Login or Register for free!
 Home > Blog > Dokumentar Histori > Kryengritja e pėrgjithshme nė Vilajetin e Kosovės mė 1910
Icon Home > Blog > Dokumentar Histori > Kryengritja e pėrgjithshme nė Vilajetin e Kosovės mė 1910
 
Kryengritja e pėrgjithshme nė Vilajetin e Kosovės mė 1910
Date 02/05/2010 21:24  Author admin  Hits 1114  Language Global
100 vjetori i betjës së Kaçanikut (5)
Pasi që paria shqiptare kishin kuptuar se as sulltan Hamiti, as Komiteti turk për Shpëtim dhe përparim, çështjen e pavarësisë nuk mendonin ta zgjidhnin fare në favor të kombit. Shqiptarët e dinin se rreziku i Serbisë për shqiptarët dhe trojet e tyre ishte shumë herë më i madh se ai osman.


Kryengritja e përgjithshme në Vilajetin e Kosovës më 1910

Lidhur me atë çështje gazeta “Vardar” e Shkupit e datës 21 prill 1910 ndër të tjera shkruante “Tani në Kosovë ndodhen 40 batalione të këmbësorisë dhe 12 batalione bateri topash, ndërsa së shpejti pritën të arrijnë edhe 12 taborre ushtarësh dhe 4 bateri topash. Prandaj së shpejti në Kosovë do të ketë 52 batalione ushtarësh dhe 16 bateri topash me rreth 40 mijë ushtarë.


Kështu mbledhja e Komitetit të Gjilanit e udhëhequr nga Idriz Seferi kishte bërë përgatitjet për luftën e ardhshme. Përveç të tjerash ishte vendosur që popullit t’i bëhej thirrje që të mos paguajë taksa, që të mos i përgjigjet ftesës për shërbim ushtarak, që të sigurojë armë dhe të jetë vigjilent. Kazaja e Gjilanit dhe e Prishtinës si territor kufitar me Serbinë duhej që me kujdes t’i përcjellë veprimet dhe synimet e Serbisë ndaj çështjes shqiptare. Idriz Seferi ia kishte bërë me dije parisë së Serbisë së luftë të përbashkët kundër mund të bënin vetëm në baza të barabarta dhe pa asnjë kushtëzim. Si dëshmi e fillimit të parapërgatitjeve ishte edhe deklarata e Idrizit, i cili kishte thënë “Vllazen na se shpejti do të nisemi ta zamë Grykën e Kaçanikut, të Moravës e të Preshevës e të grykave të tjera të rëndësishme. Atje do t’i tregojmë Turqisë dhe Evropës se sa luftojmë na për trojet tona, për të drejtat tona, për lirinë tonë dhe jo për mbret e kral sikur se po shkruajnë nëpër gazeta (Seferi ndër shekuj f. 50).

Fillimi i kryengritjes

Sinjalet e parra të kryengritjes ishin konfliktet e para të armatosura në ditët e prillit të vitit 1910 në Pejë dhe në Llap ndërmjet fshatarëve shqiptarë dhe ushtrisë turke, e cila kishte shkuar t’i vjelë taksat me dhunë. Autoritetet osmane në vend se të lejonin hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dhe që të liberalizohej jeta e popullit kishin urdhëruar mbylljen edhe të atyre shkollave që ishin hapur dhe i kishin shtuar represaliet ndaj popullit. Konform me situatën Komiteti Qendror i kryengritjes kishte parashtruar këto kërkesa: vetëqeverimi i Shqipërisë nën hijen e Perandorisë Osmane me flamurin shqiptar të bashkuar me atë turk, guvernatori i dërguar i Turqisë të jetë me miratimin e Shqipërisë, Shqipëri të quhen katër vilajetet, pra Vilajeti i Shkodrës, i Kosovës, i Manastirit dhe i Janinës dhe të qeverisen me kabinet shqiptar, me ushtrinë e vet kombëtare, me nëpunës të vet pa dallim feje dhe derisa Turqia të mos i përmbushë këto kërkesa kryengritësit nuk do t’i lëshojnë armët nga dora, por do t’i kërkojnë me gjak e me theror sikur të mos mbesë vetëm një shqiptar-Qetësia e vendit të mos trazohet, të huajt do të mbrohen. Pasi që të fillojë kryengritja çdo shqiptar duhet të vrapojë shpejt kudo qoftë për t’u bashkuar me kryengritësit. Poashtu edhe ushtarët shqiptarë të tokës dhe të detit të çdo shkalle si dhe nëpunësit civilë e të tjerë që ndodhën në bukë të Turqisë. Ndryshe kush nuk do të ngritet ose të tradhtojë kudo dhe në çfarëdo mënyre bëhet pengim për ta prishur kryengritjen dhe qëllimet e saj, do të dënohet me vdekje, si dhe familja e tij, kurse gjë e mall i zaptohet për kryengritje. Kush nuk është i zoti ta ndihmojë kryengritjen me ar[më, lypset ta ndihmojë me para në çdo mënyrë. Mjekët dhe barbërësit ( farmaceutet) shqiptarë detyrohen të bashkohen me kryengritësit për të shërbyer programit. Çdo gazetar shqiptar me të filluar të kryengritjes, me të marrë vesh, lypset ta botojë Programin e kryengritjes në faqen e parë të gazetës së tij. Përmbajtja e katër nyjeve të para të lidhet me patriotizmin e shqiptarëve (po aty f. 51).

