Login or Register for free!
 Home > Blog > Dokumentar Histori > Greqia ishte mė e zėshme se shtetet sllave kundėr pavarėsisė sė Shqipėrisė
Icon Home > Blog > Dokumentar Histori > Greqia ishte mė e zėshme se shtetet sllave kundėr pavarėsisė sė Shqipėrisė
 
Greqia ishte mė e zėshme se shtetet sllave kundėr pavarėsisė sė Shqipėrisė
Date 15/10/2010 23:51  Author admin  Hits 654  Language Global
Me rastin e 98-vjetorit të ngritjes së flamurit kombëtar në Shkup (5)

Në kryeqytetin e Kosovës, në Shkup, gusht 1912, kishin arritur paria e shumicës së qyteteve dhe krahinave të Shqipërisë, për të marrë pjesë në solemnitetin e shpalljes së Autonomisë së Shqipërisë, sipas marrëveshjes të paraparë me përfaqësuesit e qeverisë turke.



Hyrja e shqiptarëve kryengritës në Shkup dhe kërkesa për njohjen e autonomisë i frikësoi pa masë shtetet sllave të Ballkanit. Por kësaj radhe kundër kërkesave shqiptare për pavarësi më e zëshmja ishte Greqia.Qeveria e saj i deklaroi oborit Mbretror të Vjenës :”kërkesat e shqiptarëve për autonomi e pavarësi prekin thellë interesat më jetike të shteteve të Ballkanit, nëse vendoset vetëm në dobi të popullit shqiptar”.

Çlirimi i Shkupit

Kryengritësit shqiptarë e çliruan Shkupin nga tri drejtime, ashtu siç ishte planifikuar më parë nga disa nga prijësit e kryengritjes në fshatin Smirë, Bajram Curri, Idriz Seferi dhe Isa Boletini. Komanda supreme shqiptare e dinte mirë se me luftë të drejtpërdrejtë vështirë se mund të merrej Shkupi kah Kaçaniku. Prandaj komanda shqiptare operoi shkëlqyeshëm në marrjen e Shkupit: një pjesë e kryengritësve në formë harku u nisën nga ana e lindjes që të sulmonin Shkupin dhe Kaçanikun, duke i ra Shkupit prapa krahëve. Këtë detyrë shumë të vështirë ushtarake e morën përsipër dy burra nga më të zotët në mesin e të gjithëve Isa Boletini, heroi i Carralevës me Idriz Seferin, heroi i Kaçanikut, dy vite më parë. Këta dy komandantë të spikatur të Ushtrisë sonë kombëtare, e filluan sulmin sipas planit të fshehtë të përgatitur më parë në fshatin Smirë. Pra sulmin për marrjen e Shkupit e filluan nga Karadaku i Gjilanit, nëpërmes Malit të Zi të Shkupit, nga fshati Luboten, anës së lindjes duke i rrënë Shkupit prapa shpinës. Ky manovrim i rrezikshëm, por tejet efektiv, në taktikën uhtarake, e detyroi Komandën supreme turke të heq dorë nga mbrojtja e mëtutjeshme e Shkupit dhe e Kaçanikut, duke ua hapur rrugën shqiptarëve që pa luftë të marrëshonin drejt Shkupit.

Në këtë aksion luftarak tejet të suksesshëm, me një disiplinë të lartë ushtarake, u treguan vullnetarët nga Presheva, Kumanova e Gjilani, nën komandën e Isa Boletinit e Kadri Preshevës. Në anën e Velesit komandonte operacionin luftarak Sali agë Gjilani, me 2 000 vullnetarë. Grupi i tretë në krye me Zefin e Vogël dhe Bajram Daklanin nga Gjakova, të cilët për në Ferizaj arritën më 11 gusht, ndërsa në Shkup hynë më 12 gusht kah Mali i Thatë i Shkupit, me 2 000 luftëtarë. Më 13 gusht në Shkup hynë Isa Boletini dhe Bajram Curri, i shoqëruar me muzikë dhe flamuj.

Ndërsa vullnetarët tetovarë nën komandën e Halim Derrallës 3 000-4 000 veta hynë në Shkup, nga Tetova, nëpërmes Grykës së Dërvendit.

Shqiptarët çliruan Shkupin dhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë që nga Novi Pazari deri në Kërçovë, por pavarësinë s’ e shpallën!

Tashmë në kryeqytetin e Kosovës, në Shkup kishin arritur paria e tërë qyteteve të Shqipërisë, për të marrë pjesë në solemnitetin e shpalljes së Autonomisë së Shqipërisë sipas marrëveshjes të paraparë me përfaqësuesit e qeverisë turke .

Për këtë solemnitet në Shkup merrnin pjesë këta atdhetarë: Nga Gjakova Bajram Curri, Riza beu, Ahmed beu, Bajram Daklani, Hysni Curri; nga Peja, Mahmud Zaimi, Qerim beu, Rustem beu dhe Bari beu; nga Prizreni merrnin pjesë Shani beu Musa Shehu, dhe Jahja beu; nga Mitrovica Isa Boletini me tre djemtë dhe tre nipër. Nga Vuçitërna merrnin pjesë Hasan beu (Prishtina), Zenulla beu nga Prishtina Xhemal beu, Abduraman beu, vëllau i Shaban pashës, Ahmet Daka, e Ibrahim Kokoli, nga Gjilani Idriz Seferi, Kasem Seferi. Nga ana e Preshevës: Sali aga, Bejtulla beu, Hasan Kadriu; nga Kumanova Halil Vaksinca, Ejup H. Hasani, Ahmed beu. Nga Tetova Mehmet Tetova, Halim beu, Abdurahman beu, nga Gostivari Qamil beu, nga Luma merrnin pjesë Islam Spahia, Hysein Lita. Nga Kërçova Ali Durgomishta, nga Elbasani doktor Xhafer beu, nga Korça, Lutfi beu, nga Shkupi merrnin pjesë shumë atdhetarë, por më të njour kanë qenë Qemal beu, Menduh beu, Ali Efendi Shkupi, Adil efendiu, etj.

Me marrjen e Shkupit, kryengritësit shqiptarë i çliruan të burgosurit që ishin mbi 1 000 vetë, e shtinë në dorë post-telegrafin dhe suspenduan shumë qeveritarë dhe administratorë turq dhe përkrahës të tyre në Shkup dhe shumë qytete tjera të Vilajetit të Kosovës. Këto të dhëna i dëshmon edhe konsulli austriak në raportin e vet nga Shkupi, i cili thotë:” Në shumë qytete të Vilajetit të Kosovës janë dëbuar zyrtarët turq dhe janë emruar administratorë shqiptar,( këtu përfshihen edhe qytete të Maqedonisë së sotme) duke valuar në shumë krahina shqiptare flamuri i pavarësisë. Këtyre veprimeve patriotike u ka prirë atdhetari i shquar Nexhip Draga, i cili i pari e ngriti Flamurin kombëtar në Klubin e oficerëve në Shkup, flamuri i ynë kombëtar valoi lart disa ditë me radhë.

Ndërsa Haxhi Abdullah Gjakova që mbante në dorë flamurin kombëtar hyri në klubin e oficerëve turq duke u thënë: “Deri tash ke e juja, sot e masandej asht’ e Shqipnisë, çe shtatëqind vjet po na e ripni l’kurën, dilni përjashta klubit, s’e sot a ardhë dita e jonë”.

There are no comments.

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.179.219

Username
Password

MENYJA

Faqja kryesore / Ballina
radiobledi.ch@hotmail.com
RADIO BLEDI - ZVICER BIEL/BIENNE





 





"BLENI CD DHE DVD ONLINE NGA SHTEPITE TUAJA KUDO QE TE GJENDENI"

 
Reklama juaj ketu 20 Sfr 1 Muaj
Reklama e Juaj Ketu 15 Euro 1 Muaj
Kontakto
RadioBledi.ch@Hotmail.com
 
 

Mysafir/e tash

38.107.x.x
38.107.x.x
157.55.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
Shkodra

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet ismail: SKA KOMENT PER KETE QE BA..
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch