Login or Register for free!
 Home > Blog > Dokumentar Histori > Grekėt kur erdhėn nė Ballkan, gjetėn njė qytetėrim qė e pėrvetėsuan
Icon Home > Blog > Dokumentar Histori > Grekėt kur erdhėn nė Ballkan, gjetėn njė qytetėrim qė e pėrvetėsuan
 
Grekėt kur erdhėn nė Ballkan, gjetėn njė qytetėrim qė e pėrvetėsuan
Date 05/10/2010 21:46  Author admin  Hits 849  Language Global
Përsiatje për praninë gjuhësore të "pellazgjishtes së lashtë"

Ja pse është e domosdoshme të thuhet se grekët kanë gjalluar me vonesë pasi asimiluan (madje uzurpuan) qytetërimin e pellazgëve që sapo mbërritën, domethënë pas shekullit VIII para erës sonë. Pra grekët nuk gjallojnë qysh prej shekullit XVIII, madje qysh prej shekullit XXI para erës sonë, si po na e çekanosin në tekstet shkollore dhe universitare qysh prej njëzet e pesë shekujsh.



Në fillim greqishtja kishte shumë fjalë pellazgjike (në dialektet: jonian, eolian, arkado-qipriot dhe dorian). Kjo greqishte e lashtë kishte pra me të vërtetë një fond pellazgjik që shpjegohet me shqipen e sotme, që u ka qëndruar rrënimeve të kohës. Ja, pse pjesa më e madhe e emrave të Mitologjisë «të quajtur greke» shpjegohet edhe tani me shqipen e sotme (dialektin gegë të Veriut të Shqipërisë, që ka ruajtur të njëjtin fond, të njëjtin ndërtim dhe të njëjtën «fonetikë» si pellazgjishtja e lashtë). Gjuha greke u formua si të gjitha gjuhët nga një nënshtresë (substrat) gjuhësore, e lashtë me shumë ndihmesa semito-egjiptiane ose të tjera. Prania e grekëve (tezga tregtimi dhe koloni) në gjithë pellgun e Mesdheut u dha mundësinë të përhapin gjuhën e tyre falë takimeve të shumta tregtare. Në fillim ishte gjuhë e folur deri në mes të shekullit VI para erës sonë (nën tiraninë e Pisistratit) epokë kur u shfaqën poemat epike: Iliada dhe Odisea, poema pellazgjike të traditës gojore që ishin në këtë gjuhë greke që po lindte. Këtu po hap një parantezë. Po e përsëris, grekët kur erdhën në Ballkan, në Egje dhe në Azinë e Vogël gjetën në vend një qytetërim, një gjuhë dhe një kulturë që e përvetësuan. Ata e morën kulturën gjithë duke i futur elemente të kulturës dhe të gjuhës së tyre. Nuk po citoj veçse një emër, emrin e Akilit për të shpjeguar se si grekët kanë provuar «të përkthejnë dhe të interpretojnë» emra të cilët nuk i kuptonin, por që duhej t’u jepnin një domethënie : «Akhilleos» « (Akhille », të cilit grekët i shtuan prapashtesën «os ose eus») u anasuall «fonetikisht» në gjuhën e tyre me «i pabuzi»! Nga pesëdhjetë e dy epitetet që kanë të bëjnë me Akilin në Iliadë, kam nxjerrë «tetëmbëdhjetë» («Akili me këmbë të lehta», «Akili i shpejtë», etj.) që kanë të bëjnë me «shpejtësinë», me shkathtësinë ose me lehtësinë, pra jemi larg shpjegimit grek «i pabuzi»! Eureka! Gjuha shqipe më erdhi në ndihmë: «Aq i lehtë». Nga ana tjetër Plutarku (Pyrrhus 1/1,2) pohon se thesprotët (epirotët e sotëm) e quanin atë «aspeitos» (në të vërtetë ka qenë «aspeit», grekët i shtuan prapashtesën e tyre «os»), emër ky që gjen shpjegim të përsosur në shqip «Asht i shpeit, dhe me kontraktim «ashpeit» ose shpeit (shqipja ka ruajtur këtë traditë të lashtë pellazgjike që përdor shpesh këtë lloj kontraktimi (më së forti njërrokëshe, monosilabike): si Zef për Jozef, etj.)! Ky shpjegim i dyfishtë i së njëjtës fjalë (midis aq e aq antroponimesh, teonimesh, eponimesh të tjera si edhe fjalë të tjera, të shpjegueshme me dialektin gegë të veriut të Shqipërisë), provon që gjuha shqipe është e vetmja gjuhë në Europë që ka ruajtur një fond shumë të vjetër të «pellazgjishtes së lashtë». Është bindëse! Kur «erdhën» grekët gjetën në vendin që pushtuan një «kulturë», një gjuhë, një mitologji dhe tradita: u përpoqën të shpjegonin në «gjuhën e tyr» emrat që nuk i kuptonin. Ja sepse grekët bënë trajtime të tilla të pa përshtatshme, ose të çuditshme si për Penelopën, Ulisin, Agamemnonin, Menelaun, Odisenë, Afroditën, Rean, Tetisin, Kronosin, Demetrin, Korenë, Trojën, Argosin, Korinthin, Athinën, Olimpin, Pelionin, etj. etj. E gjithë kjo për të thënë se gjuha greke gjallonte ishte tashmë në shekullin VI para erës sonë. Gjithçka që nuk shpjegohet në shkrimet e lashta greke me shqipen, është thjesht me origjinë greke. Kjo gjuhë (edhe pse e përzierë) u bë gjuhë e dijes, savante me ndikimin e njohur gjatë gjithë lashtësisë deri në epokën bizantine.

 

Latinishtja (idiomë e «Latiumit») është gjithashtu një gjuhë «e përbërë» e krijuar prej bujqërve të pasur të Latiumit (pas rënies së mbretërve etruskë) duke u nisur nga një fond etrusk i rëndësishëm, përzierë me elemente të shumta greke (grekët, në fillim, ishin vendosur në krahinën e Kumës në Kampani - jugu i Napolit). Po kjo gjuhë nuk u shkrua veç duke filluar nga shekulli III para erës sonë! Ajo u përhap me fillimet e pushtimeve romake të krahinave evropiane të banuara prej keltëve dhe galëve. Me kohë, kjo gjuhë ngjizi «nëngjuhë»: gjuhë «romane» të ardhura nga të folmet popullore të vetë latinishtes së quajtur («roman» d.m.th. dialekt «i Romës»), të quajtura sot neo-latine: italishtja (e dalë drejtpërsëdrejti prej latinishtes popullore), frëngjishtja (franciskishtja + kelto-galishtja + latinishtja), spanjishtja dhe portugalishtja (latinishte + ibero-keltishte + fenikishte + arabishte), katalanishtja (frëngjishte e vjetër + reto-romanishte + kastilanishte), rumanishtja (dako-gete, dalë nga trako-ilirishtja, + latinishte + më pak sllavishte, për shkak të ardhjes së sllavëve në shekullin VII pas erës sonë). Vetëm një përjashtim: baskët kanë mundur të ruajnë gjuhën e tyre të lashtë falë infrastrukturës së vendit të tyre malor si, ndër të tjera, edhe shqiptarët. Gjuha baske duke ruajtur fjalët e vjetra pellazgjike (shih librin tim të parë « Shqipëria…») evoluoi në «rreth të mbyllur» duke krijuar neologjizmat e veta.

Duhet shënuar se deri në shekullin XVIII «latinishtja» do të luajë një rol të dorës së parë në krejt Evropën si gjuhë e shkruar, shkencore dhe fetare. Sa i përket gjuhës italiane, ajo nuk u bë «gjuhë zyrtare komunikimi» veç duke filluar nga viti 1861 gjatë bashkimit të të gjitha territoreve të siujdhesës italike (plus Sicilia, Sardenja dhe veriu i siujdhesës) me hipjen në fron të Viktor Emanuelit të dytë, themeluesit të mbretërisë së parë «italiane»: lindi kombi «italian» me kryeqytet Firencen. Roma bëhet kryeqytet i Italisë më 1870. /

There are no comments.

Kyqja

Hi Guest
IP: 38.107.179.218

Username
Password

MENYJA

Faqja kryesore / Ballina
radiobledi.ch@hotmail.com
RADIO BLEDI - ZVICER BIEL/BIENNE





 





"BLENI CD DHE DVD ONLINE NGA SHTEPITE TUAJA KUDO QE TE GJENDENI"

 
Reklama juaj ketu 20 Sfr 1 Muaj
Reklama e Juaj Ketu 15 Euro 1 Muaj
Kontakto
RadioBledi.ch@Hotmail.com
 
 

Mysafir/e tash

38.107.x.x
157.55.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
38.107.x.x
elbasani

Top Lajmet

 
Recent posts
Recent comments
Bullet ismail: SKA KOMENT PER KETE QE BA..
Bullet Matrix: I mire je por zani s'..
RSS Feeds
RadioBledi.ch 2008-2010
culi - Tetove
RadioBledi.Ch
Dizajnuar nga Culi Tetove radiobledi.ch