologe te multietnicizmit qe tani t'i rikthehen "burimit". Duke patur kete parasysh shtrohet nje pyetje e logjikshme: ne cilen faze udheheqesit e kesaj partie kane eksperimentuar me ne - atehere apo tani?! Apo cilit koncept ata i besojne, atij kur na thonin se eshte tradhti qe shqiptari te behet pjese e institucioneve shteterore, apo atij kur ata u bene "vellezer" te nje gjaku ideologjik me partine me antishqiptare ne kete shtet-VMRO-DPMNE-ne.

Kam shume paqartesi rreth veprimit politik te udheheqesise se kesaj partie qe te munde njeriu i logjikshem te gjeje ndonje mbeshtetje apo arsye qe edhe metutje t'u besoje. Ka vetem nje konstante qe mund t'i peshkruhet veprimit politik te Xhaferit dhe partise se tij: eshte shume "shqiptare" kur del ne opozite dhe shume "demokrate" kur eshte pjesetar i qeverise. Kam nje parim ne jete: nje parti - njesoj si edhe nje njeri - nuk mund t'u takoje shume koncepteve, por vetem mund te ndryshoje strategjine e veprimit.

Ne kete shtet per se mbari shkon vetem kriza ekonomike, mosmarreveshjet nderetnike dhe mosfunksionimi institucional i Maqedonise. Pra, vetem kalbja e shtetit nga brenda. Dhe nese vazhdon kjo "mbaresi" e mbrapshte, jam i bindur se "eksperimenti" i quajtur Maqedoni e qytetareve te barabarte do te pesoje disfate.

Ajo qe me te vertete mund te emerohet si mbaresi e vitit te fundit, eshtevetedijesimi i disa qarqeve politike te etnise maqedonase se nuk mund te kete Maqedoni me etni te privilegjuara. Dhe se ky shtet ka ardhmeri, vetem nese te gjithe njesoj do ta ndiejne si shtet te vetin. Per se mbari shkon edhe vetedija te popullata shqiptare se ky eshte shteti i tyre ku askush nuk ka cka t'u jape apo cka t'u marre, po ku ka gjera qe jane prone e tyre te cilen me dekada dikush ua ka grabitur. Por, kur ke te besh me "grabitqare" qe te huajen prej moti e ka shpallur si prone te veten, duhet te kesh durim deri sa te bindet te kuptoje qe e huaja kurre nuk mund te behet e jotja.

Ne nje Maqedoni ku jane rritur gjenerata te etnise maqedonase me bindjen se edhe qielli mbi kete shtet - e lere me te tjerat - jane te tyre dhe kane shenjen e kryqit dhe cirilikes, nuk eshte e lehte te realizosh koncepte multigjuhesore dhe multikulturore. Nuk jam ithtar i pritjeve te pafundme as i politikave elastike qe krijojne iluzionin e stabilitetit te rrejshem te brendshem e nga ana tjeter shtojne frustracionet te popullata. Jam ithtar i ketij veprimi: tronditi institucionet shteterore dhe stabilizo shtetin! Kete e them se kam bindjen ngandonjehere se te zgjedhurit tane neper institucionet shteterore veprojne ndryshe: ruajne stabilitetin e institucioneve e harrojne frustracionet e popullates.

Sa u perket integrimeve kulturore te etnive ne Ballkan, mendoj se punet shkojne ngadale. Por, gjithaq ngadale shkon edhe procesi i "integrimit" te kultures shqiptare tani per tani te coptuar ne "principata" kulturore. Per kete nuk kemi pse te fajesojme te tjeret, por duhet te pranojme se edhe njerezit e kultures shqiptare filluan te veprojne sipas logjikes se politikes se dites, apo me sakte sipas politikaneve shqiptare dhe te mbyllen ne principatat e veta kulturore. Keshtu qe ne, pothuajse filluan te na pelqejne muret.

Duke harruar se kemi lemenj te cilat nuk mund te funksionojne si te ndare. Edhe ketu ku jam tani - ne kete shtepi informatike - verej nje gje: me lehte mund te sillni dhe te nxirrni leje pune per dhjete kangetare kafenesh te ardhura nga Ukraina apo Bullgaria se sa per dy gazetare nga Tirana apo Prishtina te angazhuar perkohesisht te ndihmojne ne vendosjen e standardeve ne mediat radiovizive ku punoj tani.

Keto jane absurditetet tona qe duhet t'i perballim, por absurde qe nuk perballen lehte pa nje vetedije tjeter tonen dhe te te tjeret. E ne nuk mundemi te ndryshojme vetedijen e te tjereve, por vetem ate tonen. Prandaj te fillojme aty nga edhe mundemi: te kuptojme se nje, eshte shteti dhe ruajtja e stabilitetit te shteteve ku jetojme, per krejt tjeter eshte bashkimi yne qe nuk ka te beje me destabilizim te shteteve, sic jane kultura, qarkullimi i librit, sistemet informative, shkenca...
Delete Edit Quote
 
Reply
Faqja kryesore / HOME
kontakt:radiobledi.ch@hotmail.com


 

UboBoll

Language / Gjuhet

Galeria

SARANDA

MENYJA

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.191.112

Username
Password

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
Google spider

Anketa

A do tė jetė ky vit mė i suksesshėm pėr Shqiptaret ?
Po
Jo
Nuk e di

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch