Login or Register for free!
 Home > Blog > Dokumentar Histori > Ēėshtja shqiptare pėrballė fuqive tė mėdha nė prag tė luftės sė Parė botėrore
Icon Home > Blog > Dokumentar Histori > Ēėshtja shqiptare pėrballė fuqive tė mėdha nė prag tė luftės sė Parė botėrore
 
Ēėshtja shqiptare pėrballė fuqive tė mėdha nė prag tė luftės sė Parė botėrore
Date 02/05/2010 21:26  Author admin  Hits 1328  Language Global
Shqipëria dhe viset e tjera shqiptare jashtë kufijve në vitet 1914-1920 (1)

Çështja shqiptare përballë fuqive të mëdha në prag të luftës së Parë botërorePër shkak të kontraditave ndërmjet dy grupeve të Fuqive të Mëdha dhe pas përgatitjeve kundër Fuqive të Antantës (Angli,Rusi,Francë). E para ishte Austro-Hungaria,që më 28. Korrik 1914 i shpalli luftë Serbisë. Qysh në ditët e para të gushtit 1914 konflikti i armatosur austro-serb u shndërrua në një luftë botërore ndërmjet dy grupeve kundërshtare,në të cilën më kohë u përfshin 28 shtete. Mirëpo njëra prej Fuqive të Mëdha të Lidhjes Tripal është, Italia, në fillim shpalli asnjanësinë dhe përkohësisht qëndroi jashtë luftës. Të dy grupet e fuqive ndërluftuese shpejtuan ta përdornin Shqipërinë edhe si objekt të planeve të tyre luftarake e politike. Këtë gjendje të re ndërkombëtare e shfrytëzuan shtetet fqinje që lakmonin tokat e Shqipërisë. Pas shumë bisedimesh, Italia vendosi të bashkohej me fuqitë e Antantës,me të cilat nënshkroi në Londër më 26prill1915 një traktat të fshehtë.
 



Aneksimi i ishullit të Sazanit nga Italia

Sipas Traktatit të fshehtë të Londrës, Italia do të aneksonte Vlorën, ishullin e Sazanit dhe krahinën e Vlorës nga lumi Vijosa,nga lumi Vijosë në veri,në afërsi të Tepelenës dhe deri në Himarë në jug. Fuqitë e Antantës(Anglia,Franca dh e Rusia),po ta shinin të nevojshme, do të kënaqnin edhe lakmitë e Serbisë,të Malit të Zi dh e të Greqisë duke u dhënë krahinat veriore dhe jugore të Shqipërisë. Italia do të pranonte këë në qoftë se në Shqipërinë e mesme do të formohej një shtet shqiptar, atonom dhe asnjanës që do të vihej nën protoktoratin e saj. Në këtë mënyrë synohej që të kënaqeshin si synimet e Italisë për të shtrirë sundimin e saj në Shqipëri,ashtu edhe ato të Antantës, e cila,me tokat e Shqipërisë kërkonte të shpërblente Serbinë e Malin e Zi që luftonin në anën e saj, si dhe për të tërhequr në anën e vet Greqinë,e cila gjithashtu kishte shpallur anjanësinë.

Gjatë Luftës së Parë Botërore Shqipëria u shndërrua shpejt në një shesh lufte nga shtetet ndërluftuese dhe u pushtua prej tyre. Që në vjeshtë të vitit 1914, kur Italia dhe Greqia ishin ende asnjanëse, ndërmorën veprime pushtuese në Shqipëri. Kështu më27 tetor qeveria grek e Venezellosit shpalli nga Athina se kishte kryer pushtimin e ,,Vorio-Epirit’’dhe se përmbyste, qeverinë vorio-epirote’’të krijuar në mars 1914 nga vetë qarqet sunduese greke.

Italia për t’iu shmangur në fillim një konflikti të armatosur me shqiptarët,me 19tetor 1914 zbarkoi zyrtarisht në Vlorë një,,mision sanitar’’,i cili në të vërtet do të përgatiste pushtim in. Më 30 tetor Italia pushtoi Sazanin dhe pas dy muajve,më 5 dhjetor 1914, pushtoi Vlorën.

Me fillimin e Luftës së Parë Botërore, Serbia e Mali i Zi,që luftonin për krah Antantës, menduan se ishte rasti i përshtatshëm për të realizuar synimet e tyre të vjetra. Serbia për të dalë në detin Adriatik dhe Mali i Zi për të pushtuar Shkodrën. Fuqitë e Antantës i këshilluan që të mos nguteshin, pasi ,,rregullimet’’tokësore në favorin e tyre do të bëheshin pasi të fito hej lufta. Mirëpo pas nënshkrimit të Traktatit të Fshehtë të Londrës,qeveria serbe, e shqetësuar pas zgjerimit të Italisë në Shqipëri, vendosi të vepronte ushtarakisht drejt Shqipërisë së Mesme. Forcat serbe hynë në Shqipëri dhe arritën deri në afërsi të Durrësit. Po kështu forcat malazeze, më 8 qershor 1915, kaluan kufirin dhe më 17 qershor 1915 pushtuan Shkodrën. Pushtuesit malazezë dhe administrata e vendosur prej tyre filluan më njëherë ndjekjet dhe internimet. Ata vranë shumë patriotë shqiptarë,si Isa Boletinin, Mehmet Shpendin, Çer çiz Topullin, Mustafa Qullin etj. Kurse pushtuesit serbë, ndër të tjerë vranë edhe Dedë Gjon Lulin. Por pushtimi serbo-malazez i tokave të Shqipërisë nuk vazhdoi gjatë.Forcat serbe dhe malazeze kapitulluan dhe u tërhiqen nga Shqipëria. Në vend të tyre në janar të vitit 1916 hynë ushtritë astro-hungareze,të cilat u shtrin në Shqipërin e Veriut dhe në Shqipëri në e Mesme,deri në lumin Vijosa. Në Elbasan me forcat astro-hungareze u takuan me forcat bullgare që kishin pushtuar këtë qytet. Ushtritë Italiane,nga ana e tyre, pasi pushtuan krahinën e Vlorës, Himarën dhe Tepelenën,në muajt shtator e tetor 1916 u shtrin edhe në Gjirokastër në Sarandë, në Përmet e në Leskovik dhe i dëbuan forcat greke. Por në vjeshtë të vitit 1916, ushtritë franceze të ,,Armatës së Lindjes’’,të nisura nga Selaniku, pushtuan Korçën dhe më vonë u shtrinë në Gorë dhe në Opar. Në fillim të vitit 1917 forcat Italiane pushtuan edhe Ersekën. Në këtë mënyrë,e gjithë Shqipëria u pushtua nga ushtritë e shteteve ndërluftuese dhe u kthye në një fushë të Luftës së Dytë Botërore. Vija e frontit midis dy ushtrive ndërluftuese shtrihej afërsisht në vijën Vlorë-Berat-Pogradec.

Lëvizja kombëtare gjatë Luftës së Parë Botërore

Pushtimi i Shqipërisë nga forcat ndërluftuese dhe përmbajtja e Traktatit të Fshehtë të Londrës shkaktuan shqetësime të reja për patriotet dhe për mbarë popullin shqiptar. Sipas rrethanave e mundësive,pushtuesve iu bë qëndresë e armatosur, sidomos forcave greke, serbe e malazeze dhe kryesisht në zonat malore. Kështu në zonën e Korçës, Themistokli Gërmrnnji dhe Sali Butka krijuan çeta të armatosura. Disa komitete kombëtare të krijuara brenda dhe jashtë atdheut, si dhe Federata ,,Vatra’’e shqiptarëve të SHBA, përpunuan një program politik pak a shumë të përbashkët, i cili parashikonte dy detyra kryesore:e para,sigurimin e pavarësisë së Shqipërisë të shpallur më 28 nëntor të vitit 1912 dhe ruajtjen e tërësisë tokësore të caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër;së dyti,rishikimin e kufijve të shtetit shqiptar të vitit 1913,duke përfshirë brenda tyre të gjitha krahinat me popullsi shqiptare që kishin mbetur jashtë. Në disa zona të pushtimit, sidomos në atë të Austro-Hungarisë dhe të Francës u shfrytëzua çdo mundësi për të hapur shkolla shqipe, për të ngritur një administratë me nëpunës shqiptarë,për të mbajtur flamurin kombëtar. Kështu në qytetin e Shkodrës u krijua Drejtoria e Përgjithshme Arsimore,në krye të së cilës u caktua Luigj Gurakuqi. Ajo e organizoi një rrjet të gjerë shkollash në gjuhën shqipe,që shtriheshin në Shqipërinë e Veriut dhe në Shqipërinë e Mesme. Autoritetet ushtarak franceze,gjithashtu,pranuan kërkesat e shqiptarëve për të larguar administratën e vendosur nga pushtuesit grekë dhe më 10 dhjetor të vitit 1910 nënshkruan marrëveshjen për shpalljen e krahinës autonome të Korçës. Sipas kësaj marrë veshjeje,krahina e Korçës do të administrohej nga shqiptarë nën,,mbrojtjen’’e autoritetevve ushtarake franceze. Po me 3 dhjetor të vitit 1916 Sali Butka i cili ishte Komandant i qetave kombëtare i drejtohet komandës franceze të pushtimit më këto kërkesa;1)Vetëqeveris je të kazasë së Korçës do të përmblodhi provizorisht Bilishtin,Kolonjën, Oparin dhe Gorën,gjersa të çliroheshin krahinat e tjera.2)Flamuri shqiptar do të jetë flamuri i Skënderbeu t me shqiponjën dykrenare. 3)Gjuha zyrtare do të jetë gjuha shqipe. 4)Do të formohej një komision prej 5 patriotësh,i zgjedhur nga luftëtarët e lëvizjes kombëtare. Komisioni do të përmbush detyrat e nj qeverie. 5)Administrata do të përbëhet nga element patriote të sprov uar.6) Gjyktoret do të veprojn në gjuhën shqipe dhe më personel në aftë për plotësimin e detyrës. 7)Arsimi do të jetë krejt shqiptar,në ba za të shëndosha kombëtare. 8)të mbyllen të gjitha shkollat propagandistike greke. 9)Posta dhe telegrafat do të varën nga administrata shqiptare.1 0)Të formohet një xhandarmëri shqiptare për të mbrojtur rregullimin dhe qetësinë e vendit.11)Të formohet një polici për të mbrojtur qetësinë e qytetit.12) Komand a franceze detyrohet të mbrojë vetëqeverimin e Ka zasë së Korçës nga çdo kërcënim13) Qeveria franceze të marrë detyrim moral që të përkrahë të drejtat e Shqipërisë dhe veçan arisht të kazasë së Korçës në Konferencën që do të mblidhet kur të mbaroi lufta.

There are no comments.

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.179.218

Username
Password

MENYJA

Faqja kryesore / Ballina
radiobledi.ch@hotmail.com
RADIO BLEDI - ZVICER BIEL/BIENNE





 





"BLENI CD DHE DVD ONLINE NGA SHTEPITE TUAJA KUDO QE TE GJENDENI"

 
Reklama juaj ketu 20 Sfr 1 Muaj
Reklama e Juaj Ketu 15 Euro 1 Muaj
Kontakto
RadioBledi.ch@Hotmail.com
 
 

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
MSN spider
gjirokastra

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet ismail: SKA KOMENT PER KETE QE BA..
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch