
Vajza e talentuar e këngës do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në klipin që do të shohim. Nëse ju themi se për pak ditë do të shihni një klip të ri nga Elvana Gjata, ju me siguri një ide do ta krijoni menjëherë apo jo? Duke qenë në prag të verës imagjinata juaj do të shkojë tek ambientet e plazhit ku protagoniste është ajo, e ëmbël dhe sensuale si gjithmonë. Nuk e keni gjetur, pasi bëhet fjalë për tjetër gjë komplet
Këtë herë Elvana ka vendosur që të na befasojë, madje më shumë akoma, të na shokojë. Kjo pasi kësaj here nuk do të shohim një klip, por një film të shkurtër aksion, një ilustrim i dy këngëve të ngjitura me njëra-tjetrën që vijnë nën një xhirim spektakular që të lë pa frymë.