Lidhur me fillimin e kryengritjes të përgjithshme të Vilajetit të Kosovës thuhej se në rrafshin e Kosovës në Mitrovicë, në Vushtri, në Prishtinë, në Gjilan, në Ferizaj e gjetiu kishte rreth 30 mijë ushtarë turq të armatosur, prej të cilëve rreth 15 mijë ishin nga rrethi i Mitrovicës. Në mesin e ushtarëve kishte edhe shumë shqiptarë që kishin dezertuar nga radhët e ushtrisë turke. Me qëllim shuarje të kryengritjes shqiptare Turqia në pjesën e parë të prillit kishte dërguar 18 batalione ushtarësh nga Shkupi, ndërsa më të shpejt pritej për t’u dërguar edhe 34 batalione të tjera. Për shkak të situatës shpërthyese sulltani shpall një dekret shtetrrethimi për Prishtinën dhe Pejën duke kërkuar nga populli t’i dorëzojnë armët. Komandant i ekspeditës për dorëzimin e armëve ishte caktuar Shefqet Turgut Pasha i cili ishte shumë i aftë, por edhe shumë gjakpirës i shqiptarëve, prandaj edhe quhej ashtu. Më 9 mars 1910 Ismajl Qemajl Vlora në emër të deputetëve shqiptarë në parlamentin turk kushte kundërshtuar ekspeditën e Turgut Pashës dhe kishte kërkuar që menjëherë të ndërpritet terrori ndaj popullit shqiptar duke e vënë rrezikun nga Aleanca Ballkanike në mes të fqinjëve të popullit shqiptar, të cilët pothuaj se i kishin bërë hartat e copëtimit të territorit shqiptar, siç thuhej pas largimit nga Ballkani të të sëmurit të Bosforit. Në rrethin e Gjilanit gjatë prillit ishin shtruar incidentet, por edhe numri i vullnetarëve shtohej nga çasti në çast. Në popull mbretëronte atmosferë lufte. Idriz Seferi ishte kreu i organizimit dhe vazhdimisht mbante mbledhje me krerët e kryengritjes në Pozhran, në Viti, në Preshevë e gjetiu. Në të gjitha ato mbledhje ishte trajtuar gjendja e mbrojtjes së popullsisë serbe dhe ishte theksuar se për çfarëdo keqtrajtimi çdo individ do të përgjigjet. Popullata serbe nuk ishte ftuar në kryengritje, ndërsa përfaqësuesit e shtetit serb në Shkup dhe në Prishtinë përmes agjentëve të tyre e njoftonin qeverinë serbe për çdo gjë që ndodhte në Kosovë, e veçmas në Anamoravë. Konsuli serb në Prishtinë për tubimin e Pozhranit kishte njoftuar eprorin e vet se në Kazanë e Gjilanit është tubuar një masë e madhe kryengritësish dhe se shqiptarët e të gjitha viseve janë simpatizeus të Lëvizjes (25). Me qëllim të ngulfatjes së kryengritjes, ministri i luftës i Përandorisë Osmane, Mah-mut Shefqet Pasha, kishte vendosur që në Kosovë t’i sjell’ forcat elite të stërvitura nga oficerët gjermanë dhe të armatosur me armët më moderne gjermane të kohës.

Tubimi i Carralevës

Para se të fillonte lufta në oborrin e xhami-së së fshatit në Carralevë ishin tubuar krerët e luftës, si Isa Boletini, Idriz Seferi, Hasan Hyseni i Budakovës, Ramadan Zaskoku e të tjerë. Tubimin e kishte udhëhequr Idriz Seferi në të cilin ishte shqyrtuar gjendja rreth përgatitjes, e sidomos furnizimi i luftëtarëve me ushqim. Ishte konstatuar se gjendja me furnizim të ushqimit ishte organiz-uar mirë dhe se kryengritësit në asnjë grykë dhe në asnjë përrua nuk kishin mbetur pa bukë, të cilën ua kishte siguruar vetë populli. Vlen të përmendet se nga Bjeshkët e Carralevës shihe-shin kupolat e tendave gjakpirëse të Shefqet Turgut Pashës, por ato nuk i trembnin luftëtarët e lirisë shqiptare, të vendosur për të luftuar për pavarësinë dhe çlirimin e të gjitha territoreve shqip –tare, të cilat me shekuj sundoheshin nga push-tues të ndryshëm.

There are no comments.

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.179.216

Username
Password

MENYJA

Faqja kryesore / Ballina
radiobledi.ch@hotmail.com
RADIO BLEDI - ZVICER BIEL/BIENNE





 





"BLENI CD DHE DVD ONLINE NGA SHTEPITE TUAJA KUDO QE TE GJENDENI"

 
Reklama juaj ketu 20 Sfr 1 Muaj
Reklama e Juaj Ketu 15 Euro 1 Muaj
Kontakto
RadioBledi.ch@Hotmail.com
 
 

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
MSN spider
Google spider
Google spider
SARANDA

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet ismail: SKA KOMENT PER KETE QE BA..
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch