Përsiatje për praninë gjuhësore të
Këtë emër « pellazg » e kam studiuar gjerë e gjatë në dy librat e mi, sidomos në të dytin (« Mikenët = pellazgët… » - përkthyer në shqip, botuar nga Shtëpia botuese Plejad në Tiranë – faqet 577-579). Pasi i kam studiuar saktësisht të gjitha shpjegimet e dhëna për këtë etnonim (nga burime të ndryshme që nga antikiteti deri në ditët tona) dhe pasi e vendosa në një mjedis ose një kontekst të veçantë (parahistorik) madje historik, ia dola të përcaktoj (për të bërë zgjedhje të besueshme dhe të kuptueshme në një kontekst të dhënë) se cila ishte me saktësi rëndësia e domethënies të këtij skaji.
Nuk iu pëlqen domethënia “njerëz të shpellave »
Disa autorë, ndër ta Robert d’Angely (për të cilin shqiptarët janë pasardhës « të njerëzve të bardhë » në botë !), propozojnë « PiellArg » (« ata që kanë lindur njeriun e bardhë ») pa dhënë për të shpjegim të vërtetë parahistorik, historik, semantik mjedisor, ndodhimore ose kontekstuale. Për d’Angely-në vetë « i Madhi Zot», madje edhe arabët do të ishin me origjinë pellazgjike! Jo, nuk është serioze dhe nuk duhet gëlltitur çdo gjë që na paraqitet. Ajo që ndjell kureshtje është se disa shqiptarë (si del nga ç’lexoj lart e poshtë) parapëlqejnë fjalën “Piellarg”. Nuk është fjala “të duam ose të parapëlqejmë”, është fjala për të zgjedhur etnonimin adekuat që e vendosim në një kontekst të veçantë dhe një bijësim etnogjuhësor të besueshëm.
Nuk iu pëlqen domethënia “njerëz të shpellave » («Shpellagji», fjalë kjo që u xingris nervat disa veshëve shpifës!), sepse nuk është po aq «i fisëm» sa «piellarg» (ai që ngjiz a lind të bardhët!) me një tokshënim maçist madje seksual (për të përkëdhelur «egon» e tyre mashkullore!)? Një psikanalist do të mundte, me gjasa, të provonte të shpjegonte këtë sjellje! Historia ose gjuhësia nuk rrudhet në «ndjenja», në pulsione neurotike ose shovine, në vetëbesime, në «nuk jam dakord» ose «unë mendoj dhe besoj se», në vegime ose trille vetjake.
Pellazgjishtja e lashtë gjallon te shqipja e sotme (veçanërisht te dialekti gegë, i vetmi që i ngjan greqishtes së vjetër
Po kthehem sërish te gjuhësia moderne. Në fund të shekullit XIX gjuhëtarët që krijuan skajin “indo-europianishtja” gjatë hetimeve të tyre krahasuese (konkordanca gjuhësore ose sintaksore) midis gjuhëve të Azisë (sanskritishtja, tokarishtja, avestishtja…) dhe gjuhëve europiane (greqishtja, latinishtja, gjuhët gjermanike, anglo-saksone, etj.) nuk kanë marrë parasysh kronologjinë dhe historinë e popujve përkatës. Të paktë janë ata që interesohen për antropologjinë gjuhësore dhe për kronologjinë etnogjuhësore që janë thelbësore për njohjen e etnogjenezës së gjuhëve, të lidhura me shfaqjen e njëpasnjëshme të secilës prej etnive të studiuara. Shumica e themeluesve të gjuhësisë moderne pranojnë se ka gjalluar, në Evropë, një gjuhë e përbashkët primordiale, por që s’kanë mundur kurrë ta identifikojnë. Mirëpo kjo gjuhë e lashtë e përbashkët është “pellazgjishtja e lashtë”. “Stela e Lemnosit”, lapidari i vogël i Peruzës, mumja e Zagrebit, tabletat iguvine, tabletat e Pyrgi-t, ato pak epigrafi mesapike ose ilire dhe sidomos shkrimet etruske, megjithëse na ndriçojnë mbi çka mund të ishte shkrimi i lashtë, nuk na sjellin elemente të njëfarshme që të na çojnë në një deduksion të besueshëm dhe përfundimtar. Pasi humbën përdorimin e alfabetit të tyre, të gjitha etnitë pellazgjike (pellazgë, frigë, trakë, etruskë, ilirë dhe keltë) përdorën alfabetin e të tjerëve për të tejshkruar gjuhën e vet. Veçse, mrekulli, nëse një ditë do të arrihet të provohet se alfabeti grek i është uzurpuar etruskëve, atëherë do të kemi provën kryesore që do të vlejë më shumë se “guri i rozetës”. Ndërkaq, jashtë çdo prove tjetër, i vetmi «material» që na provon barasvlerën “pellazgë = ilirë = shqiptarë” është gjuha e sotme shqipe dhe veçanërisht dialekti i vet gegë i veriut të Shqipërisë që u varros i gjallë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.
Fatkeqësisht për mungesë provash të shkruara (diçka si “guri i rozetës” pellazgjike), të dokumenteve të vërtetuara dhe për lënien në harresë të historisë të kësaj “pellazgjishteje të lashtë” të quajtur të humbur pa lënë gjurmë, për mungesë të studimit të thelluar të shqipes dhe sepse është mbajtur si gjuhë indo-evropiane “më vete” (pra pak ose aspak e studiuar), gjuhëtarët e fundit të shekullit XIX kanë bërë të pandreqshmen. Kjo është arsyeja që gjuhësia moderne ngec në vend me një “ideologji” të pacenueshme dhe që nuk është vënë ndonjë herë në dyshim. Por, pellazgjishtja e lashtë gjallon vërtet te shqipja e sotme (veçanërisht te dialekti gegë i veriut, i vetmi që i ngjan greqishtes së vjetër, veçanërisht dialektit jonian) e vetmja gjuhë që u ka qëndruar shkatërrimeve të kohës. Veç të tjerash, kjo pellazgjishte e lashtë “ka shtegtuar” shumë. Në të vërtetë një valë e madhe shtegtimi (nga perëndimi në lindje) ndodhi rreth mijëvjeçarit të katërt/të pestë. Kjo valë do të jetë nisur nga krahina ballkano-danubiane drejt lindjes së afërme dhe të mesme: kjo është arsyeja që ne gjejmë grimca të substratit pellazgjik në sanskritisht (gjuhë diturake që nuk është folur kurrë), në tokarishte, në avestishte, në persishte, etj. Veç të tjerash le të kujtojmë ekspeditën (shekulli IV para erës sonë) e Aleksandrit të Madh (maqedonas nga i ati dhe epirot nga nëna, pra “trako-ilir” për ekselencë) dhe të ushtrisë së vet të pafund, tre të katërtat e së cilës ishin trako-ilirë (maqedonas, epirotë, ilirë, peonianë, agrianë, etj.). Këta të fundit (oficerë dhe ushtarë) kanë lënë gjurmë (ata u rrënjosën në këto krahina pas vdekjes së Aleksandrit) në vendet e pushtuara prej këtij ngadhënjimtari të madh: që nga Azia e Vogël deri te lumi Indus dhe nga Afganistani në Oqeanin Indian. Pas kësaj të mos harrojmë “shefat” hititë dhe sumerianë vinin nga krahinat ballkano-danubiane: malësorë kokërrumbullaktë. Bashkëpërkim i çuditshëm: shqiptarët njihen për treguesin e tyre qefalik më të lartë në Evropë, domethënë brakiqefalë > 85), për rrjedhojë “kokërrumbullaktë”!
Pra nuk ka asnjë dyshim që gjenden ngjashmëri dhe bashkëpërkime gjuhësore midis këtyre popujve të Evropës dhe atyre të Azisë! Kjo është arsyeja që unë jam kundër kësaj ideologjie indo-europianiste. Fundi i fundit, ajo duhej të quhej më së forti “euro-indiane”.