Login or Register for free!
 Home > Blog > Dokumentar Histori > Kosova dhe viset tjera shqiptare nėn pushtimin austro-hungarez dhe bullgar
Icon Home > Blog > Dokumentar Histori > Kosova dhe viset tjera shqiptare nėn pushtimin austro-hungarez dhe bullgar
 
Kosova dhe viset tjera shqiptare nėn pushtimin austro-hungarez dhe bullgar
Date 02/05/2010 21:27  Author admin  Hits 1209  Language Global
Shqipëria dhe viset e tjera shqiptare jashtë kufijve në vitet 1914-1920 (2)

Pozita e popullit shqiptar në zonën austro-hungareze ishte më e favorshme më krahasim me periudhën e sundimit serbo-malazez gjatë viteve 1912-1915 pushteti austro-hungarez u njohu shqiptarëve të drejtën për vetadministrimin lokal dhe për zhvillimin e kulturës kombëtare. U lejua përdorimi i gjuhës shqipe dhe u hapën shkolla shqipe. Kjo ndikoi në rritje n e vetëdijes kombëtare.



 Pozita e popullit shqiptar në zonën e pushtimit bullgar ishte më e rëndë në krahasim më zonën austro-hungareze. Ndërkaq, pozita e minoritetit sllav ishte shumë më e mirë. Pushtuesi bullgar sillej brutalisht më shqiptarët. Ai nuk u njohu shqiptarëve kurrfarë të drejte kombëtare njerëzore. Që në fillim u arrestuan shumë patriotë, ndërmjet të cilëve edhe Hasan Prishtina. Pushteti bullgar kreu rekrutimin e meshkujve të aftë për luftë. Gjendjen e rëndë ekonomike të popullit e keqësuan edhe më shumë plaçkitjet,gjobat e sidomos rekuizmi i ushqimit dhe i bagëtive për nevojat ushtarake,çka ndikoj në përhapjen e urisë së përgjithshme dhe të zisë së bukës. Populli shqiptar, si gjithmonë, gjeti forcë të qëndronte e ta luftonte si pushtuesin austro-hungarez,ashtu edhe atë bullgar. Gjatë viteve1916-1918 çetat kryengritëse të drejtuara nga Azem Galica, Shote Galica, Idriz Seferi, Mehmet Kunjuhi, Shaqir Smaka, Selman Trupi, Lotë Vaku e shumë patriotë të tjerë luftuan kundër pushtuesve bullgarë dhe austro-hungarezë. Pas shumë përleshjeve të suksesshme që zhvilloi kundër armiqve, Azem Galica me çetën e tij u bë drejtues i të gjitha çetave kryengritëse në Kosovë. Çeta e Azem Galicec në vitin 1918 numëronte 300-400 luftëtarë. Në vjeshtën e vitit 1918, ai në bashkëveprim me çetat e tjera shqiptare çliroi Drenicën, Istogun, dhe në tetor e detyroi komandantin e garnizonit të Pejës ta dorëzonte qytetin. Në ballkonin e bashkisë së qytetit ai ngriti flamurin kombëtar.

Shqipëria në mbarim të Luftës së Parë Botërore

Mbarimi i Luftës së Parë Botërore,në nëntor të vitit 1918,e gjeti Shqipërinë të copëtuar politikisht dhe të pushtuar ushtarakisht nga disa shtete fituese dhe në një gjendje të vështirë ekonimike. Që në shtator të vitit 1918 trupat italiane,duke ndjekur ushtritë austro-hungareze që po tërhiqeshin përparuan në veri të lumit Vijosë,në fund të tetorit të vitit 1918 arritën në Shkodër dhe u shtrinë kështu në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Në rrethet e Korçës dhe të Pogradecit qëndronin gjithnjë forcat franceze, kurse ushtritë serbe pasi ripushtuan Kosovën dhe viset e tjera shqiptare hynë përsëri brenda kufijve të shtetit shqiptar, u shtrinë në krahinën e Peshkopisë të Kukësit, Hasit, të Malësisë së Gjakovës e të asaj të Kelmendit dhe vendosën të quajturën “vijë strategjike”. Veprimet luftarake që u zhvilluan në Shqipëri gjatë konfliktit botëror, i sollën vendit shkatërrime të mëdha. Dhjetëra mira veta vdiqën nga zjarri i luftës, nga uria dhe nga sëmundjet epidemike. Shumë fshatra u dogjën dhe u rrënuan dhe bujqësia dhe blegtoria u shkatërruan. Përveç pasojave të rënda në fushën ekonomike, në mbarimin e luftës, Shqipëria ndodhej përpara problemeve të rëndësishme politike. Ajo ishte në rrezik të copëtohej ndërmjet shteteve fqinje sipas planeve të fuqive fituese të luftës, të cilat do të vendosnin për hartën e re politike të botës.

Përpara popullit shqiptar dilnin dy detyra kryesore;sigurimi i pavarësisë së Shqipërisë dhe ruajtja e tërësisë tokësore të shtetit shqiptarë. Në këto kushte populli shqiptar u vu në lëviz je për të mbrojtur të drejtat e tij kombëtare. Si organizator të lëvizjes u dalluan intelektualë t patriotë që drejtonin organizatat dhe shtypin kombëtar brenda dhe jashtë atdheut në këto rrethana në të cilat ndodhej Shqipëria u vendos që të mbahej Kongresi i Durrësit dhe të formohej një qeveri e përkohshme. Për mbrojtjen e interesave kombëtare,në mbarim të Luftës së parë Botërore u aktivizuan komitete e shoqëri të ndryshme. Kështu, komiteti i fshehtë i krijuar në Shkodër qysh në vitin 1915, e zgjeroi veprimtarin ilegale. Shoqëri e klube të tjera patriotike vepronin në qytete të ndryshme të vendit. Legalisht ato zhvillonin veprimtari tarin kulturore-arsimore,kurse veprimtarin politike në mbrojtje të atdheut e kryenin fshehurazi nga pushtuesit. Në atë kohë u dalluan për veprimtarinë patriotike gjithashtu Federata “Vatra” e “Partia politike kombëtare”, në SHBA, si dhe shqiptarët e mërguar në Rumani, në Turqi, në Zvicër, në Egjipt etj. Pjesa më e madhe e patriotëve shqiptarë shprehej për një shtet shqiptar plotësisht të pavarur. Kurse pjesa tjetër mendonte t’i kërkonte Konferencës së Paqes që do të mblidhej së shpejti, vënien e shtetit të pavarur shqiptar nën “mbrojtjen” e njërës nga fuqitë fituese të luftës. Pavarësisht nga pikëpamjet e ndryshme që kishin grupet politike shqiptare, brenda dhe jashtë vendit u bashkuan në kërkesat e ngutshme për formimin e një qeverie shqiptare që të kishte të drejt të përfaqësonte popullin shqiptarë dhe të mbronte interesat e tij kombëtare. Prandaj më 25 dhjetor të vitit 1918 u mblodh në ish kryeqytetin e Shqipërisë, në Durrës. Kongresi në të cilin morën pjesë mbi 50 delegatë. Këta përfaqësonin të gjitha krahinat e vendit që ishin të pushtuara nga italianët. Nuk morën pjesë delegatët e Vlorës,të cilët nuk i lejoi komanda italiane e pushtimit. Po kështu nuk mund të përfaqësoheshin as krahinat që ishin nën pushtimin serb dhe ato që ishin nën pushtimin francez. Të mbështetur në parimin e vetëvendosjes dhe në vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, të mbajtur në vitin 1913, kongresi i Durrësit formoi jo një komitet siç kërkuan pushtuesit italianë, por një qeveri të përkohshme dhe një pleqësi (senat) si organ këshillues i qeverisë. Në qeverinë e kryesuar nga Turhan Pashë Përmeti bënin pjesë Myfit bej Libohova, Luigj Bumçi, Mustafa Kruja, Mihal Turtulli, Mehmet Konica etj. Delegatët e Kongresit të Durrësit u shprehen për ruajtjen e pavarësisë, të tërësisë tokësore të shtetit shqiptar dhe për rishikimin e kufijve të vitit 1913. U caktua edhe delegacioni i kryesuar nga vetë kryeministri Turhan pashë Përmeti, me sekretar të përgjithshëm Gjergj Fishtën, për t’i paraqitur Konferencës së Paqes, që do të mblidhej së shpejti në Paris, kërkesat kombëtare shqiptare.

There are no comments.

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.179.219

Username
Password

MENYJA

Faqja kryesore / Ballina
radiobledi.ch@hotmail.com
RADIO BLEDI - ZVICER BIEL/BIENNE





 





"BLENI CD DHE DVD ONLINE NGA SHTEPITE TUAJA KUDO QE TE GJENDENI"

 
Reklama juaj ketu 20 Sfr 1 Muaj
Reklama e Juaj Ketu 15 Euro 1 Muaj
Kontakto
RadioBledi.ch@Hotmail.com
 
 

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
MSN spider
PRIZRENI

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet ismail: SKA KOMENT PER KETE QE BA..
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch