Shtrirja e regjimit të timareve në fillim të shek. XVI (27)
Gjatë shek.XVI,m të karakterit natyror që mbisundonte në ekonominë e fshatarëve. Vetëm nga pjesa e fundit e këtij shekulli,kur filloi të rimkëmbej bujqësia, filluan edhe qytetet të rimkëmbeshin si qendra ekonomike. Veçanarisht në qendrat e sanxhaqeve u grumbulluan zejtarë e tregtarë. Në shek.XVI qendra më e rëndësishme ekonomike tregtare vazhdonte të ishte Vlora. Në skelë n e Vlorës tani vinin prodhime të ndryshme nga vendet e Evropës, si pëlhura pambuku e mëndafshi, cohë leshi e kadifeje, stolira prej floriri e argjendi,prodhime lëkure,sixhade etj, të cilit shpërndaheshin pastaj në qytetet e tjera të vendit. Nga Vlora eksportoheshin prodhime bujqësore,veç tyre edhe kripë e serë. Qytetet e tjera kishin gjithnjë numër të kufizuar banorësh. Veç Elbasanit që kishte rreth 1000 shtëpi,në fund të shek.XVI. Berati kishte 710 shtëpi. Shkodra afërsisht 400shtëpi, Gjirokastra 380 shtëpi. Mëkëmbja dhe zhvillimi i mëtejshëm i qyteteve i krye me ritme të shpejta veçanërisht gjatë shek.XVII kur filloi të çthurej ekonomia natyrore e fshatrave dhe krahas me të edhe sistemi feudal-ushtarak otoman. Si pas përshkrimeve që na ka dhënë udhëtari dhe funksionari i njohur turk, Evlia Çelebiu, i ci li e ka vizituar 2herë Shqipërinë në vitet60-70 të shek.XVI I, shkalla e zhvillimit të qytete ve në çerekun e tretë të këtij shekulli ishte ndryshuar rrënjësisht.
Aritizanatet e feudalëve të vegjël
Në këtë kohë qyteti më i madh i Shqipërisë ishte bërë Berati me 5000shtëpi të ndara në 30lagje. Këtë e kishte vendosur tani selinë e vet edhe sanxhakbeu i Vlorës. Qytete të tjera të rëndësishme ishin Elbasani me më tepër se 2000 shtëpi të ndara në 28 lagje. Gjirokastra me afërsisht2000shtëpi të ndara në 8 lagje, Shkodra me rreth 1.800 të ndara në 15lagje. Krahas tyre kishin filluar të merrnin pamjen e qyteteve edhe një varg qendrash të tjera të banuara si Pogradeci me 600shtëpi, Kavaja me 400shtëpi, Peqini me 400shtëpi, etj. Gjatë kësaj kohe filloi të rritej edhe fsha ti i Tiranës i cili,gjatë gjysmës së dytë të shek.XVI I I,mori pamjen e një qyteti. Baza ekonomike e qyteteve ishte në radhë të parë zejtaria e tregtia, ndonëse ato nuk ishin shkëputur krejtësisht nga prodhimi bujqësor. Gjatë shek.XVI, në qytetet kishte një numër të kufizuar zejtarësh që prodhonin krejtësisht armë dhe pajisje për ushtrinë, si shigjeta, shpata, harqe, shala, patkoj, shajakë, etj. Në shek.XVI Iu zhvilluan edhe zejtari të tjera,prodhimi i të cilave lid hej me nevojat e fshatarëve e të qytetarëve,si farkatarë, remtarë,kallajxhinj, këpuctarë, endës, poçarë. Më pasurimin e spahijve dhe të funksionarëve dhe me kthimin e tyre në një aristokraci feudale filluan të lindnin edhe zejtari që merreshin me prodhime sendesh luksi, si agjendar, kazazë(qendistarë)etj. Zejtari kishte një punishte të vogël e të thjeshtë;veglat e pu nes ishin të gjitha vegla dore. Mjeshtri(ustaj), ishte njëkohësisht edhe pronari i saj. Usataj ndimohej në punet e vogla nga çiraku. Ky nuk njihte teknikën e prodhimit. Çirakët ishin takon isht djem të rinj,që hynin në shërbim të një zejtari,në fillim pa pagesë(për një, dy a më tepër vjetë) por më vonë merrenin një shpërblim të vogël. Në disa punishte zejtare, veç usatajt dhe çirakut i djeshëm që kishte mësuar teknikën e prodhimit dhe ishte në gjëndje, nën ud heqjen e ustajt, ta përfundonte prodhimin e një sendi. Kallfa merrte një shpërblim më të vogël nga puna e kryer prej tij. Punishtet që kishin më tepër se një kallfë ishin të rralla. Në të tilla punishte midis kallfëve dhe mjeshtrit kishte një bashkallfë(kryekallfë). Me rritjen d he zhvillimin e zejtarisë u rimkëmbën edhe organizatat mesjetare të koporatave. Tani këto organizata u quajtën esnafë(nga turqishtja senf)ose rufete ,nga persishtja (hirfet). Esnafi dh e rufeti ishte një organizatë ekonomike-shoqërore e mjeshtërve zejtarë të një zeje ose të d y a më tepër zejeve të afërme midis tyre(tabakët bashkë me saraçët; bakërxhijtë bashkë m e kallajxhijtë dhe më tenexhijtë),që punonin në të njëjtin qytet. Çdo esnaf kishte kishte kryetarin e vet që quhej qehaja dhe administratorin,i cili në esnafet e zejtarëve myslimanë qu hej myteveli kurse në ato të zejtarëve të krishtër, epitrop. Qehaja dhe myteveliu ose epitrop i zgjidheshin për një kohë të caktuar nga mbledhja e përbashkët e të gjithë mjeshtërve zejta rë të esnafit. Qehaja i ndihmuar nga një këshillë prej3-5 vetësh.,udhëhiqte esnafin dhe e përfaqësonte fondet e esnafit që formoheshin nga kontributet e zejtarëve, nga gjobat që viheshin si sanksione kundër tyre dhe nga burime të tjera. Esnafet, si organizata të prodhuesve të vegjël të mallrave,kishin për funksion ti mbronin interesat e zejtarëve nga dëmtimi i ty re prej konkurencës, nga politika fiskale e shtetit dhe nga ndërhyrjet arbitrare të feudalëve.
Për mbrojtjen e këtyre interesave esnafi kishte në rregulloren (sullen)e tij një varg dispozitash dhe merrte njëkohësisht masa për zbatimin e tyre.
Struktura organizative
Për të mënjanuar konkurrencën esnafi ndalonte hyrjen e një mali të prodhuar nga zejtaret e qyteteve të tjera,caktonte çmimin e mallit cilësinë dhe sasinë që do të prodhohej nga çdo zejtar,ndalonte reklamimin e një prodhimi nga një zejtar në dëm të një zejtari tjetër dhe kish te krijuar një numër pëngesash që e veshterësonin kthimin e kallfës në usta. Që kallfa të hapte një punishte zejtare më vete duhej,që pasi të kishte mbushur një provoj të paktën prej 5 vjetësh si çirak dhe prej aq vjetësh, si kallfë, më pelqimin e ustajt, t’i bënte lutje esnafit për t’u bërë usta. Ceromonia për pranimin e kallfës si usta kryhej përpara mexhlizit të esnafit këtu kallfa duhej ti provonte aftësit që kërkoheshin për një mjeshtër zejtar. Veç kësaj ai duhej të paguante në favor të esnafit një taks të caktuar që arrinte deri në 120akçe Më në fund ati i ngjitej brezi i ustajt vetëm në qoftë se mengjelizi gjykonte se më shtimin e një ustaj të ri nuk rrezikoheshin interesat e zejtarëve të tjerë. Esnafet funksiononin edhe si organizata të ndihmës reciproke midis zejtarëve. Ato e ndihmonin zejtarin që kishte pësuar ndonjë fatkeqësi dhe i jepnin ndihmë që ti përballonte gjendjen e vështirë. Për këtë qëllim ata kishin një arkë të përbashkët. Për t’u mbrojtur nga inkursionet e kusarëve ose të bandave të organizuara shpesh herë nga feudalët,esnafet filluan të organizonin reparte të armatosura të përbëra nga beqaret e esnafit. Pranë zejtarëve të qyteteve kishte edhe tregtarë të vegjël e të mëdhenj. Tregtia midis krahinave të brendshme të Shqipërisë kryehej më mjete primitive trans porti. Mallrat barteshin më kuaj që udhëtonin në karvane. Disa nga këto karvane numëronin më tepër së 100kuaj. Rrugët ishin krej primitive, urat, shumë të pakta. Nëpër lumejt e mëdhenj karvanet dhe njerëzit kalonin zakonisht më anë të trapave. Rrugët kryesore të karvanëve që lidhnin bregdetin më viset e brendshme të Shqipërisë ishin:rruga Shkodër-Pukë-Prizren, rruga Durrës-Elbasan-Ohër,si dhe rruga që nisej prej Vlorës dhe vazhdonte gjatë luginës së Vjosës.
Vijon