Policia ka arrestuar 27 vjeçarin H.U nga Kumanova i cili po kërcënonte një njohës të tij nga Tetova, i moshës 21 vjeç, duke i kërkuar 2.000 euro, për të mos i publikuar pamje komprometuese në faqet e internetit. Kumanovari para katër ditëve kishte ftuar në një takim moshatarin e tij nga Tetova, që më pas janë takuar në stacionin e vjetër të autobusëve në Shkup.
Ata më pas kanë hyrë në një kafeteri në Shkup, me ç`rast kumanovari kishte kërkuar dhe urdhëruar tetovarin për seks oral, sepse në të kundërtën do ta vriste. Dhunuesi kumanovar ka arritur që të xhirojë me telefon celular abuzimin me tetovarin. Duke e tmerruar të riun tetovar, 21 vjeçari nga Kumanova i kishte urdhëruar atij që deri të shtunën ti paguante 2.000 euro, ose në të kundërtën do ti publikonte materialet në internet, gjegjësisht në faqen më të vizituar facebook. Dy të rinjtë gjatë ditës së hënë kishin lënë takimin në një nga kafeteritë e qendrës Mavrovasja në Shkup, me ç`rast kërcënuesi u arrestua nga policia, pas lajmërimit të rastit nga i abuzuari. Policia ka zbuluar edhe materialet abuzuese që dispononte kumanovari.
Burimi: Radio Bledi - lajme
|