Indonezi, gjatë regjistrimit të popullsisë zbuluan plakën 157 vjeçe
Gjatë regjistrimit të popullsisë në Indonezi javën e kaluar, në një fshat të ishullit Sumatra është gjetur një grua e cila thotë se është 157 vjeçe, deklaroi të hënën një zyrtar i Entit të Statistikave.
Zyrtarët e regjistrimit thonë se ekzistojnë gjasat që Turinah të jetë lindur më 1835, siç thotë edhe vetë ajo, edhe pse qenia më e vjetër njerëzore në botë e cila jetoi më shumë se 120 vjet konsiderohet francezja Jeanne Calmnet e cila vdiq më 1997 në moshën 122 vjeçare.
Nuk ka dokumente autentike për ta vërtetuar moshën e saj, por bazuar në deklaratat e saj dhe duke marrë parasysh se vajza e saj e adoptuar është 108 vjeçare, është vështirë të dyshosh në vërtetësinë e fjalëve të saj, tha Jhonny Sardjono, zyrtar i shërbimit të regjistrimit për agjencinë e lajmeve AFP.
Përkundër viteve, Turinah ka kujtesë të shkëlqyer, sheh mirë dhe nuk ka problem me të dëgjuarit. Flet holandisht gati rrjedhshëm, tha ky zyrtar.
Indonezia ka qenë koloni e Holandës për disa shekuj para luftës e cila zgjati prej vitit 1939 deri më 1945 kur Indonezia shpalli edhe pavarësinë.
Sardjono tha se Turinah kishte djegur dokumentet e saj më 1965 për të mos e akuzuar për bashkëpunim me komunistët, shumica e të cilëve u pushkatuan pasi që ishin akuzuar për grushtet.
Edhe një grua tjetër nga Indonezia i tha zyrtarëve të regjistrimit të popullsisë se është 145 vjeçare.