Login or Register for free!
 Home > Blog > Dokumentar Histori > Vatrat e qėndresės shqiptare nė shek. XVI-XVI I
Icon Home > Blog > Dokumentar Histori > Vatrat e qėndresės shqiptare nė shek. XVI-XVI I
 
Vatrat e qėndresės shqiptare nė shek. XVI-XVI I
Date 11/09/2010 10:45  Author admin  Hits 848  Language Global

Shtrirja e regjimit të timareve në fillim të shek. XVI (29)

Në kuvend të gjithë pjesëmarrësit kishin votë të barabartë. Kuvendi e kishte për detyrë të udhëhiqte fisin me përputhje me kanunet tradicionale dhe t’i plotësonte këto kanune me norma të reja. Ai shqyrtonte të gjitha normat shoqërore e politike të bashkësisë fisnore dhe jepte vendimet përkatëse, zgjidhte konfliktet që lindnin midis malësorëve dhe jepte dënime ku shkeleshin normat kanunore. Çdo vendim i kuvendit merrej më pëlqimin e krerëve të familjeve.



Por, me gjithë autoritetin që gëzonte kuvendi nuk ishte në gjendje të ushtronte të gjitha funksionet shtetërore as në marrëdhëniet më fiset e tjera as edhe brenda fisit nuk ishte në gjendje. Çdo familje ishte e detyruar me përputhje më kanunin dhe me vendimet e kuvendit, të shpaguhej vetë mbi familjen e fajtorit për dënim ose fyerje të pësuar prej tij. Prandaj ajo ishte e detyruar që vrasjes t’i përgjigjej me vrasje, dëmeve dhe fyerjeve me forma të ndryshme që parashikoheshin nga kanunet. Për t’u hakmarrë familjes i vinin në ndihmë edhe krejt fisi. Këto i dhanë rast shtrirjes se institucionit të gjakmarrjes, e cila duke qenë e trashëgueshme u bë një plagë e përhershme për banoret e krahinave malore. Organizimi i bashkësisë dhe karakteri patriarkal i familjeve të malësorëve i jepte mundësi kuvendit që në rast nevoje, ku ishte puna për t’u mbrojtur nga ekspeditat turke ose kur shtrohej nevoja për të sulmuar vende të tjera të ngrinte menjëherë në këmbë një ushtri të armatosur. Ushtrinë e fisit e udhëhiqte fisi ushtarak (djali pas kreut). Pjesëmarrja në ushtri ishte e detyrueshme për të gjithë pjesëtarët e fisit, sipas rastit, një, dy, ose tre burra për shtëpi. Në raste të jashtëzakonshme kuvendi lëshonte kushtrimin për mobilizimin e të gjithë burrave të fisit. Kur kalonte rreziku ose kur merrte fund ekspedita, ushtria e fisit shpërndahej.

Karakteri patriarkal i familjeve të malësorëve

Megjithëse sundimtarët turq u detyruan t’ua njohin malësorëve shqiptarë të drejtën e vetë administrimit, herë pas here ata përpiqeshin t’i nënshtronin këto krahina, por malësorët nuk pranonin të paguanin haraçin dhe u shkaktonin shqetësime të shpeshta garnizoneve turke. Por sa herë që sanxhakbejlerët dhe spahinjtë e Shqipërisë, të ndihmuar edhe nga ushtri të sanxhaqeve fqinje, ndërmerrnin ekspedita ndëshkimore ose operacione të rregullta ushtarake ata ndeshnin gjithnjë në rezistencën e malësorëve. Këto ekspedita vazhduan gjatë gjithë shekujve XV-XVI I. Për këtë arsye krahinat malore u bënë vatra kryesore të rezistencës shqiptare kundër sundimtarëve turq gjatë këtyre dy shekujve. Në rezistencën kundër ushtrive turke, malësorët shqiptar i ndihmonte edhe natyra e ashpër e vendit, plot me male të thepisura, lugina të ngushta dhe qafa të pa kalueshme. Lëvizjet e armatosura të shqiptarëve kundër sundimtarëve turq gjatë shek.XVI patën karakter lokal. Ato në përgjithësi nuk u shtrinë përtej kufijve të një krahine. Karakteri lokal i kryengritjeve ishte nga njëra anë, pasoj e gjendjes së prapambetur në të cilën ndodheshin popullsitë që u bënë bartësit e tyre. Nga ana tjetër edhe vetë sundimtarët turq, për të evituar shpërthimin e kryengritjeve të përgjithshme nuk organizuan asnjëherë operacione të kombinuara në të njëjtën kohë në të gjitha sanxhaqet e Shqipërisë. Zakonisht operacionet turke organizoheshin një vit kundër krahinave malore të një sanxhaku dhe pas disa vjetësh kundër një ose disa krahinave kryengritëse të një sanxhaku tjetër. Tri zona u dalluan në mënyrë të veçantë gjatë këtyre dy shekujve si vatra të qëndresës së armatosur: krahina e Himares e cila administrativisht bënte pjesë në sanxhakun e Vlorës krahinat malore në veri dhe në jugë të lumit Drin, të cilat bënin pjesë në sanxhakun e Dukagjinit dhe krahinat e Malësisë së Madhe që përfshiheshin në kufijtë e sanxhakut të Shkodrës.

Ekspedita e Sulejman Kanunit dhe kryengritja e himarjotëve (1537)

Më 1537, sulltan Sulejman Kanuni u përgatitë të realizonte ëndrrën e vjetër të paraardhësve të vet zbarkimin në Pulje dhe pushtimin e Romës e të Italisë. Për këtë qellim në pranverën e atij viti në krye të ushtrive turke u nis në drejtim të Shqipërisë dhe e vendosi kampin në afërsi të Vlorës. Në të njëjtën kohë arriti para bregdetit të Himarës edhe flota turke. Me rastin e kësaj ekspedite sulltani kishte vendosur qysh në Stamboll që të nënshtronte Himarjotët dhe të nxirrte prej tyre haraçet e prapambetura. Ai synonte t’u jepte fund gjithashtu shqetësimeve që himarjotët trima u shkaktonin spahinjve me sulmet e tyre të shpeshta, për të cilat ata ishin ankuar vazhdimisht në Stamboll. Ardhja e ushtrive të shumta otomane nuk i frikësoi himarjotët. Përkundrazi ata u hodhën të gjithë në kryengritje dhe filluan të sulmonin dhe të shkatërronin kampet dhe karvanët turke. Për të shtypur kryengritjen sulltani ngarkoi personalisht vezirin e madh Ajaz Pashën, një regatë himarjot që e njihte shtigjet e krahinave të Himarës. Ai urdhëroi që t’i nxirrte himarjotët nga shpella ku ishin strehuar dhe t’i shfaroste. Sulmeve të turqve himarjotët u qëndruan me trimëri. Në fillim himarjotët qëndruan në mbrojtje por pastaj, me shkathtësi të madhe i sulmuan armiqtë. Luftimet vazhduan gjatë verës, por turqit nuk mundën të shtypnin kryengritjen. Gjatë këtyre sulmeve një himarjot i quajtur Damian, duke iu afruar kampit të sulltanit u kap nga ushtarët turq. Megjithëse u torturua, Damiani nuk u tregoi turqve pozitat e himarjotëve. Ai qëndroi heroikisht deri sa ia prenë kokën duke pohuar se qëllimi i tij ishte të vriste sulltanin. Pas masave që ndërmori mbretëria e Napolit, sulltan Sulejmani hoqi dorë nga zbarkimi në Pulje. Por ai mendonte të pushtonte në këtë rast ishullin e Kurfuzit që ishte nën zotërimin e Venedikut. Prandaj e zhvendosi kampin nga Vlora e Himara dhe e vendosi në Butrint, përballë Korfuzit. Me gjithë largimin e turqve himarjotët vazhduan sulmet kundër tyre. Ata deshën t’u ndihmonin edhe korifitarëve me të cilët kishin marrëdhënie ekonomike e politike miqësore të vjetra. Sulmi i turqve dështoi edhe kundrejt Korfuzit. Në shtator të vitit 1537, pa mundur të kryente pushtimet e projektuara dhe të shtypte kryengritjen e himarjotëve, Sulejman Kanuni, pasi dogji Butrintin, u largua nga Shqipëria me ushtritë e veta. Himarjotët i ruajtën përsëri venomet e mëparshme. Rreziku i pushtimit të Italisë nga ana e Turqve dha rast edhe këtë radhë për formimin e një koalicioni evropian kundër Perandorisë Osmane. Marrëveshja e këtij koalicioni u nënshkrua më 1538 midis Romës, Spanjës, Austrisë dhe Venedikut. Njëra nga këto marrëveshje të kapitullit 14 prekte edhe çështjen që kishte lidhje me territorin e Shqipërisë. Aty thuhej se Republikës së Venedikut do t’i ktheheshin të gjitha vendet që kishte pasur dikur nën zotërimin e saj(Durrësi, Lezha, Himara). Njëkohësisht asaj i premtohej edhe Vlora me gjithë rrethin. Po atë vit filloi edhe lufta midis koalicionit dhe Turqisë. Fillimi i luftës u dha rast shqiptarëve të hidheshin përsëri në kryengritje. Por edhe kjo lëvizje nuk pati sukses. Në radhë të pjesëmarrësve të koalicionit filluan mosmarrëveshjet lidhur më zotërimet që do të shkëputeshin nga turqit. Kontradiktat sollën dobësimin e koalicionit.

Fund

There are no comments.

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.179.216

Username
Password

MENYJA

Faqja kryesore / Ballina
radiobledi.ch@hotmail.com
RADIO BLEDI - ZVICER BIEL/BIENNE





 





"BLENI CD DHE DVD ONLINE NGA SHTEPITE TUAJA KUDO QE TE GJENDENI"

 
Reklama juaj ketu 20 Sfr 1 Muaj
Reklama e Juaj Ketu 15 Euro 1 Muaj
Kontakto
RadioBledi.ch@Hotmail.com
 
 

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
MSN spider
RADIOBLEDI.CH - LIVE RADIO

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet ismail: SKA KOMENT PER KETE QE BA..
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch