Login or Register for free!
 Home > Blog > Dokumentar Histori > Tė faktorizohen shqiptarėt nė Maqedoni
Icon Home > Blog > Dokumentar Histori > Tė faktorizohen shqiptarėt nė Maqedoni
 
Tė faktorizohen shqiptarėt nė Maqedoni
Date 17/10/2010 02:57  Author admin  Hits 1048  Language Global
Ribashkimi kombëtar e drejtë historike dhe kombëtare e popullit shqiptar(4)

Shqiptarët në Maqedoni janë në trojet e tyre etnike dhe përbëjnë mbi 40,0% të popullsisë së përgjithshme, kurse ky vend nuk i pranon shqiptarët si element shtetformues, bile ua mohon të drejtat më elementare kombëtare, duke i llogaritur si pakicë kombëtare. Ofendimi dhe përbuzja më e madhe që u bë ndaj shqiptarëve ishte ajo nga Akademia e Arteve dhe Shkencave e Maqedonisë me rastin e botimit të Enciklopedisë së Maqedonisë më 2009, ku shqiptarët u quajtën njerëz të malit, ardhacakë, melezë, përkatësisht përzierje e disa etnive etj., e jo si popull autokton në troje të veta, dhe atë nga kush, nga ata që nuk kanë vetë identitet kombëtar, sepse dihet mirëfilli se kombi maqedonas u formua pas Luftës së Dytë Botërore. Mos ekzistimin e shtetit dhe kombit maqedonas e vërteton më së miri fakti se, Greqia nuk e pranon emrin, Bullgaria gjuhën, kurse Serbia kishën ortodokse të tyre.



Marrëveshja e Ohrit nuk po jetësohet

Në pamundësi që shqiptarët në Maqedoni t’i realizojnë të drejtat e tyre kombëtare me dialog e në pikëpamje institucionale shpërtheu lufta mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Shqiptare dhe Ushtrisë Maqedonase. Kjo luftë ishte pasojë e padrejtësive të mëdha që bëheshin në mënyrë sistematike kundër shqiptarëve për dekada me radhë dhe e njëjta gjë bëhej edhe pas formimit të Maqedonisë si shtet i mëvetësishëm. Prandaj, me këtë luftë shqiptarët i kërkuan të drejtat e tyre kombëtare. Faktori ndërkombëtar duke parë padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve në këtë vend, nxori Marrëveshjen e Ohrit, e cila nuk po zbatohet nga ana e palës maqedonase dhe karrieristët shqiptar.

Andaj, duke u bazuar në atë që u tha më sipër dhe situatës faktike, zgjidhja më reale dhe më e pranueshme e çështjes së shqiptarëve në Maqedoni në momentin e dhënë, pra në fazën e parë, mendoj se është formimi i federalizmit maqedonas-shqiptar. Shteti maqedonas do të funksionojë me dy njësi federale: me Republikën maqedonase dhe Republikën shqiptare. Nevojën dhe argumentimin e federalizmit të Maqedonisë e kushtëzojnë shumë faktorë, por më kryesorët janë mohimi i të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve, numri absolut dhe relativ i popullatës shqiptare, krijimi dhe veprimi i partive politike në baza etnike etj. Andaj, etnicizmi politik, si dhe kompaktësia territoriale dhe kombëtare e shqiptarëve, paraqet faktorin e pashmangshëm që çon këtë vend drejt federalizmit mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Indikacionet e para në këtë drejtim janë forma e organizimit të pushtetit lokal, ku institucionalisht territori i Maqedonisë ndahet sipas identitetit gjuhësor, përkatësisht kombëtar mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Ndonëse, e tëra kjo bëhet ende në dëm të etnitetit dhe të territoreve shqiptare. S’ka dyshim se stabiliteti politik dhe prosperiteti ekonomik e shoqëror i Maqedonisë mbështetet në barazinë e plotë dhe në federalizmin e vendit mes shqiptareve dhe maqedonasve. Në këtë drejtim duhet të veprojnë e të punojnë spektri politik shqiptar, i cili duhet të jenë unik dhe të luajë rolin e opozitës konstruktive, por me këmbëngulësi duke ruajtur territorin dhe identitetin kombëtar. Vetëm kështu, spektri politik shqiptar në Maqedoni do të jetë në krye të detyrës kombëtare.

ASHAM provokon vazhdimisht shqiptarët

Në qershor të vitit 2001 u nxor elaborati i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, në krye me kryetarin e saj Eframov, duke u përkrahur nga presidenti i atëhershëm Trajkovski dhe kryeministri Georgievski, për ndarjen territoriale të këtij vendi në baza etnike mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Elaborati në fjalë tregon se krijimi i shtetit maqedonas është artificial dhe se kryesisht është i vendosur në trojet etnike shqiptare dhe paraqet nevojën e këmbimit të territoreve dhe të revidimit të kufijve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Mirëpo, ky elaborat në përmbajtjen e tij është në dëm të territoreve etnike shqiptare, sepse përmes këmbimit të territoreve tentohet të bëhen spastrime territoriale. Kështu, faza e parë e këmbimit të territoreve do të jetë largimi i dhunshëm i shqiptarëve nga territoret e tyre etnike, si: nga Manastiri, Resnja, Prilepi, Velesi dhe Ohri. Në fazën e dytë do të përfshihet spastrimi territorial i Shkupit dhe Kumanovës. Ne e mbështesim konceptin e ndarjes së Maqedonisë, por ajo duhet bërë me fakte historike, gjeografike, gjuhësore, kulturore, etnike, etnografike etj. të popujve që u përkasin këtyre territoreve, por jo këmbimin e territoreve tona me territore tona. Ne nuk do të lejojmë më pazarllëqe me tokat tona.

There are no comments.

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.179.217

Username
Password

MENYJA

Faqja kryesore / Ballina
radiobledi.ch@hotmail.com
RADIO BLEDI - ZVICER BIEL/BIENNE





 





"BLENI CD DHE DVD ONLINE NGA SHTEPITE TUAJA KUDO QE TE GJENDENI"

 
Reklama juaj ketu 20 Sfr 1 Muaj
Reklama e Juaj Ketu 15 Euro 1 Muaj
Kontakto
RadioBledi.ch@Hotmail.com
 
 

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
157.55.x.x
MSN spider
Google spider
Google spider
FERIZAJ

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet ismail: SKA KOMENT PER KETE QE BA..
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